Velija: Mė siguroni, jua tregoj emrat!

(E plotėsuar)Natali Velija, shtetase gjermane, e arrestuar para dy ditėsh pėr pėrfitimin joligjor tė 1.4 milion eurove, qė ishin deponuar pėr tė paguar pasaportat biometrike tė Kosovės, pranon se tė gjitha kėto para i ka marrė, por mė pas ato ua ka dhėnė zyrtarėve tė lartė vendorė.
Por, para se tė publikojė emrat e tė gjithė mitmarrėsve, ajo ka kėrkuar siguri nga autoritetet ndėrkombėtare. Kėrkesa e saj ka ardhur tė mėrkurėn pasdite nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, ku ndaj saj dhe Fisnik e Betim Blakajt, ėshtė mbajtur seanca pėr caktim tė paraburgimit dhe atė pas kėrkesės sė prokurorit ndėrkombėtar tė EULEX-it, Pascal Persoons. Gjyqtari i procedurės paraprake Vehbi Kashtanjeva, ka miratuar kėrkesėn e prokurorit pėr caktimin e masės sė paraburgimit prej 30 ditėsh pėr Natali Velija-n, ndėrsa pėr vėllezėrit Fisnik e Betim Blakaj ka vendosur qė t’ua caktojė masėn e arrestit shtėpiak nė kohėzgjatje prej tridhjetė ditėsh.
Pavarėsisht se Velija ka kėrkuar siguri, duke aluduar qė tė jetė dėshmitare e mbrojtur me qėllim tė zbulimit tė shumė informatave rreth kėtij rasti, asaj paraburgimi i ėshtė caktuar si e dyshuar pėr veprėn penale tė mashtrimit, pėr vjedhje tė rėndė, pėr veprėn penale tė shpėrdorimit, atė tė keqpėrdorimit tė besimit, veprėn penale tė falsifikimit tė dokumenteve dhe rastet e posaēme tė falsifikimit tė dokumenteve.
Tėrė kėto vepra penale qė janė tė pėrmendura nė kėrkesėn e prokurorit Persoons, pėr caktimin e masės sė paraburgimit, njė kopje tė sė cilės e posedon gazeta, Velija dyshohet se i ka kryer duke qenė person i autorizuar i Shtypshkronjės Shtetėrore Austriake (OeSD). Kjo e fundit ėshtė fituese e tenderit pėr prodhimin e pasaportave tė Kosovės dhe kontrata milionėshe mes kėsaj kompanie dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme si dhėnėse e tenderit tė pasaportave, ėshtė nėnshkruar mė 17 qershor tė vitit tė kaluar.
Tre muaj pas kėsaj kontrate, sipas shkresave tė lėndės qė i ka gazeta, Natali Velija kishte themeluar kompaninė “Consulting EU Sh.p.k” (CE) “me qėllim tė tė qenit pėrfaqėsues zyrtar i OeSD nė Kosovė, pėr kontratėn publike pėr furnizimin e sipėrpėrmendur. Natali Velija ėshtė drejtor-menaxhuese e CE. Kjo kompani, CE, ishte pėrgjegjėse pėr importin dhe dėrgimin e tė gjitha mallrave nė Kosovė nė lidhje me kėtė projekt”.
Tėrė rrjedhėn e ngjarjes e cila ka ēuar deri tek arrestimi i sė hėnės i Natali Velija-s, misioni EULEX e kishte mėsuar mė 1 tetor 2012. Nė prokurorinė e kėtij misioni, pėrmes Ambasadės austriake, OeSD kishte dėrguar njė deklaratė ku ishin pėrmendur “tė bėmat” e Natali Velija-s. OeSD kishte deklaruar se deri mė 2 tetor tė kėtij viti ka pranuar 2 milionė e 300 mijė euro, por jo edhe 1 milion e 463 mijė euro, tė cilat nga MPB-ja kanė shkuar nė llogarinė e kompanisė sė Velija-s, por jo edhe te kompania austriake. Natali Velija kėtė shumė tė parave e ka dėrguar te persona tė panjohur pėr hetuesinė. Kėtyre personave ajo ka thėnė, tė mėrkurėn, se ėshtė nė gjendje qė t’ua publikojė emrat, por jo pa iu ofruar siguri.
Prokurori i EULEX-it bazuar nė provat qė i ka, ka thėnė nė kėrkesėn e tij se shtypshkronja austriake nė asnjė moment nuk e kishte autorizuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė tė transferojė pagesat te kompania e Natali Velija-s.
Paratė ua dėrgoi tė tjerėve
”OeSD pretendon se Velija nėn pretendimet false, ka kėrkuar autorizim me shkrim nga ata duke deklaruar: Tė gjitha obligimet financiare tė OeSD-sė nė Kosovė do tė pėrpunohen nga pėrfaqėsuesi ynė financiar. Ky autorizim pastaj i ėshtė paraqitur zyrtarėve tė MPB-sė, si bazė pėr bėrjen e pagesave drejtpėrdrejt nė llogarinė e saj. Mė tutje pretendohet se znj. Velija rrjedhimisht ka pranuar faturat nga OeSD e tė cilat ajo nuk i ka dėrguar nė MPB. Nė vend tė kėsaj, ajo ka krijuar faturat e reja me titull tė falsifikuar tė OeSD dhe ka shtuar numrin e xhirollogarisė bankare tė CE-sė si pranues”, thuhet mė tutje nė kėrkesėn e prokurorit.
Sikurse qė ka pranuar tė mėrkurėn nė gjykatė, edhe vetė OeSD-sė Velija i ka thėnė se mbi 1.4 milionėt i ka dėrguar te persona tė tjerė. Nė kėtė takim mes OeSD-sė kishte qenė i pranishėm edhe Fisnik Blakaj, bashkėpronar me Velija-n nė firmėn e ndėrtimit “Fimex”. “Fisnik Blakaj ka qenė i pranishėm nė kėtė takim, prandaj ėshtė e qartė se ka qenė nė dijeni tė parave tė vjedhura”, thuhet nė kėrkesėn e prokurorit.
Bazuar nė pėrgjimet telefonike, prokurori pretendon se Fisnik Blakaj ka lidhje biznesi dhe ėshtė nė kontakt tė afėrt personal me Natali Velija-n. Gjatė bastisjeve, hetuesia ka kuptuar se Natali Velija ndan tė njėjtėn zyrė me Fisnikun dhe po gjatė kėtyre bastisjeve, hetuesia ka gjetur disa dokumente qė vėrtetojnė se disa transfere parash janė realizuar nga kompania e e Velija-s te kompania “FIMEX”.
Gjatė pėrgjimeve ishte kuptuar po ashtu se Betim Blakaj ishte bashkėpunėtor personal i Velija-s. Nė banesėn e kėsaj tė fundit, Betimi ishte paraqitur nė natėn e arrestimit me njė veturė dhe 2 mijė euro kesh nė xhep.
Gati pėr t’u arratisur
Prokuroria dyshon se ato tė holla ishin tė dedikuara pėr ikjen e tre personave qė e dinin se po hetoheshin. Dyshimin pėr ikje prokuroria e vėrteton edhe duke u bazuar nė pėrgjimet e natės kritike, ku Fisnik Blakaj i kishte shkruar Natali Velija-s mesazhe me pėrmbajtjen: “Sonte... ata na kanė futur brenda tė dyve” dhe “Vish diēka tė ngrohtė sonte”. “Bazuar nė tė gjitha provat ėshtė e qartė se tė dyshuarit ishin tė vetėdijshėm pėr hetimin kundėr tyre dhe pėrgatitesh pėr t’u larguar.
Natali Velija dhe Fisnik Blakaj zgjodhėn qė tė shkonin nė zyrat e tyre mė 12 nėntor 2012 jashtė orarit tė punės ku ata vazhduan tė pėrpiqen qė t’i shkatėrrojnė provat. Duke u bazuar nė pėrgjimet mėsuam se Fisnik Blakaj ishte nė komunikim tė vazhdueshėm me Natali Velija-n dhe vėllanė e tij Fisnik Blakaj gjatė operacionit tė 12.11.2012 duke paralajmėruar ata se arrestimi ishte gati tė ndodhte dhe duke i udhėzuar ata se ēfarė veprimi duhet ndėrmarrė.
Ai tha Natali Velija-s se “sonte ata na kanė futur tė dyve brenda” dhe “vish diēka tė ngrohtė sonte”. Betim Blakaj shkoi nė shtėpinė e Natali Velija-s natėn e 12 nėntorit duke e pėrgatitur dhe ndihmuar atė qė tė largohen. Ai ishte me makinė dhe kishte me vete 2000 euro”, thuhet nė dokumentet e prokurorisė.
Tėrė kėto pretendime tė prokurorisė janė kundėrshtuar tė mėrkurėn nga avokatėt mbrojtės tė tre tė dyshuarve. Mbrojtėsi i Natali Velija-s, avokati Tomė Gashi, ka thėnė pas pėrfundimit tė seancės sė e tėra ėshtė bėrė me qėllim qė tė mbulohen tė bėmat e zyrtarėve tė MPB-sė
Prokuroria pretendon se kompania qė ėshtė e regjistruar nė emėr tė Fisnik Blakajt dhe Natali Velija-s ėshtė e njohur pėr njėsinė e krimeve financiare, pasi qė ka qenė nėn hetime nga kjo njėsi pėr mashtrim lidhur me tenderėt dhe ai po ashtu ėshtė i njohur pėr policinė pėr posedim tė paautorizuar tė armėve, dokumente tė rrejshme, falsifikim, pengim tė zyrtarėve, dėbim, pėrfitim personal dhe vjedhje.
Edhe ndaj Natali Velija-s, prokurori bėn me dije se mė datėn 7 qershor 2011 ėshtė ngritur njė aktakuzė pėr keqpėrdorim tė pozitės zyrtare, lidhur me njė pėrpjekje pėr tė mashtruar Agjencinė Austriake pėr Zhvillim. “Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ka lėshuar njė urdhėrarrest pėr tė lidhur me kėtė rast”, ka bėrė me dije prokurori, Persoons.
------------------------------------------------------------------------------------------
e pata nji pytje une qe e kam nxjerr nji pasaprt biometrike qe esht shtyp nga kjo shtyp shkronj nga austria a mundem me udhtue tranzit neper AUSTRI se po kam frik se ma konfiskojn pasaporten

qysh esht nji fjal popullore prej borqlis tė keq Bishtin e sakices