Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-01-13, 22:14   #10
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Un do tė vdes vetėm at'her kur tė vdesin tė gjith goj'kqijtė-
Nga autori xhelal ferizi

un jam rilindur
pėr inatė
tė kohrave vyshkėse -
per inatė tė hirit mbi hi
e shkrumbit
e blozes
un jam mbi perseri
per inatė
te shkrumbit te zi

dhe shqiptarė do tė quhem
ku do
ne botė
ne europe
ne ballkan
e ju ne europė
dijeni
edhe ju te tjer
por edhe ju o armiq pansllavian
se edhe guri
do te quhet liri
vetem ather
do te vdes
at'her
kur do tė vdes
kur te vdes qdo tradhti
kur ma te mos shartohet zi
e hile

at'her
ather
kur emri
etnike shqiperi
do tė quhet yllė
qe ndriqon per her
te te quhet
pa hile
karajfile
kur zogj do te kendojne cicerimen ne pranverė
pa kohra kopile

kur brenga
nuk do te me mbetet
ma si nje lot me e pi

e hapur
dy sytė e mjerė
nuk do te mbeten
per liri
do te vdes
vetem ather
kur mbrapa
nuk do tė lė robėri
kur te me jepė vulė
e garanci
e qellit perendi
se do te ket prore mbi dhe
liri
e shqiperi
e lirė
e jo nen grek e shkje
as nen sundues
e vampir
ather
do te vdes
kur dheu im
do te jetoj i lirė
do te vdes
kur nuk do te kem ma dolli
me .lot

per penden time te gjerė
kur te shoh token time
ma te bukuren ne pranverė

zonje me te miren ne botė
te mirė
e te lirė
e kur nuk do te kem ma oqen
e det vargu
kur te gjitha do ti kem shterrė
edhe prej se largu
e secilen metaforė
kur nuk do te kem ma

as ngjyrė poetike me pi
do te vdes
me sy mbyllė
jo me sy hapė
vetem ather
kur te shoh zogun ne pyllė
lirshėm ne fluturim



kur zogu tė gėzoj liri
n e qdo pranverė
kur te mos shoh ma
asnjeher
asnjė lėngim
te dheut tim
e as nje popull te mjerė


ather
vetem ather
do te vdes
e
do te jem i qetė
kur ma nuk do te kem
poetik emocion
si det
kur do te shterret vargu im
ather
do te vdes i qetė
kur nuk do te shoh
zogj te plagosur
e te dhimshem ankim
e te sakatosur


penden ma leni mbi varr
kur te vdes
por mos harroni asnjiher

edhe nese nuk me quani poet

pshtymat mos mi lshoni
si oqean e si det
mos me mallkoni
se un jam tretė
qe ju te jetoni
fjala e vargu me mbet
qe ju
cicerimen ta kuptoni
edhe nes enuk me quani poet


un po eci neper stinė
deri sa te ket currila

e gurra
ku pijnė
te eturit poet
te eturit bilbila
po eci me qellime
e ne fluturime
per te qjerre maska
e per te bė demaskime
me penden time
duke pshty mbi kopila

e deri sa te ket servila
qe masken
te ua heqi pa mshirė
un do te shqiptoj
vargun e lirė
deri as ate ket pranga e vargoj


deri sa te ket
te vetquajtur mbret
un me varg do tė renkoj



nuk do te vdes

do te jem pendė e lirė
deri sa te ket interes

gojė zi
e maskė te pshtirė
un do te gjykoj
me vargun tim te lirė
e dini ju per se kendoj
e ankoj

un do te jem si koha

duke ecur mbi kohra
si varg
mbi tė cilat po eci
me pendė nė dorė
emocioni me duket larg
por un
afer ju ligjeroj
ju shkruaj
per lojė
e plojė
ju kendoj
her me sqep
e her me gojė
se penda me lindi ne djep
prandaj ciceroj
ku do
ne mal
ne vrri
ne shkrep
kendoj
me krenari
me fjale autoktone -
me quani
si te duani

nga larg
un nuk kendoj per grada
e medaljone
un kam dale ne varg
te ju zberthej
metaforė
kohra te larmne
e kohra te mira
e kohra demone
ndegjoni vargjet e mia te lira
dferi ather do te ,bes

por un
nuk do te vdes
un me vargjet e lira
nga shpresa ne shpresė
do te ,mbes


deri sa ti varrosi e zeza

kohrat zezonat demone

do tė vdesė
kur te shoh lulezimet ma te bukura per breza


kur tė zhduken te gjith djajt nga dheu
kur te mos ket ma teza
e plane te pergjakshme
luftra te shfrenuara
e absurde te pakapshme
kohra te harbuara

kur tė shterren
tė gjitha lotėt
e gjymtuara

e shkakatrėt
e derdhjeve te gjakut
e hilet e maksuara

vetem ather
do te vdes
kur do tė vdesin
shkaktarėt
e plojve
te zezonave
t e luftrave

kur do tė vdesin
te gjithA
zemėrzezat robėri
kur mbi dhe
nuk do tė jen ma
hijet mbytėse
e pluhuri i harresave
qė muzat
i mbulon
e hilet e ngatrresave
e secili demon


kur popullit tim
ti garantohet paqe
ti garantohet liri
kur te mos ket ma lot e gjaqe
kur te shoh duke mbi
vetem dashuri

kur nuk do tė ket ma hilja shtytėse
e kontrata qe shartojne zi
e plane afatgjata
per shkrum e hi
kur nata
te mos ket ma hijena
e tradhti
e kaposha
e sarhosha
qe mbjellin zi
ne glob
e lob
me dolli
duke festuar
per gjak te ri
qe derdhet
per hire te padronve te zi
per lojra e dredhi
per pare
kur sa varre me gurė
e qivurė
e gjak
derdhen kot
e lot
pse duan disa kurvarė
e ushkurė
ne ket botė
vetem pse ata
disa
ndjellin te zi ogur
vetem pse
e kan ne dorė
te mjeren booėė
qe lojen
nuk ja ndalen kurrė
prandaj
un do te jem
nuk dua te vdes
dua ti luftoj
me varg
nuk dua qe nje varr i zi te ,mbes
pa luftue me ata

me fjalen time
me te keqen
qe mbjell zi
e zjarre
e sjelle lot per dolli
e varre


dhe pranga
re kohra
t e quajtura mizori
roberi
e mjerani

e thundra t e demonit
un do te qendroj
ne lfute jam me ata
me fjalen time
do te ligjeroj
pa ja nda
sa te jen stina emoti
te ankoj
larft e ma larft
deri sa fjala e paqes
te shkoj atje lart
te zoti
un do te ligjeroj
deri sa te jen stina e moti
vargu im
pror do t kendoj
per glob
e per atdheun tim
do te vrojtoj
e te do te protestoj
dheu im
nuk dua q ete mbetet jetim
deri te yjet
do te apeloj





vetem ather
ather
kur koha
nuk do te ket ma ankime
kur nuk do te ket ma mjerime
ather
ddo te ndalet
penda ime

do tė vdes

kur nuk do te ket ma poshtrime

e dhunė
e pa drejtesi
mallkime
papunsia
varfri

kur te mos renkoj ma
toka ime

kur ta kem pshty
secilin faqezi
kur hilet
nuk do te mbijnė ma
mbi paqe
kur te shoh vetem lulzime
pa lot
pa dhune e gjaqe
ather
le te vdes un
e penda ime

kur do tė sigurohet
se qielli do tė mbetet
i drangonit
kur kulqedrat
do tė hyjnė nė varre
kur te shuhet trupi i demonit
ather
edhe un
le te mos jem ma
me varg
si zog
mbi bugn e ah e qarre
le te mos kem ma ne male
as ne fusha strofullog
ejani ather ne varre
me kujtoni
vargun tim
penden
e
e secilin dialog
e monolog
e fjalen
nese doni heshtni
e nese permalloheni
lott e paqes
le te te ju shkojne per faqe
derisa te pushoni
me leni aty ndo nje lule
ndonje manushaqe
e vargun tim ta kujtoni


ju thash pra
se do te vdes
vetem ather


kur shkeljet
do tė vdesin
ato mizore shkelse
shovene

kur bilbili do tė kėndojė pa dro
nėpėr lisa e qarre
kur tė ikun nga kjo botė hilet legene
e te prishurat gjene
kur te mos ket ma trupe e marre
der i sa ti shuaj
te gjitha te kqiat
e ti bej hi
nuk do te ndalem me varg
me poeme
e poezi
vetem ather
do te vdes
kur te shoh
se e keqja
u shua
nuk mbeti ma askund
mbi dhe
askund ne toke
e mbi dhe
permbi
ather
do te vdes
le te behem
dhe


kur tė vdes diktati i padronit
e feja me fe
te mos ngatrrohet
per hire te maskes se demoniiit
me lot e gjak
dheu te mos lahet
e vllau nga vllau
te mos ndahet
vetem kur te shoh dashuri
duke mbi
per seri
kur te shoh andej
nga dheu
e atdheu
nga fusha
lugina
e kodra mali

po ljulzon
se po
ringjallet morali
e jeta me bukuri
e mbrapa zi te mos mbes
ather
le i qete
me sy mbylle
le te vdes
kur te shoh
se ne mal e ne pyll
as ne nen dhe
e mbi dhe
mbo tioke e zallė
nuk do te mbes
askund
demon as djallė

kur ushkure
ma neper kėmbė kurvarėsh
nuk do tė pėrthuren
kur te mos shoh ma
gomarė
per menquri duke folė
e kafshe me fjale duke pallė
kur te shoh
se mori fund
ngrėnja
e njeriut nga njeriu
e kanibalet
qe hane njerz
te gjallė

kur hilet e shartuara
nuk do tė jen ma vula
kur zogun nuk do ta han ma dhelpra
dinakerisht
lufte fare pa i shpalle
kur te shoh
se atdheu n tim
ma askush nuk e kallė
e vulat nuk ja qesin ne qafė
si zgjedha te perjetshme
kur nuk do te ndahen ma
nene e bire me mallė
me lot
si det
neper udhė
duke qa
e nda
e njerzit duke vdekur te gjallė


do te vdes

kur nuk do tė ket ma mbi dh
befasi
e shartim te zi
me fenomene
qe nuk kan spjegimsi
me gjene
qe prodhojne ligsi
du ta qendroj
e te luftoj
me vargun tim
balle per balle
me keto paftyrsi
du te qendroj te protestoj
te apeloj
me fjale
si vale
me emocione
me kohrat demone
te qnedroj
ne mejdan
deri ather

kur trimit do ti jepet haku

kur te ligut do ti tregohet vendi

kur nuk do tė pihet ma me pambuk gjaku

kur shkelje nuk do te ket mbi glob
kur te mos kalohet me hile rendi

e me brryla te mos shtyhen kohrat
per gara kurverie
te lige
e karrige
kur te mdhejt te mos mbesin ne hije
e te strukurit
qe gjithmone ndejten
ne kohe skute e dinakerie
e rrejten
te mos behen simbol lavdije


vetem ather
do te vdes
un si bilbil
do te ndalem
e nuk do te ciecroj
do te pushoj
kur te shoh

kur i merituari
do te jet
ne krye vendi
e jo i maskuari
kur te shoh
se jeta ece simbas rendi


kur nuk do te ket ma padrejtesi mbi glob
e jo i lgu
te dal ne krye kuvendi
kur te shoh

se drejtesia
do te dal ne shesh
e jo pa burreria
e rruspia
qe ben lesh
e pershesh
do te vdes
vetem at'her
kur do te kthete
e humbura
secila vlerė



kur i pa fjashmi
te mos bėheet rob
kur liria
do te lulzoj per her
kur nuk do te ke m a gjak te derdhur
e kob
kur paqja do te mbreteroj per her

kur kurtha te mos jet ma modė
kur fjala te mos varroset e gjallė
kur muret te mos ndajnė zemra

e akujt te mos jen kufij

kur zemrat te behen diell
kur jeta tė behet sheqer
e shpirti i gjere si qiell

e mjalta do tė ujitė dashuri
kur njeriu do tė bėhet vlerė

kur i mjeri te mos qajė ma me mallė

e thikat te mos ngulen kohrave pas shpine
kur si peshku te mos thahet njeriu mbi zallė
kur lulet do ti qelin qdo stine
kur ushujzat nuk do tė pijnė ma gjak
ather un me penden time
me sy qelė nuk do vdesim
se boten nuk do e lėmė si lak
pėrthurje e ngatrresė bela
por paqe si lule zambak
----------
nga autori xhelal ferizi
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė