Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-11-12, 09:12   #1254
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Liraku iku. Flakėt e shuara me nxitim dhe panik nga shokėt e tij, e dogjėn pak nga pak pėr tri javė, dhe ai nuk ėshtė mė. Pamja e tij si njė pishtar i ndezur zemėrimi ndaj heshtjes sė qeverisė dhe fyerjes qė i bėri Presidenti, do tė na shoqėrojė gjatė jo vetėm pėr dhimbjen njerėzore pėr ikjen e njė njeriu, por dhe ngėrēin pėr pafuqinė tonė pėr ta ndalur vetėflijimin e tij.

Lirak Bejko i vuri flakėn vetes disa orė pasi Bujar Nishani i fyeu ata barbarisht, pa qenė nevoja, pa ia kėrkuar njeri as mė tė voglin mendim. Mori patericat, bodigardėt, makinat, dhe mllefin e njeriut tė vogėl aparatēik, qė kėrkon t’i shėrbejė me ēdo kusht shefit tė tij dhe u ngjit kėmbadoras nė njė studio pėr t’i fyer. Pasi kishte heshtur pėr kėrkesat e tyre, pasi vetė si Ministėr Drejtėsie kishte vonuar dėmshpėrblimin e tyre, pasi vetė si Ministėr i Brendshėm i kishte torturuar pėr copa letrash tė verifikonin burgun e tyre, nė fund pėr t’i bėrė qejfin shefit tė tij, i fyeu dhe i detyroi tė shkonin drejt vetėflijimit. Lirak Bejko, grevisti qė hyri nė grevė kundėr qeverisė dhe vendosmėrisė sė saj pėr tė mos i dėgjuar, u bė kurban i nevojės sė Bujar Nishanit pėr tė qenė ende njė kapter i Sali Berishės nė presidencė.

Tani Liraku iku. Sali Berisha u tregua i vendosur deri nė fund jo vetėm tė mos i paguajė paratė e burgut, por as mos ta dėgjojė. Nėna e tij, e cila ka parė me sy vdekjen e djalit tė saj mes flakėve, thotė se i mjaftonte dhe njė gėnjeshtėr qė i biri tė jetonte akoma. Por Sali Berisha nuk ka asgjė nė dispozicion pėr tė gjallėt. As gėnjeshtrat. Edhe ato i pėrdor pėr tė mbuluar krime, jo pėr tė shmangur krime.

Tani Liraku iku. Bujar Nishani nuk ka mė nevojė tė marrė patericat, bodigardėt, rojet, dhe tė ngjitet prapė zvarrė kėmbadoras nė ndonjė studio tjetėr televizive ta fyejė. Nuk i kėrkon njeri as tė kėrkojė ndjesė. Nuk e llogarit njeri pėr tė gjallė, veē Lirakut qė kishte mirėsinė ta quante tė tillė.

Tani Liraku iku. Diplomatėt e huaj, qė u pėrpoqėn aq shumė ta shpėtonin dhe ta pajtonin me qeverinė, kanė rastin tė shikojnė se demagogjia e Sali Berishės po vret njerėz. Vendosmėria e tij pėr t’i trajtuar ish- tė persekutuarit njėsoj si regjimi komunist, bėri qė ata tė shkojnė drejt vdekjes. Ambasadori Arvizu, i cili u mbėshtet nga Sekretarja Klinton nė mesazhin e tij, qė nėse qeveria nuk ėshtė nė gjendje tė pėrballohet me problemet, duhet tė iki, tani duhet tė mbajė shėnim se ky nuk ėshtė njė vend demokrat ku nė kėto raste ikėn qeveria. Nė kėto raste kėtu ikėn populli, ikin qytetarėt. Lirak Bejko vdiq, siē tha nėna e tij, se nuk u gjend asnjė njeri, qoftė dhe ta gėnjente.

Lirak Bejko iku duke lėnė tė qetė dhe shoqėrinė civile mercenare tė kėtij vendi, qė soditi djegien dhe vdekjen e tij me qetėsi. Tė vėnė nė rresht nė kazanin e pushtetit dhe tė kompleksuar nga halucinacionet e Sali Berishės, ata braktisėn indinjatėn e atyre qė kėrkonin thjesht tė zbatohej ligji i miratuar pėr ta. Kėrkonin tė bisedonin me qeverinė dhe tė vendosnin afate realiste pėr dėmshpėrblimet e burgut. Tani janė tė qetė nga sikleti nė tė cilin i vuri Liraku me shokėt e vet pėr tė protestuar. Tani le tė shkojnė tė marrin honorarėt tek Sali Berisha dhe tė dalin me Jozefina Topallin tė protestojnė kundėr opozitės, siē bėjnė gjithmonė.

Lirak Bejko iku duke i dhėnė fund dhe sikletit nė tė cilin ishin vendosur shumė ish- tė pėrndjekur politikė, nga ata qė po fyhen nė liri njėsoj si nė komunizėm, pasi kanė frikė tė ngrenė zėrin kundėr Sali Berishės. Tė indoktrinuar nga dokrrat e njė ish- sekretari partie, njė pjesė e tyre sot kanė zėvendėsuar komunistėt e djeshėm, qė shikojnė shoqėrinė tė ndarė nė klasa dhe armiq, duke humbur dinjitetin e tyre. Vetėflijimi i Gjergj Ndrecės dhe Lirak Bejkos i vuri nė siklet dhe mezi prisnin tė mbaronte greva e tyre dinjitoze. Tani mbaroi dhe Liraku. Tė rrinė tė qetė nė sportelet e Sali Berishės dhe tė presin lėmoshat e tij pėr burgun e tyre tė djeshėm, qė e kishin po peshqesh nga partia e kėtij njeriu.

Lirak Bejko sot nuk i bie mė qafė askujt. Ka pushuar sė jetuari nė Itali dhe miqtė e familjarėt e vet me siguri qė nuk kanė as lekėt e varrimit dhe tė kthimit tė tij nė Shqipėri. Lirakut nuk i intereson shumė kjo, pasi e mbylli jetėn e vet me dinjitet. Ne, tė mbeturit gjallė, por tė pakallur, duhet t’i ruajmė atij dinjitetin pas vdekjes. Atė nuk e dogjėn flakėt e benzinės, por zemėrimi ndaj pushtetit qė nuk e dėgjonte. E vranė fyerjet e tua Sali Berisha, qė i the rrugaē dhe trafikant, e vrau fjala e presidentit tėnd gjysmak, e vrau heshtja e shoqėrisė dhe pafuqia jonė pėr t’iu bashkuar zemėrimit tė tij.

Mbaji lekėt e Lirakut Sali Berisha. Pėrdori pėr ndonjė biznes tė pistė pėr fėmijėt e tu, tė shtojnė pasurinė. Mbaji tė blesh ndonjė votė a ndonjė opozitar pėr ta pasur mė tė lehtė sundimin. Mbaji dhe jepja gruas tėnde, qė bėn sikur ndihmon fėmijė jetimė, por tė mos guxojė tu afrohet fėmijėve tė Lirakut! Mbaji pėr t’u hakmarrė ndaj atij qė tė poshtėroi dhe me vdekjen e vet. Pėr tė marrė hak ndaj vdekjes sė tij nuk na nevojitėt lek, sidomos aq pak lek sa ti nuk ia dhe pa ia marrė shpirtin. Pėr t’i vėnė nė vend dinjitetin atij, ne duhet tė tė shporrim ty nga aty.-

KET SHKRIM E KA SHKRUAR iLIR JELLA NJI DIBRAN ME ORIGJINE FAMILJARE NGA DIBRA E MADHE QE JETON NE TRIANE ---GJYKONI VET SHKRIMIN E AUTORIT
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė