Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-12, 10:20   #1698
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme Aktuale....



Ligj tė veēantė kundėr mobingut nė punė
Shkup , 11 nėntor - Qeveria do tė sjellė brenda tre muajsh ligj tė veēantė pėr mbrojtjen nga shqetėsimi psikik nė vendin e punės, dukuri e njohur si mobing.
Vendimin pėr kėtė nismė ligjore, e cila do tė vlejė si nė sektorin publik, ashtu dhe nė atė privat, e ka sjellė Qeveria nė seancėn e fundit tė saj me kėrkesė tė Lidhjes sė Sindikatave tė Maqedonisė.
Projektligji do tė ngėrthejė kėrkesat dhe propozimet e sindikatave, ndėrsa do tė pėrfshihen nė tė edhe standardet dhe praktikat mė tė mira tė Bashkimit Evropian.
“Hartimi i njė ligji tė veēantė ka pėr qėllim rregullimin e kėsaj materie, nė ēdo pikėpamje dhe aspekt, si dhe t’i japė rėndėsi politike vėmendjes qė ka Qeveria ndaj kėsaj materie”, ka deklaruar zėdhėnėsi i Qeverisė, Aleksandar Gjorgjev.
Sipas paralajmėrimeve, ligji do tė parashohė kualifikimin e veprės “shqetėsim psikik nė vendin e punės”, si dhe tė gjitha situatat kur do tė vlerėsohet se ėshtė kryer kjo vepėr. Ligji do tė parashohė sanksione pėr punėdhėnėsit qė kryejnė mobing.



Gati shtatorja e Adem Jasharit
Shkup, 11 nėntor - Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, ėshtė gati dhe do tė vendoset kėtė fundjavė nė hyrje tė fshatit Radushė.
Punimet rreth kėtij monumenti janė nė fazėn finale, ndėrsa siē bėn tė ditur Kėshilli Organizativ i fshatit Radushė, nė shpalosjen e tij do tė marrė pjesė kreu mė i lartė i BDI-sė i prirė nga Ali Ahmeti.
Nė solemnitetin e paralajmėruar do tė marrin pjesė edhe mysafirė nga Kosova, Shqipėria, Bujanoci e Presheva.
Nė kėtė ngjarje pritet tė marrė pjesė edhe aktori Reshat Arbana, si dhe shoqėri tė ndryshme kulturore-artistike nga vendi.
Ndėrkaq, bėhet e ditur se kėngėtarja shqiptare nga Kosova, Shkurte Fejza, i ka dedikuar njė kėngė aktit tė vendosjes sė bustit tė heroit kombėtar, Adem Jashari.



Meshari i Gjon Buzukut mbėrrin nė Shqipėri
Tiranė, 11 nėntor - Ka mbėrritur nga Selia e Vatikanit nė Tiranė kopja origjinale e librit tė parė shqip, Meshari i Gjon Buzukut.

Kopja origjinale e Mesharit e cila daton qė nga viti 1555 vjen nė Tiranė me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, ndėrsa ajo do tė qėndrojė e ekspozuar nė Bibliotekėn Kombėtare gjatė muajit nėntor, njofton "Oranews".

Meshari i Gjon Buzukut do tė ekspozohet nesėr nė orėn 18:00 nė Bibliotekėn Kombėtare ndėrsa do tė qėndrojė atje deri mė datėn 28 Nėntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kėrkesėn e Shqipėrisė pėr tė ekspozuar veprėn mė tė lashtė nė gjuhėn shqipe, “Mesharin”, nė Tiranė.

Qė nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740 nė Bibliotekėn e Propaganda Fides, afėr Romės, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollė Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet tė jetė shtypur nė Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike pėr tingujt nė shqip. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe.

Ky zbulim mbeti nė heshtje pėr mė tepėr se njė shekull, deri mė 1909, kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi, nė Bibliotekėn e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shėnimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.



Fillon ndėrtimi i kishės mbi vakėfin e BFI-sė
Shkup, 11 nėntor – Janė hedhur sot themelet e kishės “Shėn Konstantini dhe Elena” nė afėrsi tė Shtėpisė Memoriale tė Nėnės Terezė nė Shkup, mbi truallin qė ėshtė vakėf i Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė.
Me njė solemnitet nė tė cilin ka marrė pjesė dhe kreu i Qeverisė, Nikola Gruevski, kanė nisur punimet ndėrtimore pėr objektin kishtar, i cili u dislokua me marrėveshje politike nga vendi fillimisht i paraparė nė sheshin kryesor tė Shkupit.
Investitor i kishės do tė jetė Kisha Ortodokse Maqedonase, ndėrsa trualli, i cili llogaritet si vakėf i BFI-sė, i nacionalizuar nė kohėn e komunizmit, iu bė dhuratė nga Qeveria kėtij institucioni fetar ortodoks.
Kisha duhej tė ndėrtohej nė sheshin kryesor tė Shkupit, aty ku, siē thonė nga KOM-i, ajo e ka vendin e saj autentik, por u zhvendos me anė tė marrėveshjes pėr bashkėqeverisje mes VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė.



Rasmussen: Trendi i zgjerimit tė NATO-s do tė vijojė

Shkup, 12 nėntor- Dyert e NATO-s janė tė hapura dhe trendi i Samitit tė NATO-s nė Pragė prej para dhjetė vitesh, pėr anėtarėsimin e vendeve tė reja, do tė vijojė tutje.
Kėshtu ka deklaruar Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, nė seancėn plenare tė Takimit tė 58-tė Vjetor tė Asamblesė Parlamentare tė NATO-s, qė ka filluar mė 9 nėntor dhe do tė pėrfundojė ditėn e sotme.
Edhe kryeministri Nikola Gruevski do tė mbajė sot fjalim nė kėtė takim tė AP-sė tė NATO, ndėrsa krahas tij me fjalime do t'u drejtohen tė pranishmėve edhe krerėt e vendeve tė tjera kandidate pėr anėtarėsim nė NATO, si Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia.
Nė tri ditėt e kaluara, rreth 350 deputetė nga gjithsej 28 vende-anėtare tė NATO-s nga Amerika Veriore dhe Evropa, si dhe delegatė tė vendeve-partnerė, vėzhgues dhe ekspertė, diskutuan mbi situatėn nė Ukrainė, pėr krizėn nė Siri dhe pėr anėtarėsimin e shteteve tė reja nė Aleancė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė