Tema: 21 12 2012!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-12, 19:28   #105
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: 21 12 2012!

Shenjat e Kijametit II


5. Zbritja e Isait alejhi selam

Do tė zbresė Isai alejhi selam kur muslimanėt do t'i kaplojė njė bela e madhe dhe kur Dexhali do tė bėjė fesad nėpėr tokė dhe mundohet t'i shkatėrrojė besimtarėt nė pėrgjithėsi. Atėherė zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhė nė lindje tė Damaskut, derisa muslimanėt janė tė rreshtuar pėr faljen e namazit tė sabahut.

Transmeton Evs Ibni Evsi, se Muhamedi alejhi selam tha: "Zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhė nė lindje tė Damaskut." Edhe nė ditėt tona ekziston kjo minare e bardhė nė lindje tė Damaskut. Nė njė hadith tjetėr, qė e transmeton Ebu Hurejra, thotė Muhamedi alejhi selam: "Nuk ka mes meje dhe Isait alejhi selam tė Dėrguar dhe ai do tė zbresė. E kur ta shihni atė, njiheni: njeri mesatar (me gjatėsi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhė, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk ėshtė e lagur." Pra, Isai alejhi selam zbret te minarja e bardhė nė lindje tė Damaskut derisa muslimanėt pėrgatiten pėr luftė nė kohėn e faljes sė sabahut e ai zbret dhe falet me ta, kurse imami ėshtė nga ai grup.
Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Muhamedi alejhi selam tha: “Njė grup nga umeti im do tė vazhdojė tė luftojė pėr tė vėrtetėn, ashtu tė qartė, deri nė Ditėn e Kiametit." Po ashtu tha: "Zbret Isai alejhi selam, i biri i Merjemes, e i thotė emiri i tyre (muslimanėve): “Na e fal namazin”, por ai i thotė: “Jo, ju jeni udhėheqės tė njėri-tjetrit, ky ėshtė fisnikėrim i Allahut pėr kėtė umet."

Isai alejhi selam do tė gjykojė me Kuran dhe Sunet dhe do tė veprojė sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai alejhi selam pas zbritjes dhe faljes sė namazit niset me ushtarėt muslimanė nė drejtim tė Mesxhidul Aksas nė Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar njė grup muslimanėsh.
Transmeton Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Kur ai largohet, thotė Isai: “Hapeni derėn (ku janė tė rrethuar muslimanėt).” E hapin atė dhe prapa saj ėshtė Dexhali me 70.000 hebrenj, tė gjithė ata me shpata tė ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohė atė (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa nė ujė dhe lėshohet duke ikur. E kap atė (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkatėrron Allahu ēifutėt." Nė njė hadith tjetėr, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam pasi pėrmendi namazin e Isait alejhi selam me muslimanėt dhe shkuarjen e tij nė Jerusalem, tha: "…Kur armiku i Allahut e sheh atė, shkrihet sikurse kripa nė ujė. E sikur Allahu ta lejojė, do tė shkrihej nė pėrgjithėsi, por Allahu e vret atė me dorėn e tij (Isait alejhi selam). Atėherė ua tregon gjakun e tij nė bajonetėn e tij."

Isai alejhi selam do tė jetojė nė tokė dyzet vjet, siē transmetohet nga Ebi Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Qėndron ai (Isai alejhi selam) nė tokė dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanėt.”

Nė disa transmetime thuhet se ai do tė martohet dhe do tė varroset afėr varrit tė Ebu Bekrit dhe Muhamedit alejhi selam. Ky varrim pra do tė bėhet nė Xhamin e Muhamedit alejhi selam nė Medinė. Isai alejhi selam do tė vendosė nė tokė ligjin islam (ligjin e Allahut), ai do t'i shkatėrrojė tė gjitha fetė dhe nuk pranon asnjė fe tjetėr pėrveē Islamit dhe nė kohėn e tij do tė mbretėrojė bollėku, paqja dhe siguria.

6. Dalja e je'xhuxhėve dhe me'xhuxhėve

Je'xhuxhėt dhe me'xhuxhėt janė dy popuj shumė tė mėdhenj dhe me pasardhės tė shumtė. Ata janė njerėz, mirėpo do tė bėjnė ērregullime nė tokė dhe do tė bėjnė krime tė mėdha. Ata janė nė njė vend tė ngujuar dhe do tė dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vijė koha, mirėpo atėherė Dita e Kiametit ėshtė shumė afėr. Transmetojnė Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi alejhi selam tha: "Je'xhuxhėt dhe me'xhuxhėt gėrmojnė tokėn ēdo ditė dhe gati sa e shohin dritėn e diellit. Thotė i pari i tyre: “Kthehuni se do ta gėrmojmė nesėr.” E rikthen Allahu atė (tokėn) mė tė vėshtirė seē ishte, kėshtu derisa tė vijė koha e tyre dhe dėshiron Allahu qė t'i dėrgojė te njerėzit. E gėrmojnė atė gati sa e shohin dritėn e diellit dhe thotė i pari i tyre: “Kthehuni, se nesėr, InshaAllahu teala, do ta gėrmojmė.” Kėshtu qė ata thanė InshaAllahu teala, e kur kthehen tek ai (vendi i gėrmimit), e gjejnė siē e kishin lėnė dje (pas gėrmimit). E gėrmojnė atė dhe dalin te njerėzit, e shterin ujin dhe njerėzit mbyllen nė kalatė e tyre…"

Nuk ėshtė ēudi tė jenė ata popuj qė ne nuk i kemi parė dhe janė tė zbuluar, kur dihet se kjo botė ėshtė pėrplot fshehtėsi. Edhe sot e kėsaj dite nė "Trekėndshin e Bermundeve" nuk ėshtė ė qartė se ē'fshihet, edhe pse ekzistojnė thėnie tė ndryshme. Ai ėshtė vendi ku u zhdukėn njerėz, anije dhe aeroplanė, por megjithatė askush, pėrpos Allahut, nuk e di tė vėrtetėn pėr atė vend.
Sidoqoftė, dalja e je'xhuxhėve dhe me'xhuxhėve ėshtė njė nga shenjat e mėdha tė Kiametit dhe ajo gjithsesi do tė realizohet kur tė vijė koha.

7. Tymi Ed-Duhan

Nga shenjat e mėdha tė kiametit ėshtė tymi i cili do tė mbulojė tokėn.
Thotė Allahu i Lartėsuar: "Ti pra prite (vėzhgo) ditėn kur qielli sjell njė tym tė qartė. Ai (tymi) i mbulon njerėzit. Ky ėshtė njė ndėshkim i mundimshėm." (Duhan:10-11)
Ibn Kethiri duke e komentuar kėtė ajet tha se kjo shenjė ėshtė afėr kiametit dhe pėrmendi njė hadith tė transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: “Tha i Dėrguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: "Njėmend, Zoti juaj ju kėshillon pėr tri gjėra: pėr tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqė i del ai nga ēdo venddėgjim i tij. E dyta ėshtė shtaza, kurse e treta Dexhali."
Imam Neveviu thotė se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarėve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjė do tė ndodhė pak para Kiametit.

8. Dalja e shtazės

Kjo shtazė do tė paraqitet nė fund tė kohės. Ajo ėshtė njė nga mrekullitė e Allahut dhe do tė paraqitet kur tė shtohen sherri dhe fesadi. Kėtė shtazė Allahu e pėrmendi nė Kuran, ku thotė: "E kur fjala (Ime) u bie (njerėzve), Ne do t'u nxjerrim atyre njė shtazė nga toka qė do t'u flasė atyre (njerėzve): se, njėmend, njerėzit nuk ishin tė bindur nė argumentet (dhe Kuranin) Tona." (Neml: 82)
Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do tė dalė shtaza dhe do t'u vėrė shenja njerėzve nė hundėt e tyre dhe jetojnė ata nė mesin tuaj. Dhe kur njeriu blen devenė, pyet: “Nga kush e bleve?” E thotė: “E bleva nga njė njeri me shenjė nė hundė."

Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė hadith tė gjatė e tha: “E pėrmendi Muhamedi alejhi selam shtazėn e tha: "Ajo gjatė tėrė kohės ka tri dalje. Njė herė ajo del larg nė shkretėtirė dhe nuk pėrmendet nė Mekė. Fshihet njė kohė tė gjatė e pastaj del edhe njė herė dhe pėrmendet ajo nė fshatra dhe nė Mekė." Tha Muhamedi alejhi selam: "Pastaj, derisa njerėzit janė nė xhamitė mė tė mėdha tė Zotit e mė e ndaluara dhe mė fisnikja nė mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk ėshtė larg ata kur ajo fillon tė pėllet mes ruknit dhe mekamit (brenda nė Qabe) e shkund kokėn e saj, e njerėzit ikin nga ajo nė ēdo anė, pėrveē njė grupi besimtarėsh qė e kishin tė qartė se nuk mund t'i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrit fytyrat e i bėn ato sikurse ylli ndriēues, pastaj fillon tė lėvizė nėpėr tokė, nuk mund ta zėrė atė ai qė e kėrkon dhe nuk i shpėton asaj ikėsi, saqė njeriu lutet nė namaz kundėr saj e ajo i vjen mbrapa e i thotė: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i vė ajo njė shenjė nė fytyrėn e tij, pastaj largohet. Njerėzit bėjnė tregti dhe shoqėrohen nė qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thonė: “O besimtar, ma jep hakun tim…”

Kjo shtazė do tė paraqitet para Ditės sė Kiametit dhe do t’u vėrė shenja nė hundė jobesimtarėve e mė pas do tė dallohen ata qė besuan dhe ata qė mohuan.

9. Lindja e Diellit nga perėndimi

Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran: "…Nė ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd , asnjė njeriu nuk i vlen besimi i tij nėse ka besuar mė parė ose nuk ka bėrė nė besimin e tij kurrfarė tė mire." (En'am:158)
Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai qė pendohet para se tė lindė Dielli nga perėndimi, do t'ia falė Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perėndimi, mbyllet dera e pendimit."

Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Nuk do tė vijė kiameti para se tė lindė Dielli nga perėndimi i tij. E, kur ai lind dhe njerėzit e shohin atė, besojnė tė gjithė. Ai ėshtė momenti kur askujt besimi nuk i bėn dobi nėse nuk ka besuar mė parė ose nuk ka fituar asnjė tė mirė nė besimin e tij."
Transmetohet nga Hudhejfe se tha: “E pyeta tė Dėrguarin e Allahut e i thashė: “O i Dėrguari i Allahut! Cila ėshtė shenja e lindjes sė Diellit nga perėndimi?” Tha Muhamedi alejhi selam: "Zgjat ajo natė derisa duket sa dy net, zgjohen atė natė ata qė e kishin shprehi tė faleshin dhe veprojnė sikurse vepronin mė parė. Yjet nuk duken, janė fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen pėrsėri pėr t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapė dhe kėshtu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natė e gjatė. Atėherė njerėzit fillojnė tė frikėsohen qė nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perėndimi. Kur njerėzit e shohin, besojnė (tė gjithė), por nuk u bėn dobi besimi i tyre.”

Lindja e Diellit nga perėndimi, siē kuptohet nga kėto tekste ėshtė realitet e jo siē mendojnė disa se kjo do tė thotė se Perėndimi do tė pėrparojė, kurse Lindja do tė mbetet nė errėsirė etj. Ky ėshtė njė ērregullim nė sistemin diellor apo nė Tokė, qė do tė ndodhė para kiametit. Allahu ėshtė pėr ēdo gjė i fuqishėm.

Pastaj do tė bėhet shkatėrrimi i Qabes me lejen e Allahut nga dora e etiopianit Dhus-Suvejkatenjit pėr arsye se ēdo gjė do tė shkatėrrohet, edhe Qabja do tė shkatėrrohet para kiametit.
Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do tė fshihet Islami (nga mendja e njerėzve) sikurse fshihet stolia e rrobės, saqė nuk do tė dihet se ēka ėshtė agjėrimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do tė bartet Kurani nė njė natė dhe nuk do tė mbetet nė tokė nga ai asnjė ajet. Dhe mbesin disa grupe njerėzish e plaku i vjetėr thotė: “I kemi takuar baballarėt tanė duke thėnė kėtė fjalė "La ilahe ilallah" dhe ne e themi."

Nė njė hadith qė transmeton Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, Muhamedi alejhi selam thotė: "Nuk do tė ndodhė Kiameti derisa nė tokė thuhet: Allah, Allah."
Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Allahu do tė dėrgojė njė erė nga Jemeni mė tė butė se mėndafshi; nuk do tė lėrė asnjė qė nė zemrėn e tij ka iman sa pesha e njė thėrrmije pa ia marrė shpirtin."

Para se tė ndodhė kiameti, njerėzit qė janė ende gjallė prej jobesimtarėve nėnkuptohet qė i kthehen adhurimit tė idhujve dhe martesave nė rrugė si shtazėt.

10. Zjarri qė i tubon njerėzit

Kjo ėshtė shenja e fundit nga shenjat e mėdha tė kiametit sepse Muhamedi alejhi selam nė hadithin e tij tha: "…dhe e fundit nga ato ėshtė zjarri qė del nga Jemeni, i cili i tubon njerėzit nė vendtubimin e tyre (nė mahsherr)."
Toka nė tė cilėn do t'i tubojė njerėzit ky zjarr ėshtė toka e Shamit (vendet e Shamit janė: Palestina, Siria, Jordania dhe Iraku). Transmetoi Ebu Dherri, se Muhamedi alejhi selam tha: "Shami ėshtė toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit."
Nė njė hadith tjetėr Muhamedi alejhi selam sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siē duket) nuk u lė vend njerėzve; kudo qė ata ndalen, ai i arrin, derisa tubohen nė vendet e Shamit.

Marrė nga librat:

1. Fundi i botės, ardhja e Imam Mehdiut, autor Emin Muhamed Xhemaludin.
2. Shenjat e kiametit dhe paralajmėrimet profetike, autor Oman Abazi.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė