Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-13, 18:17   #49
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphoto...49077917_n.jpg



Skėnderbejt e rremė tė Shqipėrisė

Bij tė Skėnderbeut
1937: “Me rastin e kremtimeve tė 25-vjetorit tė Pavarėsisė nė Tiranė kanė mbėrritur pasardhės tė Skėnderbeut, Marchese di Auletta dhe Barone Fossaceca.”
2004: “Me rastin e 92 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė mbėrriti nė Tiranė pėr herė tė parė pasardhėsi i Skėnderbeut Alessandro Castriota Scanderbeg D’Albania”
Nėse historia pėrsėritet, nė disa raste bėn vėrtet mirė tė mos pėrsėritet me kaq pėrpikėri. Tė gjithė shqiptarėt janė bij tė Skėnderbeut por herė pas here dalin disa qė pretendojnė se janė “ata prej vėrteti”. Edhe pse historia shqiptare ėshtė e ngopur me raste tė pasardhėsve tė heroit kombėtar shqiptar, kjo nuk e ka penguar drejtorin e Muzeut Historik nė vitin 2004 tė paraqeste para shtypit edhe zotin Alessandro Castriota Scanderbeg d’Albania, njė mjek nė Lecce, burrė dashamirės qė pėr njė arsye a njė tjetėr ėshtė edhe ai i bindur qė ėshtė pasardhės i Skėnderbeut “d’Albania”.
Po aq sa ē’kanė qenė edhe nja tetė tė tjerė para tij. Dukej se rrugėn e kishte mbyllur Konica qė mė 1904 kur bėn leckė njė nga mėtuesit mė tė famshėm, Aladron, e mbi gjithė ata tė tjerė qė duan tė dalin “princa” dhe “fron kėrkues”.
Pėr kujtesė, e ribotojmė kėtu.

Tre princa tė rremė pėr Shqipėrinė
Nga Faik KONICA, 1904

Ca kohė mė parė, kėnduam te fletorja e Parisit "L'Européen", njė artikull tė zotit Guillaume Apollinaire, nėn titullin: Deux faux princes d'Albanie, do me thėnė Dy princa tė rremė tė Shqipėrisė.

Zoti Guillaume Apollinaire flet mė parė pėr Aladron, dhe pėr kėrkimet qesharake tė tija, dhe dėfton se si Aladrua nuk mund tė zbresė prej Skenderbeut, duke qenė se i fundit zbritės (pasardhės) i derės sė Kastiotėve u vra nė luftė tė Pavies, mė 1525.

Pastaj Zoti Guillaume Apollinaire na rrėfen, sipas njė libri tė shtypur mė 1786 n'Amsterdam historinė e ēuditshme tė njė tė vetė thėni "Princ Kastioti" nė fund tė shekullit XVIII.

Njė puntor vendikas i quajtur Anton Zamuvich kish fituar nje "faraon" , duke lozur me hile, njė shumė tė madhe, dhe pėr tė shpėtuar nga thonjtė e autoritėve, iku nga Venediku dhe u hodh nė Pastroviq tė Shqipėrisė veneciane. Djalin e tij, Stepanin e vuri nė njė manastir. Kallogjeri i ri nuk qėndoj shumė kohė i mbyllur , shpejt dolli andej dhe nisi njė jetė gėnjeshtrash tė sjellura me aq mjeshtėri sa janė pėr ēudi edhe sot.

I motuar vetėm 17 vjeē, Stepan Annibali i bėri malazezėt ta njohin pėr kryetar dhe pėr patrik tė tyre , duke thėnė se ishte Pjetri i III, cari i Rusisė.

Gojė-mulli, i gatshėm dhe i flaktė nė fjalė, deshi tė provojė me ca "mrekulli " se ish i dėrguar i Perendisė. "Tė fshehta e kimisė", thotė baroni Kloots, historian i Stepan Annibalit- janė ēudira nė Mal tė Zi. Prinic i ri u ngrit tė predikojė duke mbajtur nė dorė njė trėndafil tė zbadhur me tym squfuri. Zė tė flasė me fjalė tė flakta.

"Perendia mė dėrgoi t'ju shpie nė luftė e t'i shuajmė anėtarėt e se pabesės Katerinė. Hapni dritaret.Shpirti i shėnjtė do tė zbrezė mbi mua" .

Dhe mė tė vėrtetė, era e freskėt i jep ngjyrėn e parė trendafilit dhe kombi i tėrė bie nė kėmbė tė bajlozit qiellor. Princi mbodhi edhe besnikėt nė flamuj tė tij dhe u derdhet rusėve , duke vrarė malazezėt qė nuk i zinin besė. "

Pas kėsaj pune, nuk kish mė pengesė qė ish i zoti ta mbante Stepan Aniballin. Baroni Kloots jep titujt qė kish marrė "princi":

"Kastriot, Princ i Shqipėrisė, Kapedan i Pėrgjithėhsmė i Malazezėve, Partik i Kishės Greke, Bari i vjetėr, Manjat i Polonisė, Princ i Perandorisė sė Shėnjtė Romane, Dukė i Shėn Sabės, Dukė i Hercegovinės, Fisnik Venedikas, I Madh i Spanjės i Rėngut tė Parė, Kryelutės i Maltės, Kryemadh i Urdhėrit tė Shėn Kostandinit etj dhe Pasardhės i njėmbėėdhjetė i Skenderbeut"

Vini re se disa nga kėto tituj kundėrshonin njėi tjetrin. Si mund kryelutėsi i Maltės (katolik) tė ishte edhe patrik ikishės greke ? Por janė njerėz pėr tė gėnjyer tė tjerėt dhe sado kundėrshti tė kenė nė tė thėnat e tyre, aq mė tepėr verbohet bota.

"Princ Kastrioti" nis tė udhėtojė nėpėr Evropė, dhe kudo pritet me nder tė madh. Mėson gjuhėt e perendimit, shkruan libra, Historinė e Skenderbeut,Kuranin e Princėsve etj.

Piqet me Volterin, me Rusonė e mė tė tjerė shkrimtarė tė njohur. Piqet me Frederikun e Madh, me tė birin e tij, princin e Prusisė, lidh njė miqėsi tė ngushtė. Merr anėn e Polonisė, ēudit polakėt, u shtie datėn rusėve. Bėn njė dy trimėri, shton njėqint.

Guxon tė rrefejė punė tė pangjara fare.Tregon se "mundi 15.000 venedikas qė kishin topa tė mirė dhe ishin nėn urdherine kontit tė Wirzburgurt"

Kur Hollanda u rrėmbyue me perandorin,"princ Kastrioti" si "Patrik i Kishės Greke" u dha urdhėr subjekteve shpirtrore tė tij tė mos marrin armėt nė shėrbim tė perandorit.

Nga na tjetėr Hollanda i fali 20.000 shqiptarė pėr ndihmė, nė qoftė se ky vend kishte nevojė. Dhe si u bė paqia, princi shkoi nė Hollandė ti kėrkojė qeverisė njė milion pėr atė ndihmė.

Njė nga titujt qė kish marrė Kastrioti i rremė ishte Baba i Amerikės,se,thosh, Kongresi i kish dhėnė fjalėn ta bėnte mbret. Pėrveē kėsaj, kish shpresė tė merrte edhe kurorėn e Polonisė.

"Princi Kastriot" fliste kėshtu pėr shqiptarėt:

"Bashėkatdhetaret e mij janė diamante tė pagdhendur tė cilėt nuk presin veēse dorėn e skalitėsit pėr tė zėnė vend pranė tė shkrinjtorėve tė medha tė Athinės, tė Romės, tė Parisit" Thoshtė se mbretėria e Shqipėrisė, me klimėn e mirė tė dhe ne tokėn e mirė qė ka " do tė ndrinjė njė ditė nė mes tė shteteve tė qytetėruara"

"Princi Kastriot" shpėrndante poste e pozita me tė dy duart nė Mbretėrinė Shqiptare. Baronit Kloots i kishte kėrkuar tė bėnin bashkė njė udhwtim nė kėmbė : Qėllimi i Stepan Annibalit ish ta vriste qė ta vidhte baronin, i cili ishtė shumė i pasur. Fatmirėsisht pėr Klootsin , udhėtimi mbeti pa u bėrė dhe miqėsia pėr princin u shtua mė shumė. Stepani i kish premtuar Klootsit njė pozitė tė lartė nė Mbretėrinė Shqiptare...

Por ēdo gėnjeshtėr e ka njė fund.

Njė anije nga Ragusa, ndodhi tė shkojė nė Amsterdam dhe kapedani tregoi se "Princi i Shqipėrisė, Duka i Hercegovinės,Patriku i Kishės Greke, Kryelutėsi i Maltės etj, nuk ishte tjetėr pėrveē se njė gėnjeshtar i ēuditshėm i shekullit tė XVIII.Them i ēuditshėm se, tregimi pėr batakēillėqet e vogla tė Giuseppe Balsamos, tė vetquajtur: kont "Caliostro" janė foshnjarake perpara punėve tė Stepan Annibalit.

"Princi Kastriot" kish rėnė pėr herė tė parė nė burg nė qytetin e Hamburgut : Kish marrė pranė vetės dy djem tė atij qyteti si "kalorės nderi" dhe i kish ligėshtuar nė njė mėnyrė qė s'thuhet: kur e gjykuan, pati paturpėsinė t'i thotė kryegjykatėsit se kish pėr t'ia bėrė atij ashtu si ua kish bėrė djemve !

Kur e zunė nė Amsterdam dhe e plasėn nė burg Sterpan Annibalit i gjetwn njė brez plot me gjithfarė helmesh si dhe njė thikė tė helmuar: Kėto armė i mbante gati pėr tė vrarė veten nė kohė tė njė rreziku tė pashpresė. Mbasi e kapėn, Stepani vrau veten duke prerė damarėt me thonj.

Zoti Guillaume Apollinaire mbaron mė njė tė vėne re fort tė kripur:

"Duke kėnduar kėto ngjarje, shumė shqiptarė kanė pėr tė menduar se nėqoftėse fronkėrkuesi Aladro rrjedh nga Skėnderbeu, do tė kish rrjedhur duke kaluar nėpėr tė njėmbėdhjetin pasardhės tė tij, i cili vdiq mė 1786 nė burgun e Amsterdamit".

Kjo e vėnė re e Zotit Guillaume Apollinaire e shėnojmė mė tė dy duart-por diē duhet shtuar : Aladrua vėrtet rrjedh nga Skėnderbeu me anė tė Stepani Annibalit, vetėm se i shkreti Aladro s'ėshtė perveē se njė gėnjeshtar i vogėl, me tė cilin qesh gjithė shoqėria e lartė e Parisit dhe e Madridit; por stėrgjyshi i tij, Stepan Annibali, mund me njė mėnyrė qė quhet Njeri i Madh. Merreni pak me mend : Njė fshatar sllavo-shqiptar i Venedikut, i lindur mė 1751 dhe i rritur pa dije, arrin qė mė 1768, (kur ishte shtatėmbėdhjetė vjeē), e deri mė 1786 kur vdiq, tė lozė njė lodėr tė ēuditshme,arrin tė mėsojė vetiu mjaft sa pėr tė shkruar libra qė bien nė sy dhe qė i siguruan miqėsinė e Frederikut tė Madh; arrin, i rritur nė njė katund, tė marrė mėnyrat e oborrėve aq mirė sa tė shkojė pėr princ nė sy tė princėve tė vėrtetė; mė njė fjalė arrin tė tallet mė Evropėn tetėmbėdhjetė vjet pa pushim.

Pėrpara njė njeriu tė tillė, ē'janė gėnjeshtrat qesharake tė Aladros ?

Shkrimtari francez, Aleksander Dyma-"markez" i Shqipėrisė !

Ka qenė njė Kastriot i tretė i rremė, pėr tė cilin Zoti Guillaume Apollinaire nuk ka dėgjuar.

Ky "princ" u ēfaq mė 1879-1880, nė kohėn e Kongresit tė Berlinit, kur Fuqitė e Mėdha dėrgonin anije lufte pėr tė goditur me topa Ulqinin.

"Kastrioti" i asaj kohė, jo vetėm thonte se shqiptarėt "e kishin zgjedhur pėr mbret", po kishte nisur edhe tė sillet "mbretėrisht" duke shpėrndarė pozita dhe tituj. Njė shkrimtari tė madh francez, Aleksandėr Duma, i fali titullin "markez" .

Paturpėsia e kėtij "princi" pak nga pak arriti tė mos ketė kufi. Guxoi tė bėj, nė Angli, bankota tė "Bankės Mbretėrore tė SHQIPĖRISĖ". Zėvėndėsin e tij e zunė nė Londėr dhe e plasėn nė burg si vjedhės, ndėsa pėr "princin" s'dihet se ēfarė u bė. Kemi shpresė tė mund njė ditė ta shkoqisim punė e kėtij "Kastrioti"

Mėsimin e kėtyre ngjarjeve mund ta heqė sejcili. Sa njerėz deshėn me gėnjeshtra, tė dalin "princa" dhe "fron kėrkues" mbaruan nė burg, dhe ata qė dini sot tė nisur nė atė udhė, ta dini me siguri se do tė kenė po atė fund.

("Albania" ,viti VIII,1904, nr. 8, f. 160-163)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 16-01-13 nė 18:19
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė