Tema: Salafizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-12, 20:36   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Salafizmi

Bixhozi i rrezikshėm me salafistėt


Duke ju shėrbyer padronėve tė tyre nė Arabinė Saudite, salafistėt religjiozė ultra-konservatorė po nxisin protesta tė dhunshme dhe po tregojnė muskujt nė Afrikėn e Veriut dhe nė demokracitė e reja arabe. Por jo-stabiliteti tė cilin po e provokojnė ata mund t’iu kthehet bumerang sponsorėve tė tyre saudit, ngase salafistėt mund tė iniciojnė njė valė tė re tė fanatizmit religjioz.




Rritja e influences Salefiste ne vendet Islame



Familja mbretėrore nė Arabinė saudite dhe partnerėt e saj, hierarkia religjioze vahabiste-salafiste, pėr dekada tė tėra kanė shpenzuar miliarda dollarė tė naftės pėr tė dėrguar anembanė botės imamėt e trajnuar nė Arabinė saudite. Edhe pse ka shumė arsye pėr tė para salafizmin si njė sistem tė besimit qė mund tė nxitė radikalizmin dhe xhihadizmin, klerikėt sauditė po vazhdojnė tė eksportojnė ideologjinė e tyre tek tė rinjtė.

Dhe salafistėt tashmė kanė filluar tė angazhohen dhe tė kėrkojnė mė shumė pushtet. Mė 9 nėntor, me dhjetėra mijėra salafistė demonstruan nė Kajro, duke kėrkuar qė Kushtetuta e re e Egjiptit tė mbėshtetet nė ligjin islamik. Nė Tunizi, Rachid al-Ghannouchi, udhėheqės i partisė nė pushtet En Nahda, tėrhoqi vėmendjen e opinionit publik pas publikimit tė njė video-xhirimi tė fshehtė, nė tė cilin ai kėshillon salafistėt radikalė qė tė sigurojnė pėrkrahje pėr qėndrimet e tyre nėpėrmjet shkollave religjioze dhe emisioneve tė ndryshme nėpėr radio-kanale. Ghannouchi theksoi se kishte bėrė pėrpjekje qė tė frenojė etjen e tyre pėr pushtet.

Salafizmi ėshtė njė formė puritane e religjionit, qė ka rrėnjet e veta nė Arabinė Saudite dhe po dėshmon indikacione se po e vazhdon pėrkrahjen. Gjatė javėve tė kaluara, mėsimdhėnėsit nė Universitetin Zajtunah nė Tunizi ngritėn brengat e tyre pėr shkak tė importimit tė vahabizmit, si rezultat i lidhjeve tė kėtij Universiteti me Universitetin Jeddah nė Arabinė Saudite, Universitet ky i ndikuar nga vahabistėt.

Muajin e kaluar, kryesuesit e shtėpive kryesore botuese nė SHBA bashkuan forcat, pėr tė protestuar kundėr promovimit tė njė libri nga ana e qeverisė sė Arabisė Saudite, nė tė cilin jepen kėshilla se si duhet amputuar duart dhe kėmbėt, sipas ligjit islamik dhe nė tė cilin u kėrkua vdekja e homoseksualėve. Nė kėto libra tė krishterėt dhe hebrenjtė cilėsohen si armiq. Sauditėt po vazhdojnė tė botojnė libra tė tilla, pėrkundėr premtimeve shumėvjeēare se do tė rishikojnė kėto tekste.

Mė 11 shtator dhe ditėt qė pasuan, salafistėt nxitėn protestat anti-amerikane, pėr tė demonstruar kundėr filmit Pafajėsia e myslimanėve, xhirimin anti-islamik tė publikuar nė YouTube.

Ėshtė kjo njė stuhi, nė krijimin e sė cilės kanė ndihmuar vahabitėt sauditė dhe ata nga shtetet tjera tė Gjirit Persik. Mbretėrit sauditė, tė cilėt fluturojnė anėmbanė botės me aeroplanėt e tyre luksozė, me gjasė po gjejnė mbrojtje prapa turmave qė po hedhin gurė. Me regjimin represiv saudit, pushtetarėt saudit sigurisht qė janė tė brengosur pėr shkak tė shteteve pėrreth, tė cilat po kalojnė nėpėr tranzicion demokratik. Islamistėt nga radhėt e Vėllazėrisė Myslimane, tė cilėt kanė marrė pushtetin nė Egjipt dhe Tunizi, njė ditė mund tė kėrcėnojnė Shtėpinė e Saudit dhe qeveritė vahabiste nė Katar dhe Bahrejn.

Kjo ėshtė mėnyra se si e sheh kėtė ēėshtje Partia sekulare Demokratike e Libisė. Sabri Malek, zėdhėnėsi i kėsaj partie, i tha televizionit tė Iranit se “demokracia nė Libi ka shqetėsuar tej mase sauditėt dhe katarafit”.

“Arabia Saudite dhe Katari dėshirojnė tė sigurohen se Pranvera Arabe nuk do tė pėrhapet nė Gadishullin e Arabisė”, tha ai.

Mundėsia e trazirave tė reja nė Egjipt dhe Tunizi ka forcuar salafistėt nė kėto shtete, duke shtuar trysninė ndaj udhėheqėsve tė Vėllazėrisė.

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tashmė ka filluar tė lutė sauditėt dhe ai tani ka nevojė pėr ta mė shumė se asnjėherė mė parė.

Ali Al Ahmed, njė ekspert shiit saudit, i cili kryeson Institutin pėr Ēėshtje tė Gjirit nė Washington, theksoi se sauditėt po trimėrojnė salafistėt qė tė sfidojnė qeveritė e Vellazėrisė Myslimane. “Ata janė tė tmerruar pėr shkak tė asaj qė po ndodh nė Egjipt. Qeveria e Vėllazėrisė Myslimane ėshtė arabe, sunite dhe religjioze pėr popullin e saj. Nėse do tė mund tė krijonin njė model, atėherė ai do tė kėrkohej edhe nga shtetet tjera”, theksoi Al Ahmed.

Njėri nga klerikėt mė tė popullarizuar nė Arabinė Saudite, Salman Al Odah, i cili ėshtė burgosur pėr shkak tė “qėndrimeve tė tij radikale”, ka mbėshtetur Pranverėn Arabe dhe qeveritė e Vėllazėrisė Myslimane. Al Odah, i cili ka mbi 1 milionė mbėshtetės nė Twitter, ka shprehur brengėn se salafistėt mund tė destabilizojnė qeverinė e Vėllazėrisė Myslimane nė Egjipt.

Por angazhimi i disa njerėzve nė Arabinė Saudite pėr instalimin e shoqėrive puritane islamike jashtė vendit mund t’i kthehet si bumerang sauditėve, pikėrisht si nė rastin kur Arabia Saudite mbėshteti luftėtarėt muxhahedinė nė Afganistan dhe fushėbetejat tjera gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė, kur Osama Bin Ladeni vuri nė shėnjestėr mbretėrinė.

Salafistėt janė pėrhapur edhe nė Afrikėn e Veriut, ku Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe Emiratėt e Bashkuara Arabe kanė ndėrtuar xhami dhe shkolla fetare, pėr tė trajnuar imamėt vahabitė.

Pėrhapja e islamit puritan nė Afrikė, nė vendet me popullatė tė varfėr dhe qeveri tė dobėta, ka krijuar kushtet pėr ngulitjen e grupeve tė armatosura islamike, si Ansar Dine nė Mali dhe Boko Haram nė Nigeri, tė cilat kanė imponuar versione brutale tė ligjit islamik.

Kėrkesat e salafistėve pėr vendosjen e ligjit islamik nė demokracitė e reja po i vėshtirėson punėt qeverive tė Vėllazėrisė Myslimane dhe pėrpjekjet e tyre pėr tu forcuar. Dhe duke pasur parasysh depėrtimin aq tė thellė tė salafistėve, kėto qeveri nuk mund tė llogarisin mė nė mbėshtetjen e Perėndimit. Por Arabia Saudite dhe shtetet tjera tė Gjirit gjithashtu kanė nevojė pėr stabilitet nė Egjipt dhe Afrikėn e Veriut, por partnerėt e tyre salafistė po e minojnė pėr ēdo ditė pikėrisht kėtė stabilitet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė