Me fole me ne fund se duhet te largohem
Se bota na gjykoi, se shprese ska per ne
Se e trishtuar je, se duhet te mundohem te haroj
Ish mbremje, ndrinte hena e re
Mbi kopeshtin e pergjumur nje avull ishte shtrire
Une te degjoja ty dhe s'kuptoja dot
Nen afshin e pranveres, nen syte e tu te dlire
Aq fort pse derdhje lot?
Po, te kuptova;ikė, je i lire
T'u binda, pra, do shkoj, po si te shkoj,
Te shkoj keshtu, pa fjale si i ngrire
Kur ndjej ne shpirt kaq dhimbje sa s'duroj?
S'them dot s'e sot te dua si me pare
Ajo qe shkoi me s'kthehet perseri
Por dashurine nga jeta s'e kam ndare
S'rroj dot pa dashuri.
A mos mbaroi vertet gjith'ē'ish e dlire
Sikur asgje s'na pati lidhur ne!
Sikur dy zemrat tona s'ishin shkrire
Edhe kaq lehte u shemb gjithcka perdhe!
Te desha fort por ti s'me dashurove
Jo, jo! Mos me thuaj: Po!- se ti,
Vec fjale e buzeqeshje me dhurove
Une shpirtin bera fli.
Pra ja si mbeta sot, por prape jam betuar
Se s'do te rri pa njohur dashuri
Serish do dashuroj si i shkalluar
Me etjen e nje shpirti qe s'u ngi.
Dhe ndoshta po; por bota magjiplote
Me mrekulli e gaz e dashuri
Dhe shpirt i ri e dhimbja lote-plote
Me s'kthehen perseri.
Do te shkoj, po prit, nem doren dhe nje here
Dhe ja mbaroi e shkoi kjo dashuri
Ky cast tani, ky cast i ndarjes se mjere
Dhe prape gjume, prape ftohtesi...
O Zot i madh! Nem forca te besoj
se jeta s'me shkelmoi, se prape jam i ri
Se mund te dashuroj!

Turgeniev