Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-12, 21:13   #69
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Shala: Shteti i shkelur!

Publicisti Blerim Shala ėshtė shprehur tepėr pesimistė me zhvillimet nė Kosovės pas shpalljes sė pavarėsisė mė 17 Shkurt 2008. Ai ka thėnė se nga viti 1999 deri nė vitin 2008 ka pasur arritje tė jashtėzakonshme, mirėpo vitet e fundit, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė, shoqėria e Kosovės po degradon, dhe se askush nuk ėshtė i kėnaqur pėrveē qeveritarėve qė shfaqen nėpėr televizione me optimizmin e tyre tė rrejshėm.
Shala, i cili njėherėsh ėshtė edhe nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė emisionin Rubikon tė KTV-sė, ka shpjeguar pse nė njėrin nga librat e tij tė fundit “Shteti i shkelur” ėshtė treguar tepėr pesimistė lidhur me zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė viteve tė fundit. Ai ka folur pėr politikėn, pėr politikanėt, pėr identitetin kombėtar dhe ēėshtje tjera qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.

“Kosova, nė bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar, ka arritur tė menaxhojė me sukses provokimet e Serbisė ndaj Kosovės, ka arritur me sukses tė vendosė raporte tė mira me komunitetet pakicė, por ka dėshtuar nė shumė pika tjera tė rėndėsishme pėr forcimin e shtetit”, ka thėnė Shala duke pėrmendur edhe pyetjet qė disa diplomatė amerikanė nga dėshpėrimi ua kishin bėrė drejtuesve tė Kosovės pas vitit 1999, si ajo e Richard Holbrook: “E kemi ditur qė duhet t’ju mbrojmė nga Serbia, por nuk e kemi ditur se duhet t’ju mbrojmė nga vetvetja”; dhe e Medeline Allbright: “Dėshironi tė bėni shtet tė mirėfilltė apo tė dėshtuar”.

Shala ka thėnė se gjendja gjatė kėtyre viteve ka arritur deri aty sa nė sytė e qytetarėve secili nga politikanėt e Kosovės ėshtė hajn. Mbase sipas tij, pritjet e qytetarėve pas shpalljes sė pavarėsisė nuk kanė qenė reale, porse siē ka thėnė ai, ėshtė shumė e vėrtetė qė drejtuesit e shtetit nuk kanė punuar qė ata tė ndjehen krenarė me Kosovėn e tyre. Ai ka thėnė se qytetarėt nuk duhet mashtruar se do tė hiqen vizat edhe pesė-gjashtė muaj, se Kosova do tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian brenda pesė-gjashtė vjetėve, por duhet t’u thuhet e vėrteta.

“Kosova nuk mund tė ndryshojė asgjė derisa nuk e arrin buxhetin prej tė paktėn tre miliardė eurove dhe ka gjasa qė do tė kalojnė vite derisa kjo tė arrihet, sepse mungon strategjia. Dhe sipas rekomandimeve ndėrkombėtare, nuk duhet tė ketė rritje pagash edhe katėr vjet. Kėshtu Qeveria vendnumėron dhe kur problemet arrijnė kulmin ngrihet shpejt dhe thyen qafen. Ashtu sikur ka ndodhur edhe me veriun deri mė tani”, ka thėnė Shala. Ai ka thėnė se nė vend qė Qeveria tė bėjė rritje graduale tė ēmimit tė energjisė pėr ēdo vit, tani kėrkon tė bėjė rritjen prej 30 pėr qind ēfarė ėshtė e papėrballueshme pėr qytetarėt e Kosovės.

“Koncepti bazik i shtetit nuk duhet tė ndryshojė ēdo katėr vjet, pushtetet ndryshojnė, ndryshojnė kryeministrat, por proceset shtetėrore duhet tė ēohen pėrpara pavarėsisht se kush i fillon. Duhet tė ketė strategji, por nuk mund tė themi se sot jemi me Perėndimin dhe pas katėr vjetėsh tė nisemi drejt Lindjes, sepse identiteti i shqiptarėve nė Ballkan ėshtė i qartė dhe vetėm njerėzit e palexuar ngatėrrojnė me ose pa qellim shtetėsinė me kombin”.

Shala ka thėnė se nė rastin e Kosovės gjithēka ėshtė e qartė, Kosova ėshtė shtet i shqiptarėve, shqiptarėt e Kosovės kanė shtetėsi kosovare, ndėrsa etnia e tyre ėshtė shqiptare. “Identiteti ynė ėshtė shqiptar, nėnidentitetet janė: mysliman, katolik, ortodoks. Natyrisht, dihet qė shumica e shqiptarėve tė Kosovės janė mysliman qė kanė kultivuar me shekuj tolerancėn dhe islamin tradicional dhe kėto vlera duhet ruajtur”, ka thėnė Shala, i cili ka qenė edhe koordinator i Ekipit tė Unitetit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė bisedimet e Vjenės pėrpara shpalljes sė pavarėsisė.

Publicisti Shala ka shprehur nevojėn e transformimit tė politikanėve nė mėnyrė qė shtetasit e Kosovės tė ndjehen krenarė me Kosovėn dhe shtetet qė e kanė njohur Kosovėn tė mos pendohen me vendimin qė kanė marrė, qė sipas tij tashmė ka edhe prej tyre. Ai ka thėnė se ėshtė e paimagjinueshme qė nė vitin 2012 tė mbahen ligjėrata patriotike tė viteve tė 90-ta.

“Duhet tė transformohemi, tė transformojmė partitė, tė bashkohemi dhe ta bėjmė Kosovėn vėrtetė shtet tė zhvilluar dhe demokratik. Nuk duhet tė anashkalojmė meritat e askujt, por nuk duhet folur nė veten e parė siē bėn shembull kryeministri Hashim Thaēi... Askush nuk mund tė thotė se ka pasur projekt personal pavarėsinė e Kosovės. Ka qenė guxim i jashtėzakonshėm tė luftosh me Serbinė, por nuk mund tė mbetesh politikan apo komandant i pėrjetshėm. Shteti nuk i ka borxh askujt, ndėrsa secili prej nesh i kemi borxh shtetit. Andaj ėshtė koha qė sa mė parė tė ndryshojmė kėtė mentalitet dhe ta bėjmė Kosovėn ashtu si e duan qytetarėt, tė krenohen me tė, ta ēojmė aty ku e ka vendin - ta bėjmė anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė