moti e kam dit se millosheviqi e formoj PDKen e gradoj HASHIM THAQIN tani veq po vertetohet
Demonstrim simulues i Mbrojtjes civile nė veri
Bota Sot | 18.11.2012 16:17

Sinjali i alarmit nė veri tė Mitrovicės ka shėnuar tė dielėn fillimin ushtrimit simulues publik tė reagimit nė rast tė emergjencės sė zjarrit nga ana e organizatės sė ashtuquajtur Civilna zastita Mitrovice, apo Mbrojtja civile e Mitrovicės.
Ushtrimi ka nisur nė orėn 11: 45 dhe ka zgjatur rreth 1 orė. Ndėrkaq, ky organizim ėshtė zhvilluar nėn pėrkujdesjen e Zyrės pėr Kosovė tė Qeverisė Serbe, tė cilėn e drejton Aleksandėr Vulin.
Pjesėtarėt e kėsaj organizate janė rreshtuar sipas komandės, duke brohoritur emrin e shtetit serb.
Gjatė ushtrimit, pjesėtarėt e ekipeve tė Mbrojtjes civile kanė demonstruar mundėsitė, shkathtėsitė dhe pėrgatitjen e tyre pėr shpėtimin e njerėzve nė rast tė rrezikut nė objektet e pėrfshira nga zjarri.
I ashtuquajturi kryetar i komunės paralele tė Mitrovicės, Kėrstimir Pantiq, i cili ka theksuar se ėshtė njėkohėsisht edhe komandant i organizatės Mbrojtja civile e Mitrovicės, u ėshtė drejtuar pjesėtarėve tė Mbrojtjes civile, duke u thėnė se ata janė njerėzit qė do tė pėrballen me situatat e vėshtira emergjente nė veri tė Mitrovicės.
Ju do tė jeni kėtu nė ēdo moment dhe nė ēdo rrethanė do tė jeni tė parėt qė do ti shpėtoni njerėzit, tė mirat materiale dhe tė kulturės, si dhe mjedisit jetėsor nga fatkeqėsitė elementare, nga pasojat e terrorizmit, fatkeqėsive tė luftės dhe tė tjera, ka thėnė Pantiq.
Ai ka shtuar se organizata Mbrojtja civile do tė jetė nė shėrbimin e tė gjithė qytetarėve nė veri tė Mitrovicės, pavarėsisht nga pėrkatėsia kombėtare dhe fetare e tyre.
Sipas tij, Mbrojtja civile ėshtė formuar bazuar nė Konventėn e Gjenevės, e cila e precizon se pėr ēfarė qėllimesh mund tė pėrdoret mbrojtja civile.
Pantiq ka thėnė se Konventa e Gjenevės e jep edhe mundėsinė qė pjesėtarėt e Mbrojtjes civile tė mbajnė armė.
Neni 65 (i Konventės sė Gjenevės), madje e jep mundėsinė qė pjesėtarėt e Mbrojtjes civile mund tė bartin armatim tė lehtė pėr mbajtjen e rendit ose pėr vetėmbrojtje, ka thėnė Pantiq.
Megjithatė, pjesėtarėt e Mbrojtjes civile nė demonstrimin e sė dielės nuk kanė pasur ndonjė lloj tė armatimit.
Policia e Kosovės nuk raporton pėr incidente
Nė anėn tjetėr, zyrtarėt e Policisė sė Kosovės, kanė theksuar se nuk kanė marrė asnjė kėrkesė pėr organizimin e kėtij tubimi, por policia e ka pėrcjellė nga afėr zhvillimin e aktivitetit tė organizatės Mbrojtja civile.
Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, i ka thėnė Radios Evropa e Lirė se sipas informacioneve tė policisė, organizata Mbrojtja civile e Mitrovicės ka demonstruar njė simulim tė reagimit nė rast tė emergjencave apo situatės sė zjarrit.
Policia e Kosovės nuk ka pasur zyrtarisht ndonjė informacion rreth organizatorėve tė mundshėm tė kėsaj ngjarjeje. Mirėpo, nė vendngjarje sigurisht qė policia i ka pėrcjellė kėto aktivitete edhe pėrkundėr faktit qė ne, sigurisht, nuk kemi qenė pjesė e kėtij aktiviteti.
Mirėpo, nė kuadėr tė Ligjit pėr rendin publik, Policia e Kosovės ka obligime qė tė jetė e pranishme me qėllim tė mbledhjes sė informacioneve dhe sigurimit tė tubimeve tė tilla. Por, gjithēka ka pėrfunduar pa ndonjė incident tė regjistruar nga policia, ka deklaruar Hoti.
Ndryshe, Mbrojtja civile e Mitrovicės ėshtė organizatė, e cila nga institucionet e Kosovės konsiderohet si strukturė paralele qė vepron nė veri tė vendit e financuar nga Serbia.
Ditė mė parė, zyrtarėt e komunės sė Mitrovicė, patėn reaguar pėr shkak tė pranisė sė pjesėtarėve tė Mbrojtjes civile nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke shfaqur dyshimet se nė kėtė organizatė ka edhe pjesėtarė qė janė tė inkriminuar, tė ashtuquajtur roje tė urave, por edhe pjesėtarė tė strukturave tė sigurisė tė shtetit serb.
Rojat e Urės kanė qenė njė grupim i paligjshėm sigurie, i themeluar nė pėrfundim tė luftės nė Kosovė, nė pėrbėrje tė tė cilit thuhej se kishte edhe pjesėtarė tė pensionuar tė forcave paramilitare serbe.
Zyrtarėt e komunės sė Mitrovicės patėn kėrkuar nga strukturat vendore dhe ndėrkombėtare tė sigurisė qė ndaj Mbrojtjes civile, tė ndėrmarrin masa dhe tė mos lejojnė veprimtarinė e tyre, e cila paraqet ndėrhyrjen e Serbisė nė Kosovė./rel