Titulli: Urime 23 vjetori i themelimit tė LDK-sė
Urime o LDK-ista !
Mustafa: Do ta kthejmė flamurin e Rugovės
Prishtinė, 23.12.2012
Lidhja Demokratike e Kosovės shėnoi sot 23 vjetorin e themelimit tė saj. Me kėtė rast u tha se pėr shumė vite me radhė, LDK-ja ishte mė tepėr se njė parti, ishte lėvizje gjithė popullore, e cila mbrojti vlerat kombėtare. Me rastin e pėrvjetorit tė 23, udhėheqėsit e kėtij subjekti politik bėnė homazhe te varri i presidentit historik dhe kryetarit shumėvjeēar tė kėsaj partie, Ibrahim Rugova.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, tha se kjo parti lindi nė kohėn kur po binte njė sistem tragjik pėr Kosovėn dhe pėr popullin shqiptar. Ai mė tej theksoi se LDK-ja ka ide dhe programe se si tė tejkalohet kolapsi zhvillimor i Kosovės dhe tė hapet perspektiva e vendit, transmeton rtk.
LDK-ja do tė luftojė pėr konceptin e shtetit nė tė cilin demokracia do tė ngritet mbi bazat e zhvillimit ekonomik dhe social dhe nė tė cilin puna do tė bėhet kriter i pasurisė dhe jo korrupsioni dhe abuzimi i parasė publike, ka thėnė Mustafa, transmeton Indeksonline.
Kreu i LDK-sė, Mustafa, veē tjerash nė kėtė pėrvjetor, theksoi se me kjo parti do tė angazhohet qė simbolet e propozuara nga ish presindeti Ibrahim Rugova, tė jenė simbole shtetėrore:
LDK do tė bėjė realitet bashkė me qytetarėt e vendit, qė flamuri i Dardanisė, faluri i Ibrahim Rugovės, tė jetė flamur zyrtar i Republikės sė Kosovės. Ndėrsa, himni i propozuar nga presidenti Ibrahim Rugova, Kur ka ra kushtrimi nė Kosovė, tė jetė himn i Republikės sė Kosovės.
E, nėnkryetari i LDK-sė, Sabri Hamiti tha se 23 dhjetori i vitit 1989, shėnon edhe fillimin e pluralizmit politik nė
Kosovė. Ai po ashtu theksoi se pėr dallim nga sot, para mėse dy dekadash, Kosova u orientua kah shtrati politik evropian me program strategjik tė orientimeve euroatlantike.
Kosova ende ėshtė larg realizimit tė synimeve tė programeve e tė standardeve dhe vlerave evropiane qė kėrkojnė konkurrencė, vlera humane e autentike, e jo rrjete tė korrupsionit e tė krimit tė organizuar, qofshin kėto jo formale apo formale, tha Hamiti.
Lidhja Demokratike e Kosovės u themelua mė 23 dhjetor 1989 dhe pėr 14 vjet u udhėhoq nga lideri i saj Ibrahim Rugova. Si hap i rėndėsishėm i kėtij subjekti politik konsiderohet edhe anėtarėsimi i saj, gjatė kėtij viti, nė Partinė Popullore Evropiane. Ndėrkohė, udhėheqėsit e LDK-sė, kėrkuan edhe njė herė ndriēimin e tė gjitha vrasjeve tė anėtarėve tė saj pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|