Shqiptari qė e ndihmon Serbinė nė veriun e Kosovės
Njė studim i gazetarėve tė B92 pėr pėrdorimin e mjeteve tė shtetit serb nė Kosovė, nxjerr nė pah shumė gjera interesante. Si vijnė mjetet nga Serbia, si blihen shtėpitė e shqiptarėve nė veri dhe shumė e shumė gjera tjera.
Sipas studimeve, miliona euro pėrdoren nga Serbia nė Kosovė, tė cilat nė emėr tė ndihmės pėr serbėt pa strehė, keqpėrdoren nga politikanėt lokalė, transmeton B92.
Emisioni Insajder B92 i shpalos tė gjitha, qė nga Nebojsha Ēoviqi, ish-kryetar i Kėshillit Koordinues pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, e deri te shqiptari Idriz Shijaku, i cili ishte i pėrfshirė si ndėrmjetėsues pėr tė bind shqiptarėt tė shesin shtėpitė nė pjesėn veriore tė Kosovės.
Idriz Shijaku, ndėr tė tjera pėr gazetarėt e B92 thotė: Myslimanėt (boshnjakėt) i kam bindur mė lehtė pėr ti shitur shtėpitė e tyre, ndėrsa me shqiptarėt kam pasur problem. Unė ėshtė dashur qė tė shes edhe shtėpinė time nė mėnyrė qė ti bind shqiptarėt e tjerė si tė veprojnė.
Idriz Shijaku, i cili ishte ndėrmejtėsues mes shqiptarėve shitės dhe shtetit serb si blerės, merrte 3% tė ēmimit si komision.
Nė lidhje me kėtė skandal, priten arrestime nė Serbi. Ish-koordinatori pėr Kosovėn dhe nėnkryetari i Qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Ēoviq, pritet tė arrestohet pėr shpėrdorim tė fondeve, raportojnė mediat e Beogradit.
Kėto paralajmėrime ai i konsideron kėrcėnime, pas tė cilave fshihen ata qė kanė vjedhur para nė Kosovė.Siē shkruan Kurir i Beogradit, Ēoviq qė para njė viti hetohej pėr shpėrdorim tė 459 milionė dinarėve tė dedikuar pėr ndėrtimin e shtėpive tė serbėve nė Mitrovicė. /Presheva/