Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-12, 14:45   #1704
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Vendet e Gjirit njohin opozitėn siriane Doha, 13 Nėntor - Gjashtė shtete tė Gjirit Persik kanė njohur njė koalicion tė ri opozitar nė Siri si “pėrfaqėsuesit legjitimė tė vendit”.

Koalicioni Kombėtar pėr Revolucionin Sirian dhe Forcat e Opozitės u shpall tė dielėn nė Doha tė Katarit, me qėllim unifikimin e fraksioneve qė kėrkojnė tė rrėzojnė presidentin Bashar al Assad.

Kryetari i koalicionit do tė jetė Moaz al Khatib, njė ish imam i xhamisė Umajad nė Damask, qė u largua nga Siria mė herėt gjatė vitit. Vendet perėndimore dhe Turqia mė herėt gjatė ditės mirėpritėn krijimin e koalicionit.

Ndėrkohė, ushtria izraelite njoftoi se tanket e saj kanė kryer “tė shtėna direkte” ndaj artilierisė siriane pasi goditje mortaje siriane u qėlluan dhe ranė pranė njė pike ushtarake izraelite nė Lartėsitė e Golanit pėr tė dytėn ditė rresht.

Njė ankesė ėshtė bėrė pranė komandės sė forcave tė OKB-sė qė veprojnė nė zonė, pas asaj qė korrespondentėt e cilėsuan si incidentin mė tė rėndė mes dy vendeve qė prej luftės arabo-izraelite nė vitin 1973.

Ndėrkohė, nė zona tė tjera, aviacioni i qeverisė siriane bombardoi qytetin e kontrolluar nga rebelėt, Ras al Ain, nė afėrsi tė kufirit me Turqinė. Dy avionė dhe disa helikopterė shėnjestruan qytetin, duke spostuar civilėt nė arrati drejt kampit turk Sejlanpinar.

Pėr fat tė mirė, nuk janė raportuar viktima. NATO ka deklaruar se do tė bėjė gjithēka pėr tė mbrojtur Turqinė, njė nga vendet anėtare tė saj.

Gjatė javės sė kaluar, ka pasur zėra se Aleanca mund ta furnizojė Turqinė me raketa tokė-ajėr tė tipit “Patriot”, nė mėnyrė qė tė mbrojė kufirin e saj.



Meksika blen 40 aeroplanė tė rinj A320
Keretaro, 13 nėntor - Aviokompania meksikane Interxhet bėri tė ditur se do tė blejė nga Erbasi, 40 aeoplanė udhėtarėsh A320.

Biznesi ėshtė me vlerė prej 32 miliardė dollarėve.

"Kontrata ka tė bėjė pėr model tė ri tė aeroplanit tė Erbasit, tė cilėt kanė shpenzim tė zvogėluar tė karburantit", theksoi shefi i kompanisė, Migel Aleman Velasko nė forumin e biznesit nė qytetin Keretaro, nė shtetin me emėr tė njėjtė nė pjesėn qendrore tė Meksikės.



A janė shkundur marrėdhėniet speciale tė Rusisė me Gjermaninė?
Ligjvėnėsit gjermanė, javėn e kaluar, kanė miratuar njė rezolutė jodetyruese, e cila i bėn thirrje kancerlares Angela Merkel qė tė ngrejė ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut nė Rusi, kur kėtė javė tė takohet me presidentin Vladimir Putin nė Moskė.

Bundestagu ka miratuar raportin e komisionarit pėr marrėdhėniet gjermano-ruse, Andreas Schockenhoff, i cili ka konstatuar hapa prapa nė zhvillimin demokratik tė Rusisė, me kthimin e Putinit pėr mandatin e tretė presidencial.

Berlini ka qenė njė nga miqtė mė tė mirė tė Rusisė nė Evropė gjatė viteve tė kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder, por marrėdhėniet e tyre kanė ndryshuar nėn Merkelin.

Constanze Stelzenmueller ėshtė ndjekėse e ēėshtjeve transatlantike nė Fondin Marshall tė Gjermaninė.

“Mendoj se ėshtė njė marrėdhėnie, tė cilėn diplomatėt gjermanė pėlqejnė ta quajnė ‘strategjike’ – marrėdhėnie nė tė cilėn nuk ndajmė shumė vlera, porse kemi nevojė pėr gjėra tė caktuara. Aleatėt, miqtė janė njerėzit me tė cilėt vėrtet ndani vlera. Rusėt nuk kualifikohen si aleatė apo miq”, thotė Stelezenmueller.

Importet ruse llogaritet se pėrfshijnė afėrsisht njė tė tretėn e konsumit tė gazit natyror tė Gjermanisė.

Marrė parasysh kėtė, Merkel ka larguar Gjermaninė nga varėsia me energjinė ruse, duke ndėrtuar centrale qymyri. Ajo po ashtu ka qenė njėra nga kritiket mė tė zėshme evropiane tė presidentit tė Bjellorusisė, Alyaksandr Lukashenka – njė aleat i afėrt i Moskės.

Merkel ka nėnshkruar Programin pėr Partneritet Lindor tė Bashkimit Evropian, me gjithė kundėrshtimet e Moskės. Stelzenmueller thotė se njė gjė e tillė ka forcuar pozicionet e anėtareve tė BE-sė, si Polonia dhe Suedia, tė cilat kanė favorizuar zhvillimin e lidhjeve mė tė ngushta me ish-fqinjėt sovjetikė tė Rusisė.

“Diplomacia gjermane ka qenė mjaft e lumtur pėr tė lėvizur nė sinkronizim me Stokholmin dhe Varshavėn nė njė politikė mė pro-aktive nė periferinė lindore. Shembull i kėsaj ėshtė politika gjermano-polake ndaj Bjellorusisė”, thotė Stelzenmueller.

Kur ėshtė shfaqur raporti i Schockenhoffit muajin e kaluar, Ministria e Jashtme ruse ka reaguar me zemėrim. Ajo ka akuzuar Schockenhoffin pėr diskreditim tė Putinit dhe ka marrė hapa radikalė, duke thėnė se nuk e njeh Schockenhoffin si pėrfaqėsues tė Qeverisė gjermane.

Zėdhėnėsi i Merkelit, Steffen Seibert, ka thėnė se reagimi i Rusisė ėshtė “i ēuditshėm” dhe i ka rikujtuar Kremlinit se “Berlini vendos vetė se kush pėrfaqėson Qeverinė gjermane”. Ai ka konfirmuar se Schockenhoff do tė udhėtojė me Merkelin nė Moskė pėr tė marrė pjesė nė seancėn e Dialogut tė Petersburgut.

Edwuard Lucas, njohės i Rusisė, thotė se vullneti pėr t’u konfrontuar publikisht me Moskėn, ėshtė zhvillim i ri pėr pushtetin e Merkelit.

“Nė zemėr tė partisė sė Merkelit shohim pakėnaqėsi publike me Rusinė dhe gatishmėri, nė emėr tė Gjermanisė, pėr t’u zėnė publikisht me tė”, thotė Lucas.

Njė shenjė tjetėr e kėtij vullneti tė ri, shton Lucas, ėshtė vendimi i Gjermanisė pėr tė gjykuar njė ēift spiunėsh, tė cilėt janė arrestuar nė vitin 2011 dhe besohet se kanė spiunuar pėr Moskėn qysh nė fund tė viteve 1980.

Tė gjitha kėto zhvillime e bėjnė ogurzi udhėtimin e Merkelit nė Moskė, thotė Lucas.



Zgjerohet skandali me gjeneralin Petereus, pėrfshihet edhe komandanti Alen
Sharlot, 13 nėntor - Komandanti i armatės amerikane nė Afganistan, Xhon Alen ėshtė i pėrfshirė nė skandalin e ish shefit tė CIA-s gjenerali Petereus.

Agjent tė FBI-sė mbrėmė ka hyrė nė shtėpinė e gruas, lidhja e dashurisė e sė cilės me Dejvid Petereus solli deri te dorėheqja e tij si drejtor i CIA-s.

Zėdhėnėsja e FBI-sė Sheli Linē deklaroi se agjentėt kanė hyrė nė shtėpinė e Pola Broduel nė Sharlot, Karolinėn Veriore. Ajo refuzoi tė japė mė shumė hollėsi pėr shkaqet e ndėrhyrjes.



Koreja e Veriut teston raketa
Pamje tė fundit satelitore tė regjistruara nga njė organizatė akademike amerikane tregojnė se Koreja e Veriut ka kryer sė fundmi disa teste nė njė impiant raketash.

Instituti SHBA-Kore nė Universitetin John Hopkins ka deklaruar se analizat e imazheve tregojnė se Koreja e Veriut vazhdon tė zhvillojė raketa me rreze tė gjatė veprimi.

Sipas burimit, ėshtė provuar se janė kryer tė paktėn dy teste tė motorėve tė raketave qė pas dėshtimit nė prill tė lėshimit tė njė prej raketave, njoftoi instituti.

Peniani deklaroi se lėshimi i raketės nė prill kishte si qėllim vendosjen e njė sateliti nė orbitė, operacion ky qė u kritikua nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia.

“Qė nga testi i dėshtuar, Veriu ka kryer tė paktėn 2, ndoshta edhe mė shumė, eksperimente tė motorėve tė raketave nė bazėn Sohae Satellite Launching Station, mė i fundit prej tė cilėve daton nė shtator 2012”, thotė njė raport i institutit.

Prova duket se ka pėrfshirė “motorat me karburant tė lėngshėm tė fazės sė parė”, si pėr mjetin e lėshimit tė satelitit ashtu edhe pėr njė raketė me rreze tė gjatė, tė parė pėr herė tė parė nė paradėn ushtarake tė kėtij viti.

Gjithashtu, ka pasur tė dhėna pėr ndėrtimin e njė impianti raketash pėr lėshimin e tyre nė tė ardhmen. Raporti sugjeron mė tej se Koreja e Veriut mund tė kryejė teste tė tjera tani qė zgjedhjet presidenciale nė Shtetet e Bashkuara kanė pėrfunduar, ndėrsa nė Jug do tė zhvillohen nė dhjetor.

“Nėse testimi i motorėve tė raketave ose ndėrtimi i platformave tė lėshimit janė nė pėrgatitje pėr kėto aktivitete mbetet e paqartė”, ka shtuar institucioni.



Rusia dhe Sllovenia nėnshkruajnė marrėveshje pėr tubacionin
Moskė, 13 nėntor - Gjiganti rus i gazit, Gazprom dhe kompania sllovene, Plinovodi, kanė nėnshruar njė marrėveshje pėr investime nė seksionin slloven tė ndėrtimit tė tubacionit tė gazit tė Jugut.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller dhe zyrtarė tė Plinovodi u pajtuan sot rreth kėsaj marrėveshje nė Moskė.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu i tij slloven, Janez Jansa morėn pjesė nė ceremoninė e nėnshkrimit.

Miller tha se marrėveshja pėrfundimtare e investimeve do tė zbulohet nesėr.

Marrėveshjet pėrfundimtare tė investimeve duhet tė kryhen me ēdo shtet, pėrgjatė rrugės ku kalon tubacioni.

Tubacioni Jugor do tė kalojė nė gjithė pjesėn e poshtme tė Detit tė Zi, nga porti rus i Dzhubgas e deri te Varna nė Bullgari. Njė degė do tė kalojė pėrmes Serbisė, Hungarisė, Sllovenisė dhe Austrisė, ndėrsa dega tjetėr pėrmes Kroacisė dhe Greqisė.

Tubacioni pritet qė t’i nisė operimet nė vitin 2015.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė