Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-12, 13:31   #1162
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Per ke po mendoni tani??????

qito ..

A mund ta ushqejmė botėn?


Disa dekada pas Revolucionit tė Gjelbėr, qė u zhvillua nė shumė pjesė tė botės, mungesa e ushqimit, ēmimet e larta, uria dhe varfėria janė ende probleme tė mėdha. Ėshtė vlerėsuar se rreth njė miliard njerėz vujanė nga uria nė mėnyrė tė vazhdueshme. Tani, njė libėr i ri shtron pyetjen: A mund ta ushqejmė botėn?

Sir Gordon Conway ėshtė autor i librit “Njė miliard tė uritur” (One Billion Hungry), transmeton VOA. Ai thotė se pėrgjigjja e pyetjes A mund ta ushqejmė botėn? ėshtė njė “po” e kushtėzuar.

“Mund ta ushqejmė botėn nė qoftė se ne i pėrqėndrojmė pėrpjekjet tona. Nėse sigurojmė ndihma dhe investime tė mjaftueshme. Nėse shfrytėzojmė teknologjitė e reja. Nėse krijojmė tregje tė ndershme dhe efikase. Nėse me tė vėrtetė shfrytėzojmė fuqinė e grave si fermere, si nėna, dhe si kujdestare tė tė ushqyerit, si dhe nė qoftė se trajtojmė problemin e ndryshimit tė klimės.”

Zoti Conway e pėrshkruan urinė si situatėn nė tė cilėn mungon ushqimi i mjaftueshėm me cilėsitė e duhura ushqyese qė ndihmon nė arritjen e njė jete aktive. Megjithatė, ai shton:

“Kjo natyrisht ndryshon nėse kemi tė bėjmė me njė burrė apo me njė grua, me tė vjetėr apo tė rinj. Mendoj se uria mė e keqe ėshtė kequshqyerja e fėmijėve. Ekzistojnė rreth 170 deri nė 180 milionė fėmijė nė botė, nėn moshėn pesė vjeēe, tė cilėt janė tė pazhvilluar. Me fjalė tė tjera, ata janė mė tė vegjėl fizikisht se sa duhet tė ishin pėr moshėn e tyre. Dhe kjo ndodh pėr shkak se ata nuk marrin elementė tė mjaftueshėm ushqyes. Ata nuk marrin sasi tė mjaftueshme tė vitaminės A. Nuk marrin zink tė mjaftueshėm. Nuk marrin mjaft hekur.”

Gjatė Revolucionit tė Gjelbėr kėrkimet dhe teknologjia bujqėsore pėsuan rritje, njė pjesė e madhe e tė cilės ndodhi nė vitet 1960. Zhvillimi i kulturave me rendiment tė lartė, teknikat bujqėsore moderne, plehrat kimike dhe farat hibride konsiderohen tė kenė ndihmuar nė shpėtimin e jetėve tė mbi njė miliard njerėzve.

“Ishte njė sukses sepse bėri tė mundur qė prodhimi i ushqimit tė pėrballonte ritmet e shtimit tė popullsisė. Kjo ishte veēanėrisht diēka e suksesshme nė Indi, si dhe nė Azinė Jugore nė pėrgjithėsi. Duhet patur parasysh se nė kohėn e Revolucionit tė Gjelbėr India ishte tepėr e varur prej dėrgesave tė grurit nga Shtetet e Bashkuara. Ata donin tė ishin tė pavarur. Pra, ata donin tė ishin nė gjendje tė prodhonin rezervat e tyre tė grurit dhe kjo ėshtė ajo qė Revolucioni i Gjelbėr u solli.”

Por ai thotė se ky proces pati disa kufizime.

“U pėrqendrua vetėm tek tokat mė tė mira nė Indi. Ishte tepėr e varur nga pesticidet dhe plehrat kimike. Gjithashtu, vetėm disa prej tė varfėrve arritėn tė pėrfitonini vėrtetė. Kishte shumė njerėz tė varfėr qė nuk u pėrfshinė, madje edhe nė Indi dhe nė pjesė tė tjera tė Azisė Jugore. Dhe sigurisht, Revolucioni i Gjelbėr la jashtė Afrikėn. Pra, pėrmbante kufizime tė mėdha.”

Zoti Conway bėn thirrje pėr njė Revolucion tė ri Dyfish tė Gjelbėr. Njė revolucion qė prodhon po aq ushqim, por qė hedh edhe disa hapa tė mėtejshme.

“Duhet tė sigurohemi qė prodhimet t’u shkojnė tė varfėrve dhe sidomos qė tė mos ketė efekt negativ mbi mjedisin. Pra, ėshtė njė proces i gjelbėr nė dy mėnyra. Nė rradhė tė parė do tė ishte i gjelbėr sepse do tė kemi fushat e gjelbra tė grurit dhe orizit, sė dyti, do tė ishte i gjelbėr sepse mbron mjedisin.”

Gjatė Revolucionit tė Gjelbėr, mjedisi shpesh kishte rėndėsi dytėsore krahasuar me prodhimin. Zoti Conway thotė se ka “katėr rrugė” qė duhet tė ndiqen pėr tė garantuar sigurinė ushqimore: novacioni, tregjet, pėrqėndrimi tek njerėzit dhe udhėheqja politike. Profesori i Kolegjit Imperial tė Londrės thotė se suksesi varet edhe nga zbutja e efekteve tė ndryshimeve klimatike si dhe nga pėrshtatja ndaj tyre.

Siguria e ushqimit nė nivel familjesh, vendesh dhe nė shkallė globale bėhet edhe mė e rėndėsishme ndėrsa popullsia e botės rritet. OKB-ja vlerėson se popullsia e planetit do tė rritet nė mė shumė se 9 miliardė njerėz, deri nė vitin 2050. Pra, sipas parashikimit, bota do tė ketė rreth dy miliardė mė shumė banorė se sa tani.


........................................
kerkova ta postoj tek tema me natyre te njejte ,por pasi qe tek tema BIOLOGJI e Forumit , po'u fliske per Ciklet Mujore , thash po perfundoj ketu e jo tek Problemet Globale
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė