Titulli: Zhgarravinat e mia
Mjeshter,
Jo i Alimes. Alime, nuk ke vec ti mjeshter.
A duhet secila grua/femer ta kete nga nje mjeshter?
Une them se Po.
Dreqi i hifte, boll probleme sjellin, shpesh e prishin murin keta mjeshterit, por prapeseprape, pa ta nuk ben. Ata bejne dicka me hormonet tona me duket. Nuk e di a eshte e sigurte Alime.
Me korrigjo, nese jam gabim.
Mjeshter, shpesh me ngjan se nuk jemi aq te ndryshem. Ti ne boten tende, une ne timen.
Na quajten te krisur. Na quajten me crregullime personaliteti. Na thane se bartim edhe ADHD. Une iu kam dhene te drejte secilen here.
Ja dhe perse-ja.
Cili qe ai i cili u mundua ta kuptoje boten teresisht, dhe arriti te ruaje "normalitetin" ne syte e siperfaqesoreve?
Cili qe ai qe trishtohet kur largohen njerezit, sepse mendimet e mbysin dhe arriti te ruaje "normalitetin" ne syte e siperfaqesoreve?
Cili apo cila qe ai/ajo qe nuk duron dot poshtersina, idiotesi dhe vepra prej femijesh ne nje mjedis te rriturish, dhe arriti te ruaje "normalitetin" ne syte e siperfaqesoreve?
Cili apo cila qe ai/ajo qe per dashuri sakrifikon gjithcka, dhe arriti te ruaje "normalitetin" ne syte e siperfaqesoreve?
Ja ku jemi prape tek gjurmet.
Gjurma qe ti deshiron te lesh ne te tjeret, te sjell knaqesi dhe krenari te semure koheshkruter, te perndjekur me vuajtje kohegjate.
Gjurma ime, me sjell vuajtje koheshkurter, te ndjekur me knaqesi dhe krenari te semure kohegjate.
E sheh, nuk ndryshojme edhe aq shume une dhe ti.
PS: Alime, rri larg.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lovely : 28-08-12 nė 13:08
|