Armėt e Skėnderbeut nga Austria nė Muzeun Kombėtar
Nė kėtė 100 vjetor tė Pavarėsisė, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisė tha se do tė bėhet e mundur kthimi i armėve tė heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu nga Austria pėr njė periudhė tė caktuar.
Skėnderbeu, sipas kreut tė mazhorancės, ishte ikona e shqiptarėve. “Shqiptarėt mund t’i vizitojnė dhe t’i shohin nga afėr armėt e prijėsit tė tyre tė pėrjetshėm. Do tė lobojmė pėr kthimin e armėve tė Skėnderbeut nė muzeun historik kombėtar. Skėnderbeu ėshtė ikona e identitetit shqiptar, i krenarisė sė shqiptarėve, i qėndresės sė tyre. Kėto vendime janė miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme pėr administrimin e tyre nė muzeun tonė kombėtar”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatė mbledhjes sė qeverisė.

Armėt e Skėnderbeut nė muzeun e Vjenės nė Austri.