Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-12, 19:42   #116
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Ende mister vrasja e Aishes, autori me aftėsi kasapi





Aishe Vata, 18-vjeēarja e gjetur e masakruar dhe pa kokė, pak metra larg shtėpisė sė saj, nė zonėn e Xhafzotajt tė Durrėsit, ėshtė marrė zvarrė pėr flokėsh, ėshtė vėnė me fytyrė pėrdhe dhe i ėshtė prerė koka.

Grupi hetimor nga krimet e rėnda ka rindėrtuar ngjarjen e rėndė, por pa mundur tė sjellė identifikimin e krimit makabėr, pavarėsisht se dyshimet kryesore janė pėr njė krim pasioni, ku nuk pėrjashtohet njė person i Komunitetit Mysliman. Pėr kėtė arsye, Mjekėsia Ligjore ka marrė ADN-nė e embrionit qė mbartte 18-vjeēarja. Nga ana tjetėr, policia ka zbardhur itinerarin e vajzės gjatė ditės sė krimit dhe dėshminė e plotė tė babait tė viktimės para oficerit tė policisė gjyqėsore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet pėr njė krim brenda familjes.
Fytyrėn pėrdhe qė ta vrasin

Sipas policisė, vajza ka shkuar me gjyshin nė Tiranė pėr tė bėrė regjistrimin nė shkollėn e lartė dhe mė pas ėshtė kthyer nė shtėpinė e saj. Gjatė rrugės, ajo nuk ka pasur ndonjė problem, ndėrkohė qė deri nė mbrėmje kishte qėndruar me babanė e saj. Rreth orės 23:00, ajo ka shkuar pėr tė fjetur gjumė dhe pak kohė mė vonė, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalė jashtė shtėpisė. Nė ato momente, policia mendon se nėpėrmjet rrjetit social “Facebook”, ajo ėshtė kėrkuar nga njė i njohur i saj dhe ėshtė larguar disa metra nga shtėpia. Mė pas, nė arėn me misėr, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur pėr flokėsh dhe e ka tėrhequr zvarrė. Nė njė moment, ai e ka vendosur me fytyrė pėrdhe, me qėllim, qė mos tė bėrtiste, ndėrkohė qė me thikė i ka prerė fytin. Gjatė kėsaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin nė kurriz, me qėllim qė tė mos lėvizte. Kokėn, ia ka marrė me vete, ndėrkohė qė trupin e ka lėnė pėrmbys, tė paprekur. Kjo vėrtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi nė trupin e vajzės nuk kishte plagė tė tjera.
Dėshmia e babait pėr vajzėn e tij

Pas gjetjes sė trupit, policia ka marrė nė pyetje, kryesisht babanė e viktimės, Muhamet Vatėn, i cili ka rrėfyer sesi kishte vėnė re mungesėn e vajzės nė shtėpi dhe kėrkimet e tij.
Sipas policisė, ai ka shpjeguar se rreth orės 01:00 tė mėngjesit, ai ishte zgjuar pėr nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fėmijėt se mos zbuloheshin natėn edhe pėr shkakun se kishte njė vajzė tė vogėl. Kur ka hyrė nė dhomė, ai ka vėnė re se mungonte Aishja, kėshtu qė e ka kėrkuar nė dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anėtarėt e tjerė tė familjes.
Mė pas, ai ka dalė tė kėrkojė rreth e rrotull shtėpisė pėr mungesėn e vajzės, por nga turpi se mos ajo kishte dalė fshehtas me ndonjė person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kėrkuar nė zonėn pėrreth. Rreth orės 05:00 tė mėngjesit, babai i vajzės ka telefonuar tė gjithė tė afėrmit, me qėllim pėr tė treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndėrkohė qė ka vendosur tė mos njoftojė policinė. Ai ėshtė vėnė nė kontakt me uniformat blu, vetėm kur ka parė efektivėt, nė njė zonė pranė shtėpisė sė tij dhe ka njohur vajzėn pa kokė, e cila ishte e bija. Por, gjatė marrjes nė pyetje, ai ka mohuar tė dinte ndonjė lidhje intime tė vajzės, ashtu siē e kanė mohuar edhe motrat e saj, apo pjesėtarėt e tjerė tė familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjė konflikt tė vajzės.
Ekspertiza dhe ADN-ja

Dyshimet e policisė janė bėrė edhe mė tė mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javėshe shtatzėnė. Kjo ka bėrė qė ekspertėt tė mbajnė edhe njė kampion ADN-je pėr embrionin, me qėllim qė nėse ky krim zbulohet tė bėhet krahasimi i saj. Mjekėsia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes sė kokės sė 18-vjeēares Aishe Vata ėshtė realizuar nga persona profesionistė, tė njėjtė me aftėsinė e njė kasapi. Ajo qė ka befasuar mjekėt ligjore ka tė bėjė me faktin se viktima nuk ėshtė dėmtuar nė asnjė pjesė tė trupit tė saj, por thjesht ėshtė marrė prej flokėsh dhe i ėshtė hequr koka me thikė. Pritet qė sė shpejti tė bėhet edhe profili psikologjik i autorit tė kėtij krimi makabėr.
Shoqėrohen mbi dyzet tė dyshuar

Gjatė dy ditėve nga momenti i ngjarjes sė rėndė, policia e Durrėsit ka shoqėruar mbi 40 persona pėr krimin e rėndė. Sipas burimeve zyrtare pranė policisė sė qytetit bregdetar, mėsohet se ajo nuk pėrdorte telefon, por vetėm faqen sociale tė “Facebook”. Policia tha se nuk ka mundur tė depėrtojė nė faqen e saj online, por ato qė ka vėnė re nė faqen kryesore, kanė qenė shokėt e saj, kryesisht nga Durrėsi, tė cilėt janė shoqėruar. Ata janė marrė nė pyetje pėr tė gjitha informacionet qė kishin lidhje me viktimėn, por sipas dėshmive tė mbledhura, tė gjithė e njihnin si vajzė tė rregullt, ndėrkohė qė asnjė prej tyre nuk dinte ndonjė lidhje intime tė saj.
Gjithashtu, policia ka shoqėruar tė dyshuar si tė dashur tė vajzės, siē ka qenė rasti i njė tė riu nga Shijaku, por edhe nė kėtė rast, ai ėshtė lėnė i lirė. Ndėrkaq, persona tė tjerė, qė kanė dhėnė dėshmi nė polici, janė edhe tė afėrm tė viktimės, tė cilėt janė pyetur nė lidhje me ndonjė konflikt tė vajzės ose njohje tė saj, por nė tė gjitha pistat ka pasur mungesė informacioni.
Pista e vetme, krim pasioni

E vetmja pistė qė ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistėt e krimeve tė rėnda nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit ėshtė ajo e njė krimi pasioni. Sipas tė dhėnave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjė konflikt me tė atin e fėmijės, pasi ishte shtatzėnė, ku ata kanė debatuar dhe ajo nuk ka pranuar tė kryejė njė veprim tė tillė.
Nė kėto kushte, ai mund ta ketė vrarė, por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia tjetėr e ndonjė xhelozie nga persona tė tjerė, ku nuk pėrjashtohen edhe ata tė Komunitetit Mysliman. Madje, pėr tė mbledhur sa mė shumė fakte pėr kėtė ngjarje, ekspertėt kanė shkuar sėrish nė vendin e ngjarjes, me qėllim grumbullimin e provave tė tjera dhe janė marrė nė pyetje shoqet e viktimės, nėse ajo ka pasur ndonjė njohje, pėlqim, apo shoqėrim, gjatė kohės qė ka qenė nė shkollėn e Medresesė. Megjithatė, policia pritet qė ditėt e ardhshme, pas pėrfundimit tė ekspertizės mjekoligjore tė konkretizojė mė shumė hetimet pėr krimin e rėndė qė u zbulua mėngjesin e tė enjtes, pavarėsisht se ende nuk ėshtė gjetur koka e viktimės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 13-10-12 nė 19:43
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė