Re: Lajmi i mire
Tėrnava dhe Mustafa vizituan truallin pėr Xhaminė e Re
Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava me bashkėpunėtorė, sė bashku me kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa, vizituan sot paradite truallin pėr Xhaminė e Re, qė e ka ndarė Komuna e Prishtinės tek vendi i quajtur "Blloku III i ndėrtesave" afėr PTK-sė, nė Dardani.Fillimisht Myftiu Tėrnava dhe Mustafa panė nga afėr punėt qė po kryhen nė shpimet gjeomekanike nė truallin e ndarė nga komuna pėr xhami.
Me kėtė rast Myftiu Tėrnava u shpreh: "Nė emėr tė Kryesisė sė BI tė Kosovės, nė emėr tė besimtarėve dhe nė emėr tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, dėshiroj qė tė falėnderoj kryetarin e Prishtinės, tė gjithė kėshilltarėt e Kuvendit komunal, stafin e komunės dhe tė gjithė ata qė u angazhuan qė kjo parcelė tė ndahet pėr ndėrtimin xhamisė qė ka qenė nevojė e kamotshme, dhe njėherėsh ishte edhe kėrkesė e vazhdueshme e Bashkėsi Islame qė tė kemi njė vend ku besimtarėt tanė tė kenė mundėsi tė kryejnė ritet e tyre, ibadet adhurimet pėr tė Madhin Zot xh.sh".
"Besoj qė shpejt ne do jemi gati qė tė vėmė gurthemelin e xhamisė sė re, bashkė me kryetarin e Prishtinės dhe me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė tjera tė Kosovės dhe shpresoj do tė ndodh nė gjatė muajit tė Ramazanit", tha ndėr tė tjera Myftiu Tėrnava.
Ndėrsa kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa tha se "kemi pas orientime tė ndryshme me caktimin e lokacionit, gjithherė kemi qenė tė interesuar qė tė caktohet njė lokacion qė kishte hapėsirė tė mjaftueshme, pėr njė xhami tė madhe sepse ka qene vlerėsimi i BIK qė tė zgjidh problemin. Ėshtė obligim i yni qė tė krijojmė kushte normale pėr tė gjithė, nė rend tė parė pėr BIK si komuniteti mė i madh. Prishtina po ashtu ka bėrė zgjidhje pėr konfeksion katolik. Ne kemi investuar edhe nė objekte tjera siē ėshtė rasti nė restaurimin e xhamisė sė ēarshisė e cila do tė rikonstruohet dhe do tė duke shume bukur".
I pyetur nga gazetarėt pėr financimin e ndėrtimit tė xhamisė Myftiu Tėrnava tha: "Nuk kam pikė dyshimi se kėtė xhami do ta ndėrtojnė besimtarėt, jo vetėm tė Kosovės por besimtarėt e trojeve tona etnike shqiptare, qė do tė marrin pjesė me donacionet e tyre pėr ndėrtimin e xhamisė".
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|