Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Gjendet trupi i pajetė i poetit Ali Podrimja
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj, i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė poetit Podrimja, komunitetit tė poetėve, shkrimtarėve e artistėve si dhe mbarė popullit tė Kosovės.
Humbja e poetit me renome ndėrkombėtare Ali Podrimja, ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen dhe miqtė e panumėrt tė tij, por njė humbje e jashtėzakonshme edhe pėr kulturėn dhe artin kosovar, shqiptar e mė gjerė. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do tė jetė gjithnjė i gjallė nė mesin tonė dhe do tė shėrbejė si figurė motivimi pėr brezat e ardhshėm tė Kosovės, thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė ministrit Hoxhaj.
Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegėt dhe miqtė e familjarėt e tij nga data 18 korrik, nė kohėn kur po qėndronte nė Francė nė kuadėr tė festivalit tė poezisė Voix de la Méditerranée, nė qytetin e Lodčve.
Autoritet franceze po punojnė nė zbardhjen e plotė tė rrethanave tė humbjes sė jetės sė poetit Ali Podrimja.
Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės falėnderon autoritetet e Ministrisė sė Jashtme dhe asaj tė Brendshme Franceze, si dhe tė gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore nė Francė pėr angazhimin maksimal tė tyre nė ndriēimin e kėtij rasti
|