Titulli: Qeveria
Grabovci donte ta rehatonte dajėn nė ministri
Kur nė nėntor tė vitit tė kaluar Adem Grabovci i ėshtė ankuar kryeministrit Hashim Thaēi se nuk ia kishte rehatuar dajėn, ky i fundit ka qenė i suspenduar nga puna.
Nė fakt, daja i Grabovcit, Curr Gjocaj, kishte muaj qė nuk po mund tė kthehej nė vendin e punės, pavarėsisht se kėtė tė drejtė ia kishte dhėnė Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbyesit Civilė.
Pengesė i ishte bėrė ish-sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj ministrie, Ilir Tolaj, i cili aktualisht ėshtė nė paraburgim nėn akuzat pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, shkruan Koha Ditore.
Gjocaj nuk kishte arritur ndonjė rezultat edhe pas ankesa nė adresė tė pėrfaqėsuesve mė tė lartė institucionalė pėr padrejtėsinė qė pretendonte se po i bėhej.
Tek pastaj, nė mbėshtetje i kishte dalė nipi, Grabovci, i cili me funksion ėshtė shef i Grupit parlamentar tė PDK-sė. Ai vendos qė ēėshtjen e Gjocit ta ngrejė te shefi i partisė dhe i Qeverisė, Hashim Thaēi, me synim qė ky i fundit ti vinte kapak kėtij problemi. Thaēi ka qenė nė Norvegji, kur mė 17 nėntor 2011 Grabovci ia ka kujton se nuk e kishte kryer njė obligim ndaj dajės sė tij.
Vallahi po, ni dajė temin ma ke lanė anash, vazhdon Grabovci derisa Thaēi ndėrhyn duke e pyetur mos ėshtė fjala pėr Mazrekun.
Grabovci e korrigjon duke i treguar se bėhet fjalė pėr Gjocajn, ndėrsa kryeministri e shfajėson veten duke e kritikuar atė se nuk i kishte thėnė asgjė pėr tė mė herėt.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|