Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-12, 21:47   #460
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Kambanė nė qafė!

(Rekuiem pėr veten dhe shokėt e mi)


Qe ditė me diell, muaji maj. Mė e bukura stinė,
kur mora pusullėn me vulė e nėnshkrim!
Tani jam i lirė, plotėsisht i lirė, tė dashur miq!
I kam gjashtėdhjetė e pesė dimra e beharė mbi kurriz
dhe shtatėdhjetė e pesė euro nė xhep!
Mund tė bėj ē’tė dua. Po, pėr besė!
Tė shkruaj kujtime pėr veten dhe tė tjerėt,
tė vajtoj pėr ėndrrat dhe iluzionet e mia djaloshare…
Mund tė dal nė Gėrmi ēdo mėngjes,
tė pi kafe te vila Lira pėr vetėm pesėdhjetė centė;
t’i mbush mushkėritė me ajėr e klorofil
a tė vetėhelmohem me tym e nikotinė.
Mund tė zgjohem pa zbardhur drita,
tė fle po desha deri nė drekė a tė bredh natėn si somnambul.
Mund tė protestoj, tė hedh parulla, tė gjuaj me gurė;
tė pėrleshem me policinė e tė shkoj nė burg si dikur… Kot!
“Sundimtarė tė rinj sundojnė nė Olimp;
Jovi mbretėron ashtu si do vetė…”.
Ē’nuk mund tė bėj! Ē’nuk!
Mund tė sillem rrugėve ditė e natė
me duar thellė nė xhepa a nė kontejnerė. Pse jo?
Edhe ata qė rrėmihin plehrat njerėz janė, pėr besė,
Njerėz. Me “Nj” tė madhe,
siē na mėsonin dikur mėsuesit tanė tė mirė
dhe ne pas tyre nxėnėsit tanė…
Ji i lumtur, mė thonė. Dhe jam. Pse tė mos jem!
Migjeni nuk e pati kėtė fat. Pėr tė kjo qe njė ėndėrr e largėt.
Pėr moshėn e kam fjalėn.
As Naimi jo. I mori para kohe qė tė dy tebeceja.
Luigjin plumbi, Bilalin thika,
Jusufin prita nė Untergrupenbah vetė i tretė…
Enigma e njė vrasjeje tė trefishtė!
As rusi Majakovski, i mbiquajtur Vologja;
as andaluziani Garsia Lorka, as turku Nazim Hikmet;
as pelegrini i madh Xhorxh Gordon Bajron,
qė edhe gurėt i mėsonte tė ngrihen kundėr tiranisė,
nuk e pritėn kėtė ditė.
E sa e sa tė tjerė. Artistė, poetė.
Ikėn mė tė rinj se unė dhe shokėt e mi.
Plaku i Makit, De Rada ynė, po.
Ndėrroi jetė me njė cironkė nė xhep nė prag tė tė nėntėdhjetave
Ai qė kėndoi: “Ardhi ditė e Arbėrit!”
A thua erdhi vėrtet kjo ditė?
E shoh qortimin nė sytė tuaj: ”Je nė vete, mik!
Mos u bėj qaraman, heretik…
Nuk tė ka hije nė kėtė moshė!”
Keni tė drejtė. E pranoj.
Tani jam plotėsisht i lirė!
Mund tė kthehem andej nga kam ardhė
tė zė peshkun e artė nė ujėrat e liqenit,
tė shtrihem gjerė e gjatė buzė lumit tim,
tė kapem nė rrjetė a ta gėlltis karremin vetė…
Mund tė iki nga sytė kėmbėt, tė shkoj ku tė dua,
nė Europė, Amerikė e mė larg akoma.
Mund tė blej litar tė ri fringo si Klosi
e lakun nė fyt nė papafingon sterrė
nė Tiranėn pėrplot tiranė tė vegjėl e tė mėdhenj.
Mund tė puqem befas me ndonjė makinė njė ditė,
duke kaluar rrugėn “Eqrem Ēabej”
e tė bėhem njėsh me asfaltin e valė…
Sa shumė mundėsi qė kam, tė dashur miq.
A s’ėshtė pėr t’u lakmuar kjo.
Mund ta shkruaj testamentin si Dhimitėr Pasko
e t’u lė porosi gruas dhe fėmijėve:
“Adheu ėshtė atdhe edhe kur tė vret!”
Pardon, kur tė nxjerr nė pension!
Me shtatėdhjetė e pesė euro nė muaj
pėr bukė, ujė, qumėsht, ilaēe, qefin a plaf…
Dhe titullin kumbues Profesor Doktor
varur si kambanė nė qafė!
Si kambanė nė qafė!
Kambanė nė qafė!
Nė qafė!
Ah!

Agim Vinca
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Le jardin des disparus : 25-10-12 nė 21:48
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė