Mikrobiologu slloven zbulon gjenin e trashėsisė
Publikuar: 23.09.2012 - 15:22.KD
Me analizėn e gjenomit tė minjve mikrobiologu slloven Simon Horvat ka ardhur deri te pėrfundimi i cili nė tė ardhmen e largėt ndoshta do ti ndihmojė edhe njerėzit me peshėn e tepėrt trupore.Bėhet fjalė pėr gjenin e trashėsisė,i cili ėshtė quajtur deptor , ndėrsa pėr dallim nga gjenet tashmė tė zbuluara tė cilat ndikojnė nė rregullimin e apetitit kryesisht me sinjalizimin pėrmes sistemit qendror nervor, deptori vepron nė masėn muskulore. Prandaj besohet qė nė tė ardhmen shkencėtarėt do tė mund tė zhvillojnė mjetin pėr qetėsimin e kėtij gjeni dhe kėshtu ti ndihmojnė njerėzit me peshėn e tepėrt trupore nėse ajo ėshtė e kushtėzuar gjenetikisht.
Ndėrkohė, rekomandon Simon Horvat nga fakulteti bioteknik nė Lubjanė, rekomandimi mė i mirė pėr personat qė luftojnė me peshėn e tepėrt ende mbetet dieta dhe aktiviteti fizik.
Horvat nė 15 vjetėt e fundit ėshtė duke studiuar intensivisht mostrat gjenetike se pse disa njerėz janė tė trashė, e disa tė hollė. Me bashkėpunėtorėt nė institutin e vet nė Lubjanė ai pas seleksionimit shumėvjeēar ka ndarė dy grupe tė minjve me karakteristika tė ndryshme gjenetike. Njėri grup i minjve kanė mbetur tė hollė pavarėsisht sasisė sė ushqimit qė kanė ngrėnė, ndėrsa grupi tjetėr janė trashur edhe pse kanė konsumuar sasi mė tė vogla tė ushqimit, varėsisht prej asaj nėse a kanė pasur variantin e gjenit deptor vital apo tė trashė.
Punimi me tė cilin ėshtė dėshmuar lidhja nė mes gjenit deptor dhe trashjes tek njerėzit si dhe vetė mėnyra e funksionimit tė gjenit ėshtė publikuar para pak kohe nė revistėn shkencore amerikane Cell Metabolism'. Horvat gjatė punės nė studim ka bashkėpunuar me kolegėt nga Massachussets Institute of Technology (MIT), kanė pėrcjellė mediet sllovene.