Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
|
Titulli: Reflektime
Urtėsia e psikopatėve
Astrit Lulushi
Rruga drejt njė posti ėshtė e vėshtirė, e pėrjetė. Ajo mund tė
krahasohet me njė shtyllė tė lyer me graso, nė majė tė sė cilės
qėndron shpėrblimi. Pėr t'u ngjitur, njeriut i duhet tė jete i
pėrqėndruar, kėmbėngules, egocentrist, i pamėshirshėm, pa empathi, tė
harrojė ēdo vlerė veē asaj materiale; tė tjerėt t'i shtyjė a t'i
shkelė; dhe kėta tė mos e kundėrshtojnė pasi nga fitorja e tij mund tė
vjelin ndonjė pėrfitim.
Kjo ėshtė psikologjia e garės drejt postit nė shekullin e 21, ku
mirėsjellja, dashamirėsia, etika, aftėsia, intelekti, gjitha dalin nė
vend tė dytė.
Shfrytėzimi i mirėsisė sė tjetrit - e mare pėr dobėsi - idea e fitores
me ēdo kusht a mjet janė "veti", megjithėse nxisin, pėrdoren a
motivojnė njėsoj edhe njė vrasės - me pėrjashtim se ky i fundit ka
zgjedhur rrugėn e krimit dhe jo atė tė politikės.
Psikopatėt janė njėsoj, ata ndahen vetėm nė varėsi tė rrugės qė
zgjedhin - funsionalė dhe jo-funksionalė. Ky, pak-a-shumė ėshtė edhe
linja i librit "Wisdom of Psychopaths", ku autori Kevin Dutton, doktor
psikolog nė universitetin e Oksfordit, Angli, bėn njė udhėtim tėrheqės
nė jetėn e psikopatėve dhe sjelljet e tyre tepėr dinake e tė
pėrllogaritura.
Duke u mbėshtetur nė kėrkime e studime mjekėsore e shoqėrore, autori
zbulon se tė gjithė njerėzit deri-diku kanė njė shkallė "ēmendurie".
Duke ndėrthurur pėrparimet mė tė fundit nė teknologjinė e skanimit tė
trurit dhe nė neuroshkencė, Dr. Dutton thotė se njė drejtues, njė
neurokirurg i shkėlqyer a njė polic i zellshėm kanė shumė gjėra tė
pėrbashkėta me njė "Ted Bundy" qė vret pėr kėnaqėsi, ose me njė shofer
qė zihet a vret pėr njė vend parkimi. Nė fakt ky i fundit ka tė
njėjtėn shkallė sjelljeje tė papėrmbajtur mė njė "psikopat
funksional", qė ia bėn vartėsve jetėn nė punė tė padurueshme, ose
shfrytėzon gjendjen e tyre nevojtare pėr t'i shėrbyer egos sė vet a
pėr t'iu gėzuar pushtetit. Por ndryshe nga homologėt e tyre vrasės, nė
disa fusha, sa mė shumė "psikopatė" kėta funksionarė janė, aq mė shumė
tė ngjarė ka qė tė ngjiten nė pozita a poste mė tė larta.
Duke shtjelluar teorinė e tij se tė gjithė njerėzit kanė prirje
psikopatie, Dr. Kevin Dutton vė pėrpara argumentin qė shoqėria si
tėrėsi ėshtė sot mė shumė se kurrė e "ēmendur", ku njerėzit priren tė
jenė trima, vetė-vlerėsues, karizmatikė tė sipėrfaqshėm, tė
pandjeshėm-tė pamėshirshėm, tė pangopur, egocentristė, amoralė dhe tė
fiksuar nė njė ide, "cilėsi" qė rekomandohen pėr tė patur sukses nė
kohėn tonė.
Duke pėrcjellė optimizėm pėrmes njė rruge tė errėt, siē ėshtė sėmundja
e psikopatisė, dhe njėkohėsisht duke nxitur mendimin nga
faqja-nė-faqe (280), libri "Wisdom of Psycopaths" botuar nga
Scientific American 2012, duket se ėshtė pėr ēdo njeri qė kėrkon tė
njohė mė shumė veten dhe tė tjerėt ose qė pėrpiqet tė gjejė ēelėsin e
suksesit,
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!
..sidoqoftė,mirėdita jetė!
|