Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Pёrjetёsimi dhe dekorimi i Parisё sё Drenicёs qё pabesisht u likuiduan nё Vushtrri, mё 16 nёntor 1912
Publikuar mė 04 dhjetor, 2012 nė orėn 22:35 ( Para 18 ditė e 22 orėve ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhėsinė e shkronjave
Reportazh historiko - kulturor nga ribashkimi ynė kombėtar
Gjithmonё e jetёs ёshtё thёnё: Gjakun nuk e tretё as uji, as zjarri, as dheu. Kjo vlen veēmas pёr gjakun e lirisё, nё tё cilin bulёron agu i bardhё i ardhmёrisё. Kёshtu ngjau edhe me 12 prijёsit e Drenicёs, qё mė 16 nėntor 1912, zunё vend nё Altarinё e lirisё e mё 16 nёntor 2012 u skalitёn e u pёrjetёsuan nё Altarin e Pavdekёsisё.
Pllaka pėrkujtimore kushtuar Parisė sė Drenicės, pushkatuar nga serbėt mė 16 nėntor 1912, tek Ura e Podranēės nė hyrje tė Vushtrrisė
Po cilёt ishin ata burra qё cerberёt e pёrtej Tunёs ua kishin dёgjuar zёrin dhe namin ende pa arritur mirė nё trojet tona tё begata?
Ishin mё tё mirёt, me tё menēurit, mё tё zotёt, mё trimat qё u kishin prirё shqiptarёve nё luftёrat e betejat kundёr ēdo pushtuesi, ishin mėsuesit e popullit qė, pёr aq sa lejonin rrethanat, mbillnin edhe farėn e diturisė.
- Ishte Rexhё Bajraktari i Llaushёs, flamuri i tё cilit kishte valvitur krenarisht qё nga luftёrat pёr mbrojtjen e Trojeve shqiptare tё Toplica e tė Molla e Kuqe dhe paskёtaj vazhdimisht shkёlqeu edhe nё tё gjitha luftёrat e betejat e mёvonshme ēlirimtare.
- Ishte Dёrgut Bajraktari i Drenasit qё ia ndali turrin Jashar Pashёs, cili kishte prekur sedrёn e shqiptarёve, duke ua kёrkuar vashat e reja pёr argёtim.
- Ishin Ramadan Bajraktari i Klinёs sё Epёrme dhe Zenel Sadiku i Abrisё sё Poshtme qё pos tjerash pёrfaqёsuan Drenicёn nё Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit.
- Ishte Halil Haxhia i Vitakut, i cili me mish e me shpirt, duke shkrirė edhe pasurinė pėr pėrhepjen e rrezeve tė diturisė, qė ditёn kobtare serbėt, pёr sё gjalli e futёn nё dhe. Rrugėn e tij prej arsimdashėsi e vazhdoi me sukses i biri, Ejupi.
- Ishte Shaqir Hoxhё Rezalla, pёrhapёs i diturisё dhe tagrambledhёs pёr ushtrinё e Hasan Prishtinёs.
- Ishin Hetem Kozhica i Kozhicės Mehmet Lutani i Turiqefcit, Idriz Selimi i Makёrmalit, Selman Kryshefci i Kryshefcit e Temё Dobrashefci i Dobrashefcit, tё cilёt u shquan nё betejat kundёr Shemsi pashёs, nё djegien e Sarajit “Hamidi” dhe nё dёbimin e kajmekamit Kahreman beu nga Drenica, nё Kuvendin e Morinёs (1903) si dhe nё vrasjen e konsulit rus, Shēerbinit nё Bair tё Mitrovicёs.
- Ishte edhe Fejzullah Limani i Lubovecit qё i bёri konak Isa Boletinit dhe luftёtarёve tё tij tё plagosur nё betejёn e Boletinit.
Kjo nismё e mirё kishte zёnё fill herёt, por realizimi i saj u bё nё momentin dhe nё kohёn e duhur. U bё pikёrisht nё 100- vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe nё 100- vjetorin e rёnies sё tyre, gjaku i tё cilёve u bė dritė lirie dhe pёrgatiti terrenin e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё mё 28 nёntor 1912! Jetёsimi i Akademisё pёrkujtimore dhe i Monumentit pёrkujtues, Pllakёs me emrat e tё rёnёve, meqё varret nuk u dihen, pёrveēse njё guri tё madh qё i rezistoi kohёs, e mundёsoi Komuna e Vushtrrisё, e cila, vite mё parё edhe rrugёn afёr vendrёnies sё tyre e pagёzoi “Paria e Drenicёs”, andaj edhe meriton njё falёnderim tё veēantё. Kjo tregon se ёshtё kuptuar mirё thёnia kuptimplote: Kush nderon historinё, krijon ardhmёrinё!
Akademia nё Vushtrri qe madhёshtore dhe gjatё do tё mbetet nё kujtesёn e njerёzve. Pёrveē pijollёve tё shumtё tё atdhetarёve qё pёrkujtonim, tė pranishėm nė kėtė akademi ishin kryetari i Komunės sė Vushtrrisė, Bajram Mulaku, kryetari i Komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe shumė personalitete tė ndryshme, si profesorė universiteti e veprimtarė tė tjetėr tė ēėshtjes kombėtare.
Kryetari i Komunės sė Vushtrrisė, Bajram Mulaku, ka thėnė se 12 burrat qė sot u pėrkujtuan qė ndryshe njihen edhe si “Paria e Drenicės”, janė burrat mė tė besueshėm qė e kishte zona e Drenicės, e qė jo rastėsisht i zgjodhi Serbia pėr t’i pushkatuar.
Pёr historikun e ngjarjes dhe veprimtarinё e tyre foli studjuesi e publicist Bedri Tahiri, duke prfunduar se: Gjaku i tyre u bė dritė lirie dhe pёrgatiti terrenin e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё, mё 28 nёntor 1912!
Kurse nė emėr tė familjeve ka folur Halit Geci, i cili nė njėfarė mėnyre, ka zhvilluar njė bisedė me gjyshėrit e rėnė pėr lirinė e kombit, duke u thėnė atyre se rruga qė ata nisėn po jetėsohet, edhe pse ka shumė punė deri te ajo, por rezultati ėshtė i sigurt.
Ndėrsa Gani Ahmetaj, nga njėra prej familjeve tė dėshmorėve, i cili jeton dhe vepron nė Amerikė, kishte ardhur pikėrisht pėr kėtė ngjarje. ka falėnderuar tё gjitha ata qё kontribuan nё realizimin e kёsaj vepre madhore, por nё veēanti kryetarin e Komunės sė Vushtrrisė, z. Bajram Mulaku dhe profesorin Bedri Tahiri, i cili prijetari i saj dhe qė njė kohė tė gjatė ka punuar lidhur me historinė e kėtyre burrave qė sot u nderuan, pёr tё cilёt edhe ndau Mirёnjohje.
|