Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-12, 11:00   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bestytnitė dhe hajmalitė

Amuletet, talismanet dhe hajmalit


Me njė prejardhje tė lashtė tė besimit tė fortė tė ndikimit tė tyre magjik tek poseduesi i tij, sot, bartja me vete e talismanėve, amuleteve dhe hajmalive si dhe vendosja e tyre nė vendet ku qėndrohet mė sė shumti, sikur ėshtė rikthyer nė vetėdijen e tė njeriut bashkėkohor.




▪ Prandaj, nuk janė tė pakta imazhet e personave autoritar nga jeta artistike, shoqėrore dhe politike tė botės, qė me vete, si relikte tė ēmuara, stolisen haptazi me kėto simbole nga lashtėsia duke pasur besim tė fortė nė fuqinė e tyre mbrojtėse.




ēka janė amuletet, talismanėt dhe hajmalitė?

Pėr domethėnien e amuleteve, talismanėve dhe hajmalive ekzistojnė shumė definicione, pėr tė cilat vėshtirė se mund ta pėrzgjedhim njėrėn prej tyre si mė tė saktė. Po ashtu, do ta kishim vėshtirė tė pėrgjigjemi saktė edhe nė pyetjen se kur sė pari nė historinė e njerėzimit ėshtė aplikuar talismani, hajmalia ose amuleti. Nė Bibėl, bie fjala, flitej pėr njė person nga kohėrat e lashta, i cili quhej GIGANTE, dhe i cili, sė pari nė botė ka zbuluar fuqinė e ndikimit magjik tė amuleteve dhe talismanėve.


Po nė Bibėl, hasim nė disa legjenda se, njėri prej bijve tė NOAS (h.z. Nuhi), ZAROSTERI, konstruktori i barkės shpėtimtare gjatė pėrmbytjes sė madhe, ka qenė formuluesi i parė i talismanėve dhe amuleteve. Edhe vetė emri i tij nė pėrkthim tė lirė ka kuptimtė metaforik dhe do tė thotė: "Kleriku i yjeve" ose "Adhurues i yjeve". Nė anėn tjetėr, shkrimet e lashta Arabe tregojnė se burimii fshehtėsisė sė pėrpilimit tė talismanėve dhe amuleteve vjen nga breti i parė i Egjiptit NAKRAUSA. Edhe pse kemi shumė laramani kuptimesh, sipas mendimit tim, ndoshta tek nė shekullin XVIII ėshtė dhėnė definicioni mė pragmatik i amuleteve: "Amulet ėshtė ēdo send qė njeriu mban tė varur rreth qafe ose nė ndonjė pjesė tjetėr tė trupit. Amulete mund tė jenė edhe simbole tė ndryshme, tė cilat me pasion i mbajmė si stoli nė fustane dhe veshjet tjera, ose njė send qė ruhet nė njė vend tė caktuar, me besimin e fortė se ai largon shpirtrat e lig, demonėt e ndryshėm, shėron sėmundjet dhe mbron nga ndikimi i magjisė sė zezė".


Edhe pėr prejardhjen etimologjike tė nocionit AMULET, nuk ka qėndrim tė prerė. Disa e marrin si tė saktė burimin e tij nga gjuha arabe qė do tė thotė: "zinxhiri nga gurėt". Vėrtetė tek arabėt ky zinxhir ėshtė bartur rreth qafe dhe ėshtė quajtur "hamalet". Linguistė tjerė Evropian, nocionin "amulet" e ndėrlidhin me domethėnien e foljes latine "amolire" - largim, pėrzėnie, gjė qė, edhe logjikisht mund tė jetė e pranueshme. Po ashtu, ka mundėsi qė nocioni "talisman", tė ketė prejardhje nga gjuha turke: talis, talism, tilism, me kuptim "imazh i ēuditshėm" "pamje e ēuditshme". Po ashtu, edhe tek popujt e civilizimeve tjera tė lashta mund tė ketė baza linguistike tė prejardhjes sė saj. Nė Persi, quhej "tsilmenaja", Grekėt e lashtė e emėrtonin si "telesmata", ndėrsa arabėt nė arabishte e quajnė "talisman". Sido qė tė jetė, pėr ne ėshtė e rėndėsishme se talismanėt dhe amuletet janė karakteristikė e tė gjitha civilizimeve tė lashta dhe besimeve tė tyre tė pėrhapura nė fuqinė magjike qė ato kanė.
Sipas shėnimeve tė vjetra, njėri ndėr personalitetet dhe burrėshtetasit mė tė ēmuara tė historisė njerėzore, i cili ka pasur aftėsi mbinatyrore tė komunikimit me shtresat e larta shpirtėrore, ka qenė Solomoni (h.z. Sylejmani), biri i mbretit tjetėr tė madh tė Izraelit. Davidit (h.z. Dauti). Pėrveē nė Bibėl dhe Kuran, pėr mrekullitė e tij, ka mjaft dėshmi materiale edhe nė veprat e ndryshme tė bashkėkohėsve tė vet. Mes tjerash, pėr tė thuhej se ishte njohės i mirė i gjuhės sė shenjave magjike dhe me anėn e kėtyre simboleve, komunikonte me forca tė ndryshme energjetike-jomateriale (demonėt, Xhinėt etj), tė cilėt i kishte nėn kontroll tė plotė. Vepra e famshme e kėsaj natyre, qė mendohet se ėshtė shkruar nga vetė Solomoni, titullohet: "ēelėsi i Solomonit" ("Clavicula Solomonis"). Kjo vepėr, nė historiografinė e magjisė, konsiderohet si doracak kapital i simbolikės dhe shkathtėsisė okuliste mbarėbotėrore. Edhe pse pėrmbajtja e saj ėshtė e publikuar, mendohet se shumė shkrime nga origjinali, nga klerikėt ebrej dhe sekte tė ndryshme ezoterike, me xhelozi ruhen si njė fshehtėsi e madhe.


Ndėr simbolet mė tė pėrgjithshme dhe mė tė fuqishme qė ende pėrdoren nė traditėn e magjisė botėrore, pa dyshim se ėshtė Ylli i Davidit dhe Pentakli i Solomonit (Pentagrami). Edhe pse kėto simbole, sot na janė tė njohura publikisht, aktivizimi i forcės sė tyre magjike kėrkon kombinime dhe rituale tė caktuara. Kėto rituale mbeten tė fshehta pėr masat e gjera.


Shumė shtete, veēanėrisht Izraeli dhe Judaizmi, Yllin gjashtėrremėsh tė Davidit, e kanė pėrvetėsuar si simbol nacional dhe shtetėror. Realisht, Ylli i Davidit, nuk ėshtė simbol autentik i izraelitėve, por ka njė prejardhje edhe mė tė vjetėr pagane. Nė veēanti nga Solomoni, u ėshtė pėrshtatur dhe konstatuar fuqia e tyre e veēantė. Pėrmes disa modifikimeve nga shumė shtete dhe popuj nė botė, edhe Pentakli i Solomonit ėshtė pėrvetėsuar si simbol i fortė identifikues. Nė kėtė kontest, besoj se nuk ka nevojė t'i numėrojmė ideologjitė, shtetet dhe institucionet e ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare qė nė emblemat e tyre nuk e kanė PENTAGRAMIN E SOLOMONIT.


Sektet magjizeza nėpėr botė, Pentagramin e pėrdorin si ēelės pėr hapjen e horizonteve tė ndėrlidhjes me forcat e errėta (djajtė dhe demonėt), por tek kėta tė fundit, ylli pesėcepėsh ėshtė i shėnuar mbrapsht: me tehun e cepit tė sipėrm kthyer poshtė.

Dallimi nė mes talismanit, amuletit dhe hajmalisė

Edhe pse shumica i besojnė fuqisė magjike qė kėto kanė, njė pjesė e madhe e pėrdoruesve tė tyre, ende nuk e dinė dallimin qenėsor nė mes talismanit, amuletit dhe hajmalisė.
Talismanėt, zakonisht, janė simbole tė forta tėrheqėse. Pra, pėrmes bartjes sė tyre me vete, ose vendosjes nė ndonjė hapėsirė tė caktuar, bėhet tėrheqja e energjive pozitive. Atyre energjive pozitive nga universi, qė besohet se sjellin dashuri, lumturi, harmoni, shėrim shėndet etj. Njė karakteristikė tjetėr e talismanėve ėshtė se ato mbahen me vete, por jo nė vende tė dukshme. Mė sė shpeshti nė ēantė, xhep etj.


Amuletet, nė tė kundėrtėn, largojnė ndikimet negative, luftojnė sėmundjet dhe mbrojnė nga magjia e zezė. Ato gjithnjė mbahen nė vende tė dukshme: nė unazė, qafore, bylyzyk, etj.
Dhe, sė fundi, hajmalitė janė kombinimi i kuptimit tė talismanėve dhe amuleteve dhe kanė qėllimin e njėjtė: t'i tėrheqin ndikimet pozitive dhe t'i largojnė ato negative.


Derisa talismanėt dhe amuletet, gravurohen nė qeramikė, metal dhe legurat e tjera (shpesh pėrzierja e legurės ruhet si fshehtėsi), hajmalitė zakonisht shkruhen nė letėr, pergamenė dhe lėkurė. Po ashtu, pėrveē dallimit pėrmbajtjesor, ato ndryshojnė edhe nga prejardhja burimore e tyre. Hajmalitė, rrjedhin nga kultura orientale e popujve me besim islam, andaj mė tė popullarizuar janė nė regjionet ku jeton popullsia me pėrkatėsi myslimane. Edhe pse dedikimi ėshtė i njėjtė, talismanėt ose amuletet kanė shumė pak popullaritet nė mes sqiptarėve. Edhe tek ne nė Kosovė, si forma mė e shprehur e simbolit mbrojtės ėshtė hajmalia, dhe besimi nė fuqinė e tyre mrekulluese ėshtė e rrėnjosur thellė nė vetėdijen e shumicės prej nesh. Edhe pse shpesh nė praktikė hasim nė deklarime publike se kemi tė bėjmė me njė besėtytni tė kotė, nė momente tė njė gjendjeje tė ērregulluar psikike, edhe nga kėta "materialist tė linjės sė fortė", si "ilaēi" i fundit provohet hajmalia. Kėtė fakt e kanė dėshmuar shumė mjekė, me tė cilėt kam biseduar. Ata tregonin se gjatė kontrollit tė pacientėve, te gati 70 pėr qind e tyre, rreth qafe dhe pjesėve tjera tė trupit vėrenin hajmali.


Aspak nuk do tė ishte interesante kjo dukuri, sikur nė mesin e kėtyre pacientėve, njė numėr i madh i tyre, tė mos ishin intelektualė tė profileve tė ndryshme.


Me pretekst se ju sjellin fat nė karrierė, kohėn e fundit, kudo nė botė, ėshtė bėrė trend i vėrtetė bartja dhe ekspozimi i simboleve tė lashta magjike nė formė tė talismanėve dhe amuleteve. Kjo dukuri, veēanėrisht ėshtė shprehur tek personat e popullarizuara tė jetės kulturore dhe politike. Duke i sajuar nė veprat e veta, shumė dizajnues, piktorė dhe stilistė, inspirohen nga dukja e kėtyre simboleve.


Edhe pse njihen si shenja dhe formula autentike mistike, pak kush e di se talismanėve ose amuleteve, para pėrdorimit tė tyre, fillimisht, me ritual tė caktuar, duhet t'ju bhet edhe bekimi adekuat. Pa kėtė bekim, amuleti ose talismani, nuk e ka forcėn e ndikimit.


Bekimi i amuleteve, kryhet nga personat e caktuar dhe me aplikimin e ritualit tradicional. Rėndėsi tė veēantė ka edhe koha e bėrjes sė ritualit, qė zakonisht i pėrshtatet pozitės sė planetėve, e posaēėrisht tė Hėnės.

Shenja dhe simbole mbrojtėse kolektive

Shikuar historikisht, pėrveē qėllimeve individuale, amuletet, talismanėt dhe hajmalitė, kanė pasur njė ndikim tė gjerė edhe si mbrojtje kolektive tė njė populli, vėllazėrie apo fisi tė caktuar. Zakonisht, ato ishin shenja tė forta kozmike, me njė prejardhje dhe domethėnie tė caktuar magjike. Nė kohėrat e lashta, fillimisht, kėto emblema i mbanin mbretėrit, burrėshtetasit dhe udhėheqėsit e sekteve dhe grupeve tė caktuara me karakter religjioz. Mė pas, me njė praktikė tė trashėguar nga popujt e lashtė, simbolet e ndryshme janė bėrė identifikime zyrtare tė shteteve tė pranuara ndėrkombėtarisht.


Dihet se ēdo shtet i sotėm e ka stemėn dhe flamurin vet identifikues. Kėto simbole kombėtare, pėrveē se pėrmbushin nevojat konstituive dhe kushtetuese tė shtetėsisė, ato flakėrojnė me njė rrezatim tė fortė tė energjisė sė akumuluar kolektive. Nė to shkrihen emocionet e zjarrta tė ithtarėve tė shumtė qė i pėrkasin atij kolektivi, andaj pėr mbrojtjen dhe nėn valimin e tyre, shumica e njerėzve kanė dhėnė edhe jetėn. Sa pėr ilustrim, mund ta merrni shembullin e flamurit tonė kombėtar tė Skėnderbeut, atė tė ngritur nga Ismail Qemali nė Vlorė. Se sa gjak ėshtė derdhur gjatė historisė pėr kėtė flamur, besoj se nuk ka nevojė pėr koment mė tė gjerė.

Sa ėshtė e vėrtetė fuqia mbrojtėse e kėtyre simboleve?

Amuletet, talismanėt dhe hajmalitė, nuk janė vetėm shkrime dhe shkarravitje tė pakuptimta, sikur mendojnė skeptikėt. Nė to, me kohė, nga ana e shumė gjeneratave, ėshtė derdhur energjia e madhe e besimit, gjė qė shkakton efekte psikologjike nė psiken e atyre qė ju besojnė dhe i mbajnė. Pėrveē hajmalive, qė zakonisht janė tė shkruara arabisht me citate tė ajeteve dhe sureve tė pėrzgjedhura nga Kurani, amuletet dhe talismanėt nė vete pėrbėjnė simbole tė ndryshme tė planetėve, formula matematikore dhe shenja tė ndryshme mistike nė tė cilat, formuluesit e tyre kanė ardhur nė njė gjendje psikike tė transit (dimensionet shpirtėror mental). Andaj, besohet se ato kanė forcė hyjnore dhe janė ēelės qė hapin lidhjen me shtresat mė tė larta psikike.


Pėr fund, pa dashur tė thellohemi nė efektet e vėrteta tė kėtyre simboleve, mjafton tė dimė se, pikėrisht ky besim i madh i njerėzve nė efektin e tyre, aktivizon shumė mekanizma latente (mistike) psiko-imunobiologjike qė veē ekzistojnė nė brendinė e qenies sonė. Andaj, unė jam mė se i bindur se dėshmitė e shumta tė rezultateve pozitive shėruese tė talismanėve, amuleteve ose hajmalive, duhet shpjeguar nė vetė besimin e madh tė njerėzve qė kanė nė fuqinė e tyre ndikuese.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė