Tema: Skandaloze
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-10-12, 19:45   #32
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Skandaloze

TIRANE- Detaje tė reja zbulohen sot pėr vrasjen e studentes sė Infermierisė, Aishe Vata.
Policia e Durrėsit gjatė paradites sė sotme ka mundur tė gjejė edhe armėn e ftohtė mė tė cilėn 80-vjecari Norja i preu kokėn nė mėnyrė barbare 18-vjecares Aishe Vata. Sipas policisė, Shaban Norja ka pėrdorur nė kosė pėr t’i prerė kokėn vajzės, e pėr t’ja fshehur mė tej nė arėn me misėr.


KRIMI
“E qėllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokėn me sėpatė. Kokėn e keni te ferrat pranė arės me misėr”. Ky ka qenė deklarimi i tmerrshėm i Shaban Norjes, 80 vjeē, qė zbardhi ngjarjen makabre tė masakrimit tė 18-vjeēares Aishe Vata nga Xhafzotaj i Durrėsit, mė 11 tetor 2012.
Hetimet e bėra nga Policia e Durrėsit bėnė tė mundur qė, 4 ditė pas ngjarjes, tė zbulohet autori, i cili tashmė ka pranuar fajėsinė. Nė shtėpinė e tė moshuarit janė gjetur rrobat me gjakun e sė resė, ndėrsa po kėrkohen nga policia sėpata dhe pistoleta. Shaban Norja ka pranuar se ka pasur marrėdhėnie me viktimėn, ndėrsa burime tė policisė thonė se Aishia ka qenė viktimė e abuzimit nga ana e tė moshuarit qė nė moshėn 14 vjeēe.
80- vjeēari rezulton tė jetė edhe babai i fėmijės qė mbante nė bark viktima, e cila nė momentin e vrasjes ishte 11-javėshe shtatzėnė. Sipas deponimit nė polici, ky ka qenė edhe shkaku kryesor i debateve tė bėra mes tyre, qė u pėrshkallėzua mė pas nė masakrimin e sė resė. Sipas policisė, koka e vajzės u gjet rreth 100 metra nga vendi ku u gjet trupi i saj. Shaban Selim Norja, ishte person i dėnuar mė parė me 9 vjet burgim, pėr vrasje tė mbetur nė tentativė.
Shaban Norja, 80-vjeēari qė pranoi se ka vrarė 18- vjeēaren Aishe Vata, ka rrėfyer gjakftohtė para policisė sė Durrėsit, natėn e ngjarjes. “Gazeta Shqiptare” mundi tė zbardhė dėshminė e tij, ku ai pohon detaje tė lidhjes me vajzėn.



Sa kohė kishit qė takoheshit me Aishe Vatėn dhe ku takoheshit?
Ka njė kohė tė gjatė, disa vjet u bėnė. Takoheshim tek shtėpia qė ėshtė nė anė tė rrugės. Ajo dilte natėn, ishte njė raport me dėshirė. Atė natė e kishim lėnė tė takoheshim sėrish nė orėn 11, kur tė sajėt tė ishin nė gjumė. Unė kalova me motor, dhe e prita tek ara me misėr. Aishia erdhi me rrobat qė i kisha blerė unė, ia kisha bėrė unė dhuratė ca ditė mė parė. Shapkat i kishte marrė nė dorė.
Ēfarė kishit pėr tė sqaruar atė natė? Pse tek ara me misėr dhe jo nė shtėpinė nė anė tė rrugės? Pse e keni vrarė?
Erdhi dhe ishte shumė e nxehur. Mė tha qė do t’ia merrte vesh familja qė ishte shtatzėnė. Mė tha t’i gjeja njė zgjidhje qė atė natė. Unė e doja, e dija qė fėmija ishte imi, nuk kisha asnjė dyshim.
Patėt raport se ksual atė natė?U puthėm dhe u pėrqafuam, por vetėm kaq, sepse ajo ishte e nevrikosur.
Pse ishte e nevrikosur, pse e vratė?
Mė pas u zumė shumė keq. Mė tha qe do t’i tregonte babait tė saj se ēfarė i kishte ndodhur. Iu luta tė qetėsohej, duke i thėnė qė do tė shkonte nė shkollė tė lartė dhe do gjente njė mundėsi pėr tė hequr fėmijėn. Mė tha se nuk do tė mundej dot ta hiqte, pa e marrė vesh familja e saj. Nė dijeninė time ajo nuk i kishte thėnė askujt pėr lidhjen qė kishim pasur ne. Unė i thashė tė abortonte, ta hiqte. Do ta gjente njė mundėsi, por ajo filloi tė mė akuzonte mua pėr tė gjitha. Nuk durova mė, por nxora pistoletėn dhe e qėllova pas koke. Kisha edhe njė sėpatė nė motor. Shkova e mora dhe i rashė me njė sėpatė nė kokė. Mė pas, ia mora kokėn, e mbėshtolla me tri qese dhe e hodha nė njė ferrė aty afėr. E hodha nė mes tė ferrave tė mbėshtjellė, qė tė mos kishin mundėsi qentė pėr ta ngrėnė. U sigurova qė koka ishte nė mes tė ferrave dhe nuk kishte asnjė mundėsi qė tė pikasej nga qentė. Trupin e saj e fshiva, qė tė mos kishte njolla gjaku. Ishte aq e bukur, aq e mirė.
Ku janė armėt e krimit, ku shkuat mė pas?
E lashė atje nė arė, dhe mora sėpatėn e pistoletėn qė e mbaja gjithmonė me vete e i hipa motorit. Sėpatėn e kam hedhur nė ferra, pasi hodha kokėn. Aty afėr. Shkova nė shtėpinė qė kam nė ruajtje, hoqa xhupin, se ishte mbuluar nga gjaku, dhe e lashė aty. Me motor shkova deri tek katėr rrugėt, dhe nė lumin Erzen kam hedhur pistoletėn qė e qėllova. Shkova dhe ndenja nė shtėpinė time mė pas.
Si u njohėt me vajzėn?
Ishte shumė e thjeshtė. Mua njė bashkėfshatar mė ka lėnė nė ruajtje tė tokės dhe tė njė banese aty pranė. Vajza kishte shtėpinė aty. Ne nė fakt me familjen e saj nuk flisnim, sepse ashtu kemi pasur njė konflikt nė vitin 2008. Por Aishia vinte me dėshirė, ne kishim marrėdhėnie se ksuale me pėlqimin e njėri-tjetrit. Ajo vinte nė shtėpinė qė unė kisha nė ruajtje. Ishte vajzė e mirė, e urtė, e bukur, por unė nuk kisha si ta merrja pėr grua, sepse ishte shumė e vogėl para meje, as tė mbaja fėmijė.

HETIMI
Vetėm pasi ėshtė shoqėruar pėr herė tė dytė nė polici, dhe pas 12 orėsh tė marra nė pyetje, Shaban Norja, njė ishi dėnuar me 9 vjet pėr vrasje nė tentativė, ka pranuar krimin makabėr tė kryer mbi 18- vjeēaren Aishe Vata. Hetuesit kanė bėrė tė ditur se ishte familja dhe babai i saj, ata tė cilėt ngritėn dyshimin e madh pėr kapjen e autorit 80-vjeēar Norja, i cili ishte roje i njė banese tė vogėl dhe njė sipėrfaqeje toke pranė banesės sė familjes Vata. Policia, mes 40 tė shoqėruarve, ishte e bindur qė nė fillim se ai mund tė ishte personi qė kishte bėrė krimin, por mospasja e provave, ka bėrė qė herėn e parė tė lihej i lirė. Hetuesit e kanė shoqėruar menjėherė pas gjetjes sė trupit tė viktimės, ditėn e enjte, mė 11 tetor 2012, Shaban Norjen. 80-vjeēari kishte pranuar se kishte pasur me vajzėn raporte intime prej disa kohėsh, por kishte mohuar kategorikisht se ai mund tė ishte vrasėsi. Kjo ka bėrė qė Shaban Norja tė mbahej 24 orė nėn vėzhgim nga Policia e Durrėsit pas daljes sė tij nga dhomat e shoqėrimit. Mosgjetja e asnjė tė dhėne e ka ēuar policinė sėrish nė dyert e tij, mesnatėn e sė shtunės, duke e shoqėruar nė polici si tė dyshuarin kryesor tė vrasjes sė vajzės shtatzėnė. Vetėm pas 12 orėsh nė pyetje pėrballė njė grupi hetimor me inspektorė nga Drejtoria e Pėrgjithshme dhe ajo e Durrėsit, Shaban Norja ka pranuar krimin gjakftohtė.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė