Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-12, 08:43   #377
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Reflektime

Fjala martese vjen
nga latinishtja
"maritare", nje bashkim qe realizohej
nen mbrojtjen e perendeshes Aferdita – Mari. Per
shkak se perkujdesja e kesaj perendie pagane
evokohej vazhdimisht si nje aspekt i marteses,
baballaret e Kristianizmit ishin kunder ketij
institucioni. Sipas Origen: martesa eshte e felliqur
dhe e pashenjteruar, nje domethenie e pasionit
seksual.
St Jeromme thoshte se qellimi kryesor i nje
njeriu te zotit eshte te prese me sepaten e virgjerise,
pemen e marteses.
St Ambroze thoshte se martesa
eshte nje krim kunder Zotit, sepse tjeterson statusin
e virgjinitetit qe Zoti ia jep cdo burri e gruaje ne
lindje.

Martesa ishte prostitucion per anetaret e
Krishtit, dhe te martuarve duhet t'u skuqej faqja per
gjendjen ne te cilen jetojne.
Tertullian thoshte se
martesa eshte nje krim moral, me i tmerrshem se
cdo ndeshkim apo se dhe vete vdekja.

St Augustine
thoshte qarte se martesa eshte mekat.
Tatian
thoshte se martesa eshte korrupsion, nje udhe e
ndotur dhe e manget e jetes. influencuar prej tij,
kishat siriane e bene rregull qe askush nuk mund te
behej kristian pervec beqareve, askush qe kish qene
martuar me pare nuk mund te baptizohej. Saturnian
thoshte: Zoti ka bere dy lloje njerezish: burra te
mire, dhe gra te djallit. Martesa sipas tij, perjeteson
djallezine femerore, te cilat dominojne burrat me
magjine e seksit.

Shekuj me vone, St Bernard
thoshte se per nje burre eshte me e thjeshte te
ngjallte nje te vdekur, sesa te jetonte me nje grua e
ta ruante shpirtin te paperlyer.

St Paul e mallkoi
martesen me nje shprehje shokante: martesa ėshtė dicka me e mire se djegia gjalle ne turre te druve.
Por me vone ndjekesit e tij u treguan edhe me te
ashper krejt sipas mesimeve te Jezusit: Nese dikush
vjen tek une, dhe nuk e urren nenen, babane, motrat,
vellane, gruan dhe femijet e tij, fare e fis, madje
edhe jeten e tij, nuk mund te behet nxenesi
im. (Luke 14:26) Jerome kishte neveri ndaj
amėsisė, ketij tumorizimi te uterusit, perkujdesit
ndaj foshnjave qe s’e mbyllin gojen, gjithe atyre
ndjesive themelore qe vetem vdekja i zhben
fatmiresisht. Ai shtonte se cdo burre qe e do gruan e
tij me passion, eshte mekatar dhe tradhtar.

Njė shembull domethenes i ketij virtuti anti-familje ėshtė ai i nje shenjtoreje St Perpetua, e cila mohoi prinder,
burre e foshnjen e porsalindur ne menyre qe te
behej e denje per Krishtin. Zhduku prej meje, armik
i zotit, sepse nuk te njoh fare- jane fjalet me te cilat
ajo flak tutje foshnjen e saj, ndersa te afermit e saj
pagane perpiqen ta kthejne mbrapsht.

Ky ka qene
koncepti i hershem kristian i nje gruaje te
ndershme: nje grua qe ve besimin para familjes.
Kisha kristiane me kohe reflektoi mbi kete
kendveshtrim. Nuk ka asnje lloj shenjterimi te
marteses nga ana e kishes romane deri ne shekullin
16. Ceremonite martesore deri ate kohe kane qene
kryer sipas riteve pagane.

Ne periudhen e
paganizmit, pushteti i burrit ishte ne shumicen e
rasteve dytesor, saqe kur erdhi koha dhe krijuan
ligjin e pare te marteses, u kujdesen te percaktonin
rregulla qe martesa te ishte monogame. Keshtu qe
burri mund te mbeshtetej tek pasuria e gruas dhe
femijet e tij duke ekufizuar dhe vete gruan.

Shoqerite
matriarkale rralle e lejonin xhelozine seksuale.
Grate
ishin te lira te ndryshonin te dashurit ose burrat, apo
te benin martesa poligamike ose ne grup. Mitet
regjistrojne tranzicionin nga martesat e lira,
fleksibel te favorizara nga Perendeshat, ne martesat
monogame te favorizuara nga Zoti. Perendesha
parahelenike, Nena e Zeusit, Rhea e denoi
monogamine si mekat dhe insistonte ne ligjin e
vjeter te marteses ne grup. Mirepo djali i saj Zeusi e
kundershtoi, dhe ne emer te patriarceve ipushtoi
tokat e saj. Detyroi bijen e Rheas, Heren,- e cila
jepet si nje trajte tjeter e Rheas, - te bashkohej me
te nje martese monogame, megjithese ai vete kurre
nuk i qendroi besnik detyrimeve te tij. ishte
vazhdimisht shkeles i kurores, dhe Hera hakmerrej
ndaj tij. Nje here, ajo nxiti perendite ne nje rebelim
kunder Zeusit. Ky e ndeshkoi ate duke e varur ne
qiell me kycet e kembeve dhe duarve lidhur bashke-
ndoshta ky ka qene i pari precedent hyjnor qe lejoi
burrat te torturojne grate ne rast mosbindje.

Greket
helene besonin se burrat duhet te benin c’ishte e
mundur te detyronin grate e tyre te ishin te bindura
dhe besnike. Aristoteli thoshte se burri duhej te
ishte me shume se dyfishi i moshes se gruas, ne
menyre qe te dominonte mbi te. Perbuzja e grekeve
per grate faktikisht i shtynte ato drejt romancave
homoseksuale, duke injoruar keshtu familjet e tyre
dhe duke bere te dashur- djelmosha te rinj.
Duke vezhguar martesat ne grup qe ishin te
zakonshme midis fqinjeve te tyre, greket i
konsideronin keto zakone si barbare dhe imorale.

Ne
periudhen kur vetem greket kishin nje strukture
sociale patriarkale monogame, nje grek i thote gruas
spartane te Leonides: “Ju grate spartane jeni te
vetmet gra qe urdheroni burrat”. Ajo i
pergjigjet:“Ne jemi te vetmet gra qe lindim burra”

Rrefimet folklorike te Mesjetes percjellin nje
pershtypje se Zoti ishte kunder marteses. Nje histori
e tille eshte ajo e dy te rinjve te virgjer te cilet rane
dakort te mos martohen kurre “per hir te Zotit”. Por
prinderit e tyre i detyruan te martohen. Por me
ndihmen e Zotit, toka nden kembet e tyre hapet dhe i
perpin para se ata te kene kryer aktin e
zhvirgjerimit. Nje prift qe guxoi te merrte pjese ne
ceremonine e zyrtarizimit te marteses u gjet i
vdekur mengjesin tjeter.

Gjate Mesjetes nuk kishte nje perkufuzim kishtar te
nje martese te ligjshme apo te nje kontrate qe te
ligjeronte nje martese. Kleriket dukej se nuk e kishin
fare idene mbi nje subject te tille. Ata e injoronin
martesen duke e lene ate krejtesisht ne mbreterine e
bashkejeteses.

Nen ligjet Romane dhe barbare, martesat mund te
inicioheshin dhe nderpriteshin lirshem, me vullnetin
e seciles pale ne cdo kohe dhe per cdo arsye. Ky
sistem funksionoi deri ne vitin 1563. Me ne fund
Kisha e deklaroi bekimin prifteror si te
domosdoshem per nje martese te vlefshme, duke
zhvlersuar qe nga ai moment cdo martese sipas
ligjeve te vjetra te pashkruara, duke u kujdesur
njekohesish te kalonte ligjerisht pasurine gruas nen
kontrollin e plote te burrit.

“Rregullat e marteses” te Frat Cherubinit ne
shekullin e 15, e shpallnin burrin gjykatesin e
shpirtit te gruas: “Qortoje ashper, talle dhe futi
tmerrin asaj…e nese asnje nga keto nuk funksionon,
atehere merr nje shkop dhe rrihe me sa fuqi ke,
sepse eshte me mire te ndeshkosh trupin dhe te
shpetosh shpirtin, sesa te demtosh shpirtin duke
kursyer trupin.”
Patriarku i Rusise rekomandonte kamxhikun ne vend
te hurit prej druri a hekuri, qe mund te te linte sakat
apo edhe te vriste. “ Me mire kamzhik, keshillonte
patriarku, dhe zgjidheni me kujdes vendin ku do
godisni. Kamzhiku eshte me efektiv dhe shkakton me
shume dhimbje.
Martin Luteri e konsideronte veten nje burre
jashtzakonisht te mire. Kur gruaja ime e tepron,
thoshte ai, merr vetem nje goditje me grusht prane
veshit.
Ligji anglez i shekullit 19, konsideronte te lejueshem
ēdo akt dhune te burrit ndaj gruas se tij, duke e
klasifikuar kete te fundit ne te njejtin rang me
femijet dhe idiotet per nga te drejtat, e duke e vene
nen kujdestarine e plote te burrit.

Ne 1848, Emili Collins, nje feministe e shquar
amerikane e pershkruan keshtu nje grua amerikane
te asaj kohe: nje grua qe sillte ne jete shtate femije,
qe gatuante, pastronte, lante, shplante, milte lopet,
qepte, rriste femijet dhe perkujdesej per cdo nevoje
te burrit, i cili kishte te drejte ta godiste e rrihte sa
here ajo ankohej nga lodhja a stresi i perditshem.

Deri ne mes te shekullit 20, ligji amerikan ruante
ende imunitetin e se ashtuquajtures “ shenjteri e
shtepise”. Shtepia e nje burri eshte keshtjella e tij
dhe nuk mund te nderhyhet. Ligji ndalonte gruan te
hidhte ne gjyq burrin, sepse mund te shkaterrohej
paqja e familjes.

Vetem ne 1962 u perpilua nje ligj
sipas te cilit paqja e shtepise konsiderohet e
shkaterruar nese gruaja rrihet, e megjithate
doktrina e imunitetit mbeti ende ne fuqi de jure.
Madje edhe sot, ne disa sherbesa fetare martesore
ende nuk eshte hequr nga betimi i nuses se re fjala “
bindje”. Ende shume klerike besojne se gruaja
duhet t’i nenshtrohet deshirave te burrit me shume
se e anasjellta – nje e keqe jo e vogel sidomos kur ke
te besh me burra qe e konsiderojne veten si lidere
ne nje martese.


Barbara Walker
("Martesa, nga paganizmi deri ne kohet moderne")
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė