Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-13, 17:54   #128
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Nė Moskė vritet numri 1 i mafias ruse


Moskė, 16.01.2013

Ėshtė vrarė sot nė qendėr tė Moskės, Aslan Usoian, i konsideruar si numri 1 i botės ruse tė krimit, qė nga nisja e epokės post-sovietike. Lajmin e ka bėrė tė ditur Ministria ruse e Brendshme, transmeton Koha.

Nga hetimet e para rezulton se Usoian ėshtė qėlluar nga njė qitės i pajisur me njė pushkė me shėnjestėr optike nė rrugėn Povarskaia, teksa dilte nga njė restorant.

Sipas autoriteteve, ekzekutimi i bosit 75 vjeēar, i njohur ndryshe me pseudonimin Gjyshi Khasan, mund tė jetė njė larje hesapesh mes fraksioneve tė ndryshme tė mafias ruse, transmeton TCH.

Pavarėsisht tentativave tė truprojave tė tij pėr ta mbajtur nė jetė dhe mbėrritja e ambulancės nė vendin e ngjarjes, “gjyshi” nuk ka mundur t’u mbijetojė plagėve.

Aslan Usoyan, me etni kurde, lindi mė 27 shkurt tė vitit 1937. Perandorinė e tij kriminale ai e ngriti fillimisht nė Gjeorgji, pėr ta zgjeruar mė pas nė Moskė, nė Malet Urale, Siberi, Uzbekistan, Krasnodar, Soēi dhe republika tė tjera ish-sovietike.

Nė fillim tė vitit 2007, Usoyan u pėrfshi nė njė luftė tė ashpėr me bosin gjeorgjian Tariel Oniani, i cili po pėrpiqej tė instalonte influencėn e tij nė kryeqytetin rus.

Shumė nga njerėzit e afėrt tė Usoian u vranė nė kėtė konflikt, pėrfshirė armenin Alek Minalyan, qė ishte nė krye tė operacioneve tė zhvatjes sė parave tė firmave tė ndėrtimit, qė punojnė pėr Lojrat Olimpike tė Dimėrit 2014.

Nė korrik tė vitit 2008, policia ruse bastisi jahtin e Onianit, ku po zhvillohej njė takim mes bosėve tė krimit nė pėrpjekje pėr tė qetėsuar gjakrat.

Vetė Usoian nuk ishte mes personave tė arrestuar dhe pak mė vonė deklaroi pėr njė media se, “ne jemi persona qė duam paqen dhe nuk i biem nė qafė askujt”.

Nė periudhėn qė vijoi Usoian u arrestua njėherė nė Ukrainė, ku kishte hyrė ilegalisht pėr njė biznes me njė organizatė kriminale amerikane, si dhe u qėllua me njė pistoletė 9mm nė qendėr tė Moskės, por mbijetoi.

Ndėrsa nė fillim tė vitit 2010, administrata Obama vendosi sanksione ndaj anėtarėve tė organizatės sė drejtuar nga Usoin, qė njihej ndryshe si Rrethi i Vėllezėrve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė