Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-12, 23:23   #47
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Facebook

Nje dite e hapa thash ta shoh Facebook-un, edhe, shoh se kam nje kerkese shoqerie nga njė kineze.
Me banim nė Kinė.
Mire e bukur e hijshem e fantazi, siē e dini ju te gjithe, une anglishten e thaj e baj si kranja e xhehnemit. Edhe ajo e thajke, ishte gazetare ne gazeten Zhenxizhminzhibao. Kjo eshte gazeta ma e madhe kineze.
Filluam te flasim pak si shpesh.
Ajo ishte e re, e bukur, e me floke te zeza.
Nejse kete, floket e zeza, ma mire mos ta kisha thene hiē se atje krejt jane flokezi, por sidoqofte e thashe se qashtu edhe ishte e verteta: ishte flokezeze.
Mė fliste per meshkujt kinezė, qe s'jane te zotet pėr kurrgje, edhe qe jane shumė te pashpirte: i rrehin gratė, i ofendojne, edhe jane shume egoista. Ajo ishte shume e mllefosur me zakonet e vendit te vet edhe dojke me ike me ēdo kusht.

Kur i thash se une jam ne France, por jam shqiptar nga Kosova, ajo me tha se i pelqente edhe Franca edhe Shqipnia edhe Kosova.

Mirė, a!

Pastaj une i thashe se e kam nje shok, ketu ne France, qe eshte kinez edhe qe quhet King Star Na Nchi Mi. Me pyeti ēfare profesioni kishte ai, i thashe "ekonomist".
Me tha qe p'i pershtatet.

OK, i thashe ketij shokut tim, ta kam gjetė njė nuse.
Si quhet? me pyeti ai, thu-se-ti e njofke krejt Kinen. I thashe quhet Mi Cko Ya.
Hmm... ma bani shoku, nuk po me pelqejka edhe qaq shume, qenka nga ato fiset veriore te Kun Xhave, jane kogja tė sertė kėta.
Mirė.
Pastaj ata dy i nderruan fotot, pastaj biseduan ne telefon, edhe nje dite, ky kinezi, shoku im King Star Na Nchi Mi, me tha se do te shkon ne Kine te takohet me Mi Cko Yen.
I urova udhe te mbare edhe lajmro, i thashe.
Edhe u lajmerua. Me shkroi se eshte i lumtur, se ka vendosė me jetu atje, ne veri te Kines. Mi Cko Ya eshte gruaja ma e mirė ne bote, mė betohet King Star Na Nchi Mi.

E kam fjalen, se mbase ju po thoni me veti ēka hamamin eshte kjo histori, por qe fakti, qe facebook-u eshte gje e mire.
Pyetni King Star Na Nchi Min dhe Mi Cko Yen nėse doni
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė