Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-12, 13:21   #171
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kuriozitete!!!!

Nė botė mungojnė plot 117 milionė femra


Nė botė mungojnė 117 milionė vajza. Ky ėshtė vlerėsimi i fundit i bėrė nga njė raport i Kombeve tė Bashkuara i prezantuar pak javė mė parė nė Bangkok, nė konferencėn pėr popullsinė aziatike. Mungojnė, sepse nuk kanė lindur kurrė, u hoqėn sapo u zbulua seksi i tyre: femėr. Por ky nuk ėshtė njė fenomen i ri. Pėr kėtė, ekonomisti Amartya Sen, kishte kėrkuar vėmendjen e shoqėrisė mė shumė se 20 vjet mė parė. Fituesi i ēmimit "Nobel" kishte folur pėr 100 milionė gra nė njė nga artikujt e tij mė tė famshėm, ku i referohej Azisė, Kinės, Indisė, Koresė sė Jugut. Por tė dhėnat e fundit demografike tregojnė se aborti i vajzave nuk ėshtė njė fenomen i pėrhapur vetėm nė vendet e juglindjes aziatike.

Pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, ky konsiderohet njė fenomen i zakonshėm edhe nė Kaukaz, nė Shqipėri, Armeni, Mal tė Zi. Me flukset migratore, ky fenomen i rėndė ka mbėrritur deri nė zemėr tė Perėndimit: Britania e Madhe, SHBA dhe Kanada apo Itali. "Ėshtė e vėrtetė se shifrat janė ende tė vogla pėr tė shkaktuar njė problem demografik nė Perėndim, siē ndodh nė vendet aziatike, por pėrfaqėsojnė njė problem tė vėrtetė social dhe politik", tregojnė ekspertėt.

Studiuesit e problemeve demografike janė tė ndėrgjegjshėm pėr njė motiv tė thjeshtė: nė natyrė raporti mes sekseve nė lindje ėshtė konstant. Por nė disa vende tė botė lindin mė shumė meshkuj, deri nė kufijtė qė e spostojnė raportin nė vlera tė pamundura pėr biologjinė: 100, 115, 120 apo 130 meshkuj pėr 100 femra. Kjo mungesė balance ėshtė fryt e zgjedhjes sė seksit, e pėrhapur edhe pse e ndaluar, nė dy vendet mė tė mėdha aziatike. Ky fenomen vėrehet mbi tė gjitha aty ku ka njė preferencė tė madhe pėr meshkujt (njė proverb hindu thotė se tė rrisėsh njė vajzė ėshtė njėlloj si t'u marrėsh erė luleve tė komshiut) bashkangjitur pėrhapjes sė teknologjive mjekėsore si ekografia dhe reduktimi i fertilitetit. Jo mė kot ėshtė quajtur si gjenocidi i gjinive.


Jetimoret kineze pranojnė vetėm vajza


Deri pak kohė mė parė nė Itali, pėr shembull ishte vetėm fillimi, ndjesi tė punėtorėve qė punonin nėpėr konsultore: pėr shembull, njė e re pakistaneze, u prezantua nė spitalin San Karlo tė Milanos. "Kėmbėngulte nė mėnyrė tė pazakontė pėr tė zbuluar seksin e fėmijės", tregon njė nga mjeket qė e vuri re kėtė fenomen e qė vendosi tė ndėrhyjė pėr ta parandaluar. "Kur ekografia nxori se priste njė vajzė, nuk u bė mė e gjallė. Njė vit mė vonė erdhi sėrish. Prapė shtatzėnė. Priste njė djalė dhe pėr shtatzėninė e parė tha se kishte ecur keq". Edhe pse problemi nuk ėshtė shfaqur hapur, prej kohėsh dihet qė ekziston. "Nė tė kaluarėn gratė e etnive tė ndryshme si ato indiane apo arabe kėrkonin hapur ta ndėrprisnin shtatzėninė nėse fetusi ishte femėr", tregojnė mjekėt, por kur e kuptuan qė ndėrprerja e shtatzėnisė pėr kėtė arsye nuk lejohej nisėn tė kėrkonin tė tjera mėnyra alternative pėr t'i shpėtuar kėsaj "fatkeqėsie".

Sot dyshohet se ka nga ato gra qė vendosin tė shkojnė nė klinika private ku bėhet analiza pėr tė zbuluar seksin e fėmijės qė nė javėn e dhjetė tė shtatzėnisė, nė kohė pėr tė abortuar brenda tremujorit tė parė, pėr tė eliminuar tė gjitha rreziqet pėr shėndetin mė vonė. Ekografia mund ta zbulojė seksin e fėmijės mė vonė, dhe ka shumė mundėsi qė gratė qė pėrdorin kėtė ekzaminim qė ofrohet nga strukturat publike tė bėjnė aborte klandestine. Pėr mė tepėr mund tė pėrdorin edhe ilaēe, si pėr shembull Cytotec, pilula kundėr ulcerės nė stomak. Mjekėt thonė se e pėrdorur nė doza tė mėdha mund tė provokojė abort. Po ashtu ndodh, qė nėse nuk gjejnė rrugėzgjidhje gratė kthehen pėr tė lindur nė vendet e tyre tė origjinės. Jo rastėsisht jetimoret kineze pranojnė vetėm vajza: jo jetime, por tė braktisura qė nga lindja. Edhe nė disa vende tė Europės si Italia shifrat pėr raportin mes sekseve flasin qartė: 106 meshkuj pėr 100 ferma.

Por gjėrat ndryshojnė nėse analizohen shifrat e lindjeve nga tė huajt sidomos nga emigrantėt me origjinė aziatike, por edhe shqiptare: nė kėtė rast raporti mes dy sekseve ėshtė i llahtarshėm. "Pėr fėmijėn e parė nuk ka shumė pretendime, por nėse djali nė familje nuk vjen as nė shtatzėninė e dytė, atėherė aborti i foshnjave tė seksit femėr ėshtė i garantuar", tregojnė mjekėt. Por pas disa vitesh heshtjeje, nė botė debati ėshtė rindezur sėrish. Nė Kanada ku ekzistojnė kufizime ligjore pėr abortin (edhe pse zgjedhja e seksit pėr fekondimin artificial ėshtė e ndaluar) dhe pas njė studimi gjigant qė tregoi diferencėn e madhe mes meshkujve dhe femrave sidomos nga gratė koreano- jugore, indiane dhe filipinase, autoritetet shėndetėsore vendase propozuan qė deri nė muajin gjashtė tė shtatzėnisė tė mos bėhej i ditur seksi i fėmijės.

Edhe nė Britaninė e Madhe po diskutohet tė merret e njėjta masė. Gazetarėt e "Daily telegraph" filmuan me kamera tė fshehtė mjekė tė disa klinikave private qė nė kėmbim tė pagesės kryenin aborte vetėm se prindėrit nuk donin tė sillnin nė jetė njė vajzė. "Masakra" ndaj vajzave ėshtė produkt i tri forcave sipas demografėve: preferencės pėr fėmijėt meshkuj, dėshira e njė familjeje jo tė madhe nė numėr dhe futja e teknologjive tė reja, si ekografia, qė tė lejon tė dish seksin e fėmijės para se tė lindė. Nė tė kaluarėn, kur ishte normale tė kishe shumė fėmijė, familjet mendonin se herėt apo vonė do tė lindte edhe njė djalė. Por sot, tė gjitha ēiftet duan jo mė shumė se dy fėmijė, ndaj ato qė duhet tė sakrifikojnė janė vajzat. Pėr kėtė arsye, raporti ėshtė mė i ēekuilibruar nė zonat mė moderne tė Indisė dhe Kinės. Situata pėrkeqėsohet sidomos pas shtatzėnisė sė parė, kur nė fillim mund tė pranohet njė vajzė, por nėse edhe fėmija i dytė ėshtė femėr, bėjnė gjithēka pėr tė pasur njė djalė. Vajzat janė viktima tė njė kombinimi pervers mes paragjykimeve antike dhe familjeve moderne gjithmonė e mė tė vogla nė numėr. Sipas Nick Eberstadt, njė demograf amerikan, shkaku i vėrtetė i kėtij fenomeni ėshtė njė "kombinim fatal mes preferencės tradicionale pėr fėmijėt meshkuj, rėnies sė lindshmėrisė dhe pėrhapjes sė teknologjive tė reja pėr tė parė seksin e fėmijės". Nė tė gjitha shoqėritė lindin mesatarisht 103- 106 meshkuj pėr ēdo 100 femra.

Ky raport ka mbetur i tillė pėr shekuj me radhė, ndaj shpesh duhet tė themi se ėshtė edhe njė proces natyror. Meshkujt kanė mė shumė mundėsi tė vdesin gjatė fėmijėrisė, ndaj lindin mė shumė djem. Nė momentin qė nė moshėn e pubertetit, numri i tyre tė jetė i barabartė me atė tė vajzave. Por nė 25 vitet e fundit, ky raport ka ndryshuar. Nė njė sondazh tė bėrė nga qeveria indiane, 60 pėr qind e grave me dy fėmijė deklaroi se do tė donte qė fėmija i tretė tė ishte djalė, njė pėrqindje thuajse dyfish mė e madhe nė krahasim me fėmijėn e parė. Pėrqindja shkonte nė 74 pėr indianet qė kishin tre fėmijė. Deri nė vitet '80, banorėt e vendeve tė varfra nuk mund tė bėnin asgjė pėr tė "siguruar" njė djalė. Thjesht natyra ndiqte rrjedhėn e saj. Por nė vitet pasardhėse, hyrja e teknologjive tė reja, si ekografia, ndryshoi gjėrat. Mjekėt indianė nisėn tė bėnin reklama me sloganin: "Paguaj 5 mijė rupi sot, por kurse 50 mijė nesėr". Kursimi lidhet me lindjen e vajzave. Miliona ēifte qė nuk donin vajza, por qė nuk kishin kurajė t'i vrisnin zgjidhnin abortin. Tani njė ekografi mund ta kryejnė edhe mė tė varfrit, pasi kushton jo mė shumė se 12 dollarė.


Meshkuj beqarė

Pas 20 vjetėsh nė Kinė dhe Indi dhjetėra burra nuk do tė arrijnė tė gjejnė dot gra nėse ky fenomen vazhdon. Nė kėto dy vende mė shumė se njė e katrat e meshkujve qė duan tė martohen mund tė ngelen beqarė. Kėshtu meshkujt beqarė pėr mungesė tė grave do tė pėrbėnin njė pėrqindje tė madhe, rreth 20 pėr qind nė Kinė nė 2060 dhe 15 nė Indi. E gjithė kjo do tė jetė si pasojė e ēekuilibrit mes sekseve qė nė lindje. Sipas demografėve, pasojat nė popullsinė botėrore tė gjithė kėsaj do tė ndihen pas 50 vjetėsh. Pasojat sociale tė kėtij fenomeni janė tė paparashikueshme, sepse asgjė e tillė nuk ėshtė parė nė tė kaluarėn. Meshkujt beqarė do tė jenė tė fundit nė shkallėn sociale. Nė ēdo vend, tė rinjtė e pamartuar krijojnė probleme, sidomos kur rriten.

Ndaj vihet re pėrqindja e lartė e kriminalitetit mes tyre. Kinezėt dhe indianėt mund tė martohen vetėm pas tė 50-ave duke iu kushtuar studimeve dhe pasurisė. Ėshtė njė alarm i tmerrshėm pėr poliandrinė: shumė burra pėr njė grua. Madje njė shqetėsim edhe pėr bashkimet gay mes meshkujve. Tė gjitha zgjidhjet qė mund tė shndėrrojnė shoqėrinė provinciale aziatike nė gjendje tė mos fshijė dot impaktin e kėtij ēekuilibrimi mes seksesh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė