Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-12, 11:52   #682
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Dy tė rinj shqiptarė fitues tė ēmimit "Prix Courage", qė ndahet nė Zvicėr pėr guxim q

http://www.mesazhi.com/modules/news/...181u)shqip.jpg

Dy tė rinj shqiptarė fitues tė ēmimit "Prix Courage", qė ndahet nė Zvicėr pėr guxim qytetar dhe humanitet

E premte 7 Shtator 2012 11:26
Dy tė rinj shqiptarė dhe shoku i tyre zviceran janė fitues tė ēmimit "Prix Courage", mė tė lartit qė ndahet nė Zvicėr pėr guxim qytetar dhe humanitet. Ēmimi, tė cilin e ndan revista "Beobachter, ėshtė dorėzuar mbrėmė, pėr tė 15 herė me radhė, nė njė solemnitet tė mbajtur nė Bernė.
Fituesit e ēmimit janė, Dines Xhaferi, Ramon Amrhein dhe Shqiprim Olluri. Tre tinejxherėt: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut, kanė fituar ēmimin e lartė pėr guximin dhe vetėmohimin e treguar duke i shpėtuar jetėn njė babai 46 vjeēar tė dy fėmijėve, i cili po mbytej nė ujėt e lumit Rajna nė Diesenhofen, transmeton Albinfo.

Ēmimet i ka ndarė deputetja e SP-sė nė Dhomėn e kantoneve tė Parlamentit tė Zvicrės, dhe ish kryetare e parlamentit, Pascale Bruderer.

"Ndėrkohė qė tė tjerėt bėnin sehir dhe nuk ndėrmerrnin asgjė, Shqiprimi, Ramoni dhe Dinesi vepruan pėr tė shpėtuar njė jetė njeriu. Kėta tre tė rinj kanė merituar ēmimin "Prix Courage". Ata i japin njė fytyrė rinisė sė pėrgjegjshme dhe tė gatshme pėr ndihmė. Njė fytyrė qė dallon aq shumė pėr tė mirė, nė krahasim me kryetitujt negativė, qė tepėr shpesh u kushtohen tė rinjve" ka thėnė Bruderer nė cilėsinė e kryetares sė jurisė.

Tre tė rinjtė, bashkė me ēmimin fitojnė 25 mijė franga. Ndėrsa ēmimi i publikut nė kėtė solemnitet i ėshtė ndarė 95 vjeēarit Rolf Sigg, i cili 30 vjet mė parė kishte themeluar organizatėn "Exit". Ky ēmim ka vlerėn 10 mijė franga.

Nė mesin e kandidatėve nė rrethin e ngushtė pėr ēmimin "Prix Courage" ka qenė edhe shqiptari tjetėr, taksisti nga Biel-Bienne Hysen Tahiri. Ai kishte shpėtuar njė grua duke e nxjerrė nga automobili qė po digjej nė autostradė.

Dinesi e Shqiprimi 15 vjeēar dhe Ramon 16 vjeē, ishin takuar nė njė paradite tė nxehtė tė gushtit tė vitit 2011 pėr tė kėrcyer nga ura 8 metra e lartė mbi Rajnė, qė bashkon Diesenhofenin e Zvicrės me Gailingenin gjerman. Pasi kishin dėgjuan njė klithje nga lumi, ata kishin parė njė notues, tė cilin, e kishte kapur paniku nga njė ngėrē qė kishte pėrjetuar.

Pa pritur asnjė sekondė, Ramon dhe Dines kėrcejnė menjėherė nė ujėrat e lumit pėr tė ndihmuar njeriun qė po mbytej. Ata dy sė bashku ia dolėn qė ta tėrheqin rreth 20 metra drejt bregut, kundėr rrjedhės sė lumit, gjermanin 46 vjeēar. Nė breg ata i priste Shqiprim Olluri i cili ndėrkohė kishte alarmuar shpėtimtarėt pėr ta nxjerrė tė shpėtuarin nė breg.
  Pėrgjigju Me Kuotė