Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-11-12, 20:00   #13
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: LDK-ja kah po shkon ?

Akuza ndaj kreut tė ri tė LDK-sė nė Ferizaj


Vetėm njė ditė pasi ėshtė lėnė jashtė kryesisė sė degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) nė Ferizaj, Dukagjin Hetemit dhe grupi tė tij, tė hėnėn u janė mbyllur edhe dyert e selisė sė LDK-sė, kur kėta kishin shkuar pėr t'i paraqitur pakėnaqėsitė e tyre lidhur me shkeljet statutore qė janė bėrė nė Kuvendin e sė dielės. Kėto akuza i mohon kryetari i ri i degės sė LDK-sė, Muharrem Sfarqa.
Hetemi ka kontestuar punimet e kėtij kuvendi, duke thėnė se po tė ishte ndonjė kuvend i Koresė sė Veriut, do tė ishte nė rregull, por qė pėr rrethanat tona, mė sė paku ishte kuvend.

"Nuk ka qenė kuvend pune, por kuvend i spastrimeve, i largimit tė njerėzve tė devotshėm tė LDK-sė dhe ngufatje e zėrit tė brendshėm tė LDK-sė. Me bindje tė plotė po e them se ky zė do tė jete shumė mė i fuqishėm. Sė pari u shkel statuti i partisė dhe nė prani tė kryetarit Isa Mustafa dhe nėnkryetarit Haki Rugova", ka thėnė Hetemi, pėr tė shtuar se zgjedhja e kryetarit tė degės ka qenė jo e ligjshme, sepse kandidati pėr kryetar duhet tė vjen nga radhėt e strukturave partiake dhe jo nga Gjermania, siē u veprua me Sfarqėn.

Pėr mė tepėr, Hetemi ka thėnė se pėr kėto shkelje do tė paraqes ankesė nė organet mė tė larta tė partisė, ndėrsa ka thėnė se nuk do ta braktis LDK-nė, pasi LDK-ja e vėrtetė ėshtė jashtė atij kuvendit qė ėshtė mbajtur dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me filozofinė rugoviane, pasi nė tė kuvend, sipas tij, u prodhua filozofia e spastrimeve dhe e pėrēarjeve.

Nga ana tjetėr, kryetari i degės, Muharrem Sfarqa ka thėnė se nga kryesia prej 41 anėtarėsh ėshtė reduktuar numri nė 25 dhe mundėsia e pėrfshirjes sė disa prej figurave ka qenė e pamundur, ndaj ka ftuar kėtė grup tė tė pakėnaqurve qė tė jenė pjesė e angazhimeve tė pėrbashkėta pėr tė fuqizuar edhe mė tej LDK-nė.

"Kam menduar se kjo kryesi ėshtė garancė e suksesit tė LDK-sė. Por qė ekzistojnė edhe kujdestarė qė kujdesen qė LDK-ja tė mos jetė aty ku e ka vendin. Thėrras njerėzit qė tė mos bien pre e manipulimeve nga padronėt e ndryshėm", ka thėnė Sfarqa, duke konsideruar se nuk janė bėrė shkelje tė procedurės sė zgjedhjes sė tij, pasi marrėveshjet janė akte statutore.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė