Familjarėt e Hasan Prishtinės ndihmojnė Muzeun e Alfabetit
Manastir, 18.11.2012
Mehmet Prishtina, njė nga pinjollėt e familjes sė Hasan Prishtinės tha se do tė ndihmonte materialisht Muzeun e Alfabetit nė Manastir. Pasi i dhuroi kėtij muzeu disa dokumente tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me historinė e Kongresit tė Manastirit, si: procesverbali i Kongresit tė Parė dhe tė Dytė tė Manastirit, procesverbalin e Kongresit tė Elbasanit, sė bashku me fotografitė pėrcjellėse tė kėtyre kongreseve, Prishtina tha se sė shpejti do tė investojė nė kompletimin e dyerve dhe dritareve tė reja tė kėtij muzeu.
Tė premten Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė Maqedonisė, bashkė me pinjollėt e familjeve atdhetare tė Hasan Prishtinės, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Haxhi Zekės, Mehmet Pashė Derallės, Oso Kukės, etj., vizituan tempullin e dijes shqiptare, Muzeun e Alfabetit Shqip.
Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se me kėtė vizitė nderohet Kongresi i Manastirit dhe gjithė shqiptarėt kudo qė janė, tė cilėt pėrdorin shkronjat qė rrodhėn nga ky kongres 104 vjet mė parė.
Tė gjithė tė pranishmit vlerėsuan se Kongresi i Alfabetit pėrbėn njė nga ngjarjet mė madhore historike tė kombit shqiptar, paraprijėse e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, andaj gjithnjė duhet tė pėrkujtohet me dinjitet. Gjithashtu u theksua se pėr Muzeun e Alfabetit nė Manastir, tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė dhe nė ēfarėdolloj pozitash gjenden, duhet tė tregojnė kujdes tė veēantė, dhe ta ndihmojnė nė tė gjitha format e mundshme.