BUJAR NISHANI, PRESIDENT I RI I SHQIPĖRISĖ
Bujar Nishani ėshtė zgjedhur President i ri i Shqipėrisė, me 73 vota.
Nė votim kanė votuar 76 deputetė, dy nga to ishin tė pavlefshme, njė kundėr.
Partia Socialiste e Shqipėrisė e ka bojkotuar votimin, pasi qė nuk ėshtė pajtuar me kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike dhe aleatėt e saj.
Ai ėshtė Presidenti i 6-tė i Shtetit Shqiptar.
Kush ėshtė Bujar Nishani?
Bujar Nishani ėshtė lindur mė 29 shtator 1966, nė Durrės, ka pėrfunduar studimet e larta ne Akademine Ushatarake "Skenderbej".
Ai pėrfundoi studimet pasuniversitare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikės ne vitin 1996, dhe nga viti 2000 deri ne vitin 2004 pėrfundon studimet ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane, ku diplomohet si jurist. Ne CV e tij arsimore pėrfshihet edhe titulli master per studime europiane.
Veprimtaria e tij profesionale daton ne vitin 1988, si pedagog i Akademisė Ushtarake Skenderbej, ne vitin 1993, si specialist i marrėdhėnieve me jashtė ne Ministrinė e Mbrojtjes, ne 1994 si specialist i marrėdhėnieve me NATO-n ne Ministrine e Jashtme, per t'u rikthyer serish nje vit me vone si drejtues ne kabinetin e ministrit te Mbrojtjes.
Pas vitit 1997, ai ka qene i lire ne profesionin e tij, deri ne mars te vitit 2007, kur emėrohet ministėr i Brendshėm, Dy vjet me pas si ministėr i Drejtesise, dhe rikthehet ne kete post, ne vitin 2011.
Qe nga viti 1991 e deri me sot ėshtė anėtar i Partisė Demokratike, duke qene anetar i kryesisė se PD-se, si edhe anėtar i Kėshillit Kombėtar te kesaj partie. Zoti Nishani eshte i martuar me zonjen Odeta, si edhe ka dy fėmije, nje djalė dhe nje vajze.
Nis numėrimi i votave pėr Nishanin, opozita nuk voton
Pėrfundon votimi pėr kandidatin e mazhorancės pėr president tė Shqipėrisė, Bujar Nishani.
Pas pėrfundimit tė votimit, sekretariati i votimit na nisur procedurėn e numėrimit.
Deputetėt e opozitės nuk kanė marrė pjesė nė votim. Kėtė rregull e kanė prishur vetėm Kastriot Islami dhe kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule
Tėrhiqet Hoxha, konfirmohet Nishani
Kandidati i pozitės pėr President tė Shqipėrisė, Artan Hoxha, ėshtė tėrhequr nga kandidatura pėr President tė Shqipėrisė, ndėrsa pozita ka njoftuar se do tė kandidojė ministrin e Brendshėm, Bujar Nishani.
Nuk ėshtė bėrė e ditur arsyeja e tėrheqjes sė Hoxhės, i cili veē mbėshtetjes sė krerėve tė partive tė pozitės, sot mori edhe konfirmimin me shkrim tė 40 deputetėve.
Mediat nga Tirana njoftojnė pėr dy mundėsi tė tėrheqjes sė Hoxhės, sė pari ai mund tė mos ketė qenė i pranueshėm pėr faktorin ndėrkombėtar, ndėrsa varianti i dytė ėshtė mospajtimi i udhėheqėsve me ndikim nė PD me emrin e Hoxhės.
Tėrheqja e Artan Hoxhės e qon edhe mė nė ngėrē procesin e zgjedhjes sė presidentit, ndėrsa raundi i katėrt nuk vlerėsohet i konsumuar, pasi nuk ka filluar fare votimi. Nė ora 17:00 do tė mbahet Kuvendi pėr zgjedhjen e Presidentit, ku sipas PD-sė, kandidat do jetė Nishani.
Pozita mbledh nėnshkrimet pėr kandidimin e Hoxhės pėr President
Komisioni i Ligjeve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, miratoi vetėm me votat e djathta, raportin e pozitės pėr kandidaturėn e Artan Hoxhės, pėr President tė vendit.
Viktor Gumi bėri tė ditur se pozita ka depozituar nė Kuvend kandidaturėn me 40 firma tė mbledhura. Mė tej, pėrfaqėsuesi i sė djathtės nė komision, vlerėsoi figurėn e Artan Hoxhės duke e cilėsuar si njė ndėr ekspertėt mė tė mirė tė administratės publike. Sipas Gumit, Hoxha plotėson kriteret juridike, tė pėrcaktuara nė Kushtetutė pėr President.
Firma pėrveē pėrfaqėsuesve tė koalicionit kanė dhėnė dhe deputetėt: Gert Bogdani, Ndue Paluca, Igli Cara, Aldo Bumci, Ridvan Bode.
Nga ana e PS nė Komisionin e Ligjeve diskutoi Sajmir Tahiri qė e vlerėsoi tė pamjaftueshėm informacionin e PD-sė, pėr Artan Hoxhėn.
Pas mbledhjes sė nėnshkrimeve tė nevojshme pėr propozimin e kandiaturės pėr President, Kuvendi pritėt tė votojė pėr zgjedhjen e tij, ku Kushtetua e Shqipėrisė, parasheh qė nė raundin e katėr dhe tė pestė, njė kandidat mund tė bėhet President vetėm mė 71 vota.
Deri tani janė konsumuar tre nga pesė raundet e votimit pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri, ndėrkohė qė nė raundin e katėrt dhe tė pestė tė votimit, Presidenti mund tė zgjidhet edhe me njė shumicė prej 71 votash.
Tre raundet e para dėshtuan pasi opozita refuzoi kandidaturėn e paraqitur nga pozita, atė tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.