Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
|
Re: Vrasja nė Krrabė, babai falėnderon tė bijėn, qė e vrau pėrdhunuesin e saj
Agresori Muēa s`ka reshtur sė kėrcėnuari se do ta vriste vajzėn, sidomos pas tentativės sė saj pėr tu fejuar. Por 53-vjeēari, gjatė rrėmbimit dhe mbajtjes peng tė Nazimes, ka mundur tė tregojė edhe idenė e tij pėr ta trafikuar nė Kosovė, vend ku me sa duket ishin bėrė edhe pazaret pėr 18-vjeēaren. Plani i dėshtuar ka fiksuar faktin se burri ishte njeri me shumė borxhe nė vlerė monetare dhe duke trafikuar motrėn e kunatės nė Kosovė, ai siguronte njė dorė tė mirė parash. S`ia ka arritur. Kthehet pas dy muajsh, sėrish pėr tė vėnė nė jetė planin e trafikimit, por mbi tė lėshohen njė mori plumbash, ndėrsa nė mbėshtetje tė versionit real tė ngjarjes sė rėndė dje kanė dalė edhe familjarėt e vajzės, banorėt e zonės dhe taksisti qė shoqėroi burrin nė Krrabė. “Unė e kam nė shtėpi prej dy muajsh, Nazimen. Mė vjen keq pėr tė, pasi ai burrė-monstėr e mori nė qafė. Kur mė ka treguar historinė e saj nė lidhje me pėrdhunimet qė i kanė nisur qė pa i mbushur ende 14 vjeēe, jam tmerruar. Ajo nuk ka guxuar pėr vite me radhė t’ia thotė kujt. Qė kur e rrėmbeu dhe e mbajti peng, ajo jeton me mua. E di unė se ēfarė ka hequr ajo prej tij. Erdhi kėtu tė fshihet prej tij, po edhe kėtu s`donte ta linte tė jetonte. Donte ta trafikonte, edhe pse policinė e ka gėnjyer se do tė martohej me tė. Ai ishte krejt i pafytyrė, i pėshtirė. E di shpirti i saj se ē`ka vuajtur prej atij njeriu”, tregoi gruaja e xhaxhait tė Nazimes, e cila nuk kishte qenė nė shtėpi mbrėmjen e krimit.
Vrasja e djeshme ka ribashkuar sėrish ekspertėt e policisė sė Krimeve tė Rėnda, jo vetėm tė Policisė sė Tiranės, por edhe tė asaj tė Shtetit. Gjeografia e krimit tė djeshėm ka njė shtrirje tė habitshme, ndėrsa ka edhe njė dėshmi tė frikshme tė nėnės sė autores. Pohimi publik u bė nė fundmajin e kėtij viti nga shtrati i spitalit. Ajo kishte pirė helmin kur vajza s`po i kthehej nė shtėpi dhe kur e dinin tė gjithė se kush ishte rrėmbyesi i saj. Nga Bulqiza, Tirana dhe Durrėsi janė njė numėr komisariatesh qė kanė pasur dijeni mbi ekzistencėn e krimit qė pėrshkallėzohej pėrditė, por sė fundmi e zgjidhi vetė adoleshentja. Pėr tė hetuar kalvarin e gjatė tė pėrdhunimit, dhunimit dhe kėrcėnimit tė sė miturės, tashmė tė rritur pak vite mė shumė, grupi i hetimit ka marrė ekspertėt mė tė mirė tė Drejtorisė sė Krimeve tė Rėnda.
Rrėmbimi i Nazimes Vishės ka ndodhur mė 23 maj tė kėtij viti. Denoncimi i zhdukjes sė saj ėshtė kryer tė nesėrmen nga familjarėt e saj, ndėrsa dyshimet e familjes binin pikėrisht mbi viktimėn e djeshme, Fiqiri Muēa. Tri ditė mė vonė, nėna e saj Mete Visha vetėhelmohet pėr t’i dhėnė fund jetės, pasi nuk mundi tė pėrballonte dot ankthin e zhdukjes sė tė bijės. Nga spitali, ku ajo qėndroi pėr disa ditė, lėshoi apelin pėr strukturat e policisė dhe tė hetimit qė tė merren masa para se vajza tė vritej ose tė trafikohej. “Ne e dimė se vajzėn na e ka rrėmbyer Fiqiri Muēa, pasi e kanė parė fėmijėt e mi dhe disa njerėz tė fshatit se ai ishte me makinėn e kuqe”.
Nga spitali gruaja e mbijetuar tregoi atėherė se ishte pikėrisht rrėmbimi i vajzės nga miku i familjes, kunati i vajzės tjetėr, qė kishte marrė vajzėn pėr qėllime trafikimi. Policia nisi kėrkimet bashkė me familjarėt, por pas kthimit tė vajzės nė shtėpi, u konstatua se nga policia e Burrelit ishte pėrcjellė njė shkresė ku konstatohej se Nazime Visha kishte firmosur se ishte larguar me dėshirėn e saj nga shtėpia. Policia e Tiranės pyeti sėrish vajzėn nė lidhje me rrėmbimin dhe mbajtjen peng, por ajo ka refuzuar tė ndryshojė qėndrim, duke bėrė tė mundur kėshtu tė mbyllet ēėshtja dhe personi qė e rrėmbeu tė jetė i lirė. Kur vajza ėshtė kthyer nė shtėpi, mėsohet se familjarėt nuk kanė pranuar ta mbajnė nė shtėpi, e pėr pasojė Nazimja ka shkuar te dy gjyshėrit e saj, Dalip dhe Drita Visha. Dy tė moshuarit, jetojnė nė qendėr tė fshatit Krrabė bashkė me djalin e vogėl tė tyre, Besnikun dhe familjen e tij. Familja Visha ėshtė vendosur prej shumė vitesh nė Krrabė, ndėrsa gjithė pronat nė fshatin Vilės tė Zall-Bastarit, nga ėshtė edhe prejardhja e familjes, i gėzon babai
|