Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-12, 01:04   #464
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

Kush je ti, kush je?


Duke menduar, duke pleksur hije nė vetminė e thellė.
Edhe ti je larg, oh, mė larg se tė gjithė.
Duke menduar, duke ēliruar zogj, duke zhdukur imazhe,
duke varrosur drita.

Kėmbanore mjegullash, kaq tė largėta, atje nė lartėsi !

Duke mbytur rėnkime, duke thėrmuar shpresa tė errėta,
mullis i heshtur,

Nata bie si kafshatė nė kėmbėt e tua,
larg nga qyteti.

Prania jote mė ėshtė e huaj, kureshtare si njė objekt.
Mendoj, ec gjatė, jeta ime para teje.
Jeta ime para tė gjithėve, jeta ime e ashpėr.
Britma pėrballė detit, mes guriēkave,
qė vrapon e lirė, e marrė nėpėr avullin e detit.

Tėrbimi i trishtė, bitma, vetmia e detit.
Bleronjėse, e ashpėr, nderė drejt qiellit.
Ti, ēfarė ishe aty, ē’pėrthyerje, ē’purtekė
tė asaj freskoreje tė pamatė?

Ishe larg si tani.

Zjarr nė pyll !

Pėrvėlon nė kryqe kaltėroshe.
Pėrvėlon, zhurit, pėrflak, pėrshkėndit nė pemė drite.
Lėshohet, brambullit.

Zjarr, Zjarr.

E shpirti im i plagosur vallėzon prej bujashkave tė zjarrta.

Kush thėrret?
Ē’qetėsi e populluar jehonash.?

Ēast i mallit, ēast i gėzimit, ēast i vetmisė,
ēast imi mes tė gjithave!

Guackė nė tė cilėn era kalon duke kėnduar.
Kaq pasion vaji mbėrthyer pas trupit tim.

Tronditje e tė gjitha rrėnjėve,
Sulm i tė gjitha dallgėve !

Endej, i gėzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.
Duke menduar, duke varrosur dritėn nė vetminė e thellė.

Kush je ti, kush je?


Pablo Neruda
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė