Titulli: Lajme nga Mjekesia
Zbulohet geni i lumturisė - por e kanė vetėm femrat
Ai quhet Maoa dhe ėshtė geni qė ju bėn tė lumtur. Por juve meshkuj, mos tju vijė keq, po tju themi se ai ka fuqi vetėm pėr femrat. Kjo mund tė shpjegojė edhe sepse, shpesh, ju jeni mė tė trishtuara se ato.
Ky fakt pohohet nga shkencėtarėt amerikanė nė Universitetin e Floridas, qė kanė botuar rreth tij edhe studimin pėrkatės nė revistėn Progress in Neuro-Psychopharmacology & Biological Psychiatry.
Sipas tyre, nė trurin femėror ushtron aktivitetin geni Maoa, i lidhur me njė dozė mė tė lartė lumturie tek femrat, sesa tek meshkujt nė pėrjetimin e gjėrave.
"Ky nė fakt, quhet edhe gen luftėtar, por nė kėtė rast ne kemi analizuar anėn e tij pozitive", cilėson studiuesi Henian Chen, lidhur me njė fakt tė tillė.
Sipas tij, Maoa rregullon veprimtarinė e njė enzime qė ndikon nė proceset e serontinės, dopaminės, tė njohur si hormonet e kėnaqėsisė dhe mirėqėnues, duke i transmetuar ato nė tru.
Proces ky qė ndikon nė mėnyrė direkte nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore.
Ndėrsa tek burrat, sipas studiuesit, kėto efekte pozitive janė penguar ndoshta nga testosteroni.
|