Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-12, 22:23   #67
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Qeveria

Ambasada e SHIK-ut







"SHIK-u ėshtė gjallė, fiton 200 milionė dollarė nė vit”. Ky titulli qė pėr disa ditė, nė maj tė vitit 2010 kishte tronditur shoqėrinė kosovare, e qė ishte nxjerr nga njė raport i OJQ-sė amerikane “Komiteti Kombėtar i Politikės sė Jashtme Amerikane”. Qė atėherė besohej se edhe pse zyrtarisht ėshtė shuar, Shėrbimi Informativ i Kosovės vazhdon tė kėtė ndikim tė madh nė vend.Sidomos kur bėhet fjalė pėr tė punėsuar njerėz nėpėr institucione, SHIK ėshtė gjithmonė me ndikim nė kėtė drejtim.

Pasi nė Kuvendin e Kosovės ka gati njė grup parlamentar me deputetė, shumė njerėz me rekomandim tė SHIK janė punėsuar nė Post-telekomin e Kosovės, nė Aeroport e nė KEK mirė, tani rrėnjėt janė shtrirė edhe nėpėr institucione kosovare qė pėrfaqėsojnė shtetin nė botė-ambasadat.

Indeksonline merr vesh qė Ambasadėn e Kosovės nė Gjermani ka disa tė punėsuar me rekomandim tė ish-punonjėsve tė SHIK-ut.

Burimet tė institucioneve mė tė larta vendore kanė bėrė me dije se janė katėr persona qė punojnė nė kėtė ambasadė, e qė kanė shkuar aty pas kėrkesės sė bėrė nga ish-zyrtarė tė SHIKU-ut.

Nė kėtė ambasadė, me ndikimin e SHIK-ut ėshtė punėsuar Fatmire Musliu, motra e Ganimete Musliut, tash deputete e PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės e dikur asistente e kryetarit tė Skenderajt, Sami Lushtaku.

I punėsuari tjetėr nė Ambasadėn e Kosovės nė Gjermani, me rekomandim tė kėsaj agjencie janė Hamdi Reēica dhe Dhurata Selimi, tė afėrm tė Elmi Reēicės, njeri i fuqishėm nė SHIK dhe aktualisht deputet i PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės

Sipas po kėtyre burimeve, nė kėtė ambasadė janė punėsuar edhe shoferėt e Kadri Veselit, i cili udhėhoqi SHIK-un pėr mė shumė se njė dekadė. Kėta janė Hamdi Gashi e Islam Spahija. Ky i fundit e shoqėroi Veselin gjatė intervistės sė famshme e tė tij dhėnė portalit gjerman “dt-worldwide”, ku kishte prezantuar edhe ambasadori Skėnder Xhakaliu.

Indeksonline ka pritur pėr mė shumė se njė muaj njė pėrgjigje nga Ministria e Punėve tė Jashtme, qė aktualisht drejtohet nga nėnkryetari i PDK-sė, Enver Hoxhaj, nė lidhje me kėtė temė, mirėpo nuk ka marrė pėrgjigje.

“I kemi pranuar pyetjet e juaja, mirėpo jemi duke i pėrgatitur pėrgjigjet dhe posa tė jenė gati do ua pėrcjellim”, ka deklaruar pėrmes telefonit Artan Behramaj, zėdhėnės nė MPJ.
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė