Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-12, 13:45   #82
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Opinione

Zėri.INFO

E ENJTE
20 SHTATOR 2012
EditorialeKomenteDebate

20-09-2012 | 12:14 CET
SHKRUANADRIAN ĒOLLAKU
Krushqit e pushtetit ia mėsyjnė Amerikės
Adrian Ēollaku

Nėse pėr asgjė nuk do tė dallohet delegacioni kosovar nė Nju- Jork, nė kuadėr tė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, edhe pse nuk ka tė drejtė tė marrė pjesė direkt nė debate, me gjasė do tė mbahet mend sepse mund tė jetė delegacioni mė i madh qė ka marrė rrugėn pėr nė Amerikė. Delegacioni prej mė shumė se 20 vetash, qė nuk do tė pritet as me tepih tė kuq e as me ndonjė ceremoni, siē do tė dėshironin jo vetėm ata, me gjasė nuk do tė kenė as ndonjė agjendė specifike se ēka do tė bėjnė.

Pos qė do tė shkojnė nė sallėn ku Asambleja e Pėrgjithshme do t’i zhvillojė punimet, dhe tė shikojnė si spektatorė e kohė pas kohe tė na bombardojnė me kumtesa pėr shtyp dhe aty-kėtu ndonjė fotografi nėpėr hollet e ndėrtesės sė OKB-sė me ndonjė personalitet a diplomat qė mund tė kalojė andejpari, kinse janė duke punuar e lobuar intensivisht pėr njohjet e reja tė shtetit tė Kosovės, nuk do tė kenė asnjė “angazhim” tjetėr shtetėror.

Pjesa tjetėr e kohės natyrisht se do tė jetė mė e mira dhe relaksuese pėr ta. Ata do tė kenė kohė tė mjaftueshme pėr tė shėtitur, pėr tė parė Tokėn e premtuar- Amerikėn, dhe pėr tė bėrė shoping, qė ėshtė bėrė njė modė, tė cilėn po e praktikojnė pushtetarėt sa herė qė dalin jashtė vendit, me ēka tjetėr pėrveē me paratė e buxhet tė Kosovės. Pėrveē kėsaj nuk do t’iu mungojė koha pėr ahengje, tė mblidhen pėr dreka e darka, tė “llafosin e tė kėnaqen”, si nė ndonjė dasmė, kanagjegj apo syneti...

Shkuarja e njė delegacioni kaq tė madh nė Nju- Jork me para tė shtetit, pa bėrė kėtu pėrllogaritjet e sakta tė udhėtimit, mėditjeve dhe akomodimit, do t’i kushtojė buxhetit tė varfėr tė shtetit hiq mė pak se dhjetėra mijėra euro. Si tė quhet ndryshe pėrveē abuzim me djersėn e taksapaguesve kosovarė. Pse ishte e domosdoshme qė nė delegacion kosovar tė jenė gjithė ata ministra, kėshilltarė, truproje?

Pse nuk ishte e mjaftueshme po tė na pėrfaqėsonin, pėr shembull, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaēi dhe ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, apo edhe zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli, i cili pėr dallim prej “shokėve” lavdėrohet se udhėton me paratė e veta. Tė gjithė tė tjerėt, pėrfshirė kėtu ministren e Integrimeve, Vlora Ēitaku, atė tė Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari- Lila, etj, etj..., janė tė panevojshėm.

Megjithatė, nuk ėshtė hera e parė qė delegacionet tona, me dhjetėra anėtarė, i hipin aeroplanit mė shumė pėr tė shėtitur apo pėr shoping jashtė vendit duke shpėrfaqur mentalitetin tonė qeverisės qė prioritet nuk e ka jetėn e mirėqenien e qytetarėve tė saj, por interesat personale.

Derisa nuk ndryshohet mentaliteti qė buxhetin e shtetit e sheh si diēka tė huaj, qė duhet zhvatur e prishur pa dhimtė, vėrtet do t’i kemi punėt keq. Madje, edhe mė keq se qė i kemi. Kėshtu si jemi nisur veē po shkojmė drejt humnerės qė sa nuk na ka pėrpirė si shtet dhe shoqėri.

Kosova ka nevojė pėr mė shumė njohje, pėr angazhim serioz nė lobim, por jo pėr ekskursione tė kėtilla banale qė po na bėjnė hor edhe atyre qė ua kėrkojmė njohjen. E kėshtu siē jemi, edhe gjithė qeveria tė shkojė nė Nju-Jork, pėrveē xhepave tė tyre ne tė tjerėt nuk kemi njė tė mirė. Njohjet edhe ashtu nuk i sigurojnė Thaēi, Jahjahga, Hoxhaj e Pacolli, por partnerėt ndėrkombėtarė-SHBA-ja, Britania, Franca...
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė