Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit
Qfar i duhet politiajve Janullatosi per 100 vjetorin e pavarsise, pse nje manifestim yni te mare ere qelbesise greke.
Kleriku elbasanas, At Nikolla Marku, ka kėrkuar qė kryepeshkopi Janullatos tė mos drejtojė meshėn me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė katedralen Ngjallja e Krishtit nė Tiranė.
At Nikolla Marku tha se do i kėrkojė qeverisė Berisha tė pėrjashtojė Janullatosin nga ceremonia.
Drejtimi i meshės nga ana e tij ėshtė njė fyerje jo vetėm pėr besimtarėt ortodoksė, por pėr tė gjithė shqiptarėt, pasi kryepeshkopi Janullatos nuk dėshiron festėn e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Janullatos kėrkon qė Greqia tė aneksojė tė ashtuquajturin Vorio Epir dhe tė rrėmbejė njė pjesė tė detit tė Shqipėrisė, tha At Nikolla Marku.
Do tė ishte absurde dhe njė nga vendimet mė provokuese dhe mė tė papėrgjegjshme qė njė kalė troje si kryepeshkopi grek, tė angazhohej me bekimin e qeverisė shqiptare nė ceremoni tė tilla brenda familjes shqiptare. Ai nuk duhet tė jetė pjesė e ceremonive tė tilla, pasi ai dhe shteti i tij jo vetėm qė vazhdojnė tė bėjnė pėrpjekje pėr copėtimin e Shqipėrisė, por janė mobilizuar sė tepėrmi edhe pėr helenizimin e kulturės tonė me tė gjitha format, vijoi At Nikolla Marku.
Ai thotė se meshėn pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė do e organizojė Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė
|