
Shkruan
Burim Ramadani
18-01-2013
Ulėsja nė OKB ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme. Njėsoj sikurse funksionalizimi i shtetit tė Kosovės. Tė dy qėllimet janė tė njėjtėsuara. Nuk shkojnė kundėr njėri-tjetrit. Kosova duhet tė arrijė anėtarėsimin e plotė nė OKB dhe, nė tė njėjtėn kohė, duhet tė zhvillojė funksionalizimin e saj pėrbrenda.
Pse na duhet OKB-ja? Ėshtė e qartė se Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB) paraqet njė ombrellė tė shteteve nė mbarė botėn. Kjo Organizatė ėshtė automatikisht njė ombrellė e rėndėsishme pėr Kosovėn, duke pasur parasysh se shteti ynė ende nuk ėshtė njohur nga tė gjitha shtetet veē e veē. Pėrgjegjėsitė dhe obligimet qė merr Kosova me anėtarėsimin nė OKB nuk janė tė vogla. Thjesht, ulėsja aty do tė ketė koston e vet financiare. Pėrafėrsisht sikurse ka koston financiare edhe anėtarėsimi nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Por, kjo kosto ėshtė tejet simbolike nė krahasim me atė qė Kosova pėrfiton nga ulėsja aty.
Rėndėsia pėr anėtarėsimin e Kosovės nė OKB ka tri elemente tepėr tė veēanta. Sė pari, me anėtarėsimin e Kosovės nė kėtė organizatė botėrore largohen pėrgjithmonė dilemat e jashtme nėse shteti i Kosovės duhet tė ekzistojė apo jo. Kjo nėnkupton se tė gjitha shtetet anėtare tė OKB-sė do tė pranojnė shtetėsinė e Kosovės dhe janė tė obliguara qė nė njė formė apo tjetėr tė bashkėpunojnė me ne.
Sė dyti, anėtarėsimi nė OKB nėnkupton faktin se Rusia nuk do tė pėrdorė veton e saj kundėr Kosovės. Pra, nė formė tė qartė do tė kemi zbutjen e pozicionit tė ashpėr tė Rusisė kundėr shtetit tė Kosovės. Kjo automatikisht do tė ndikonte nė pozicionin abstenues tė Kinės, e cila pas kėsaj do tė mund tė lėvizte drejt raporteve diplomatike tė ndėrsjella me Kosovėn. Mund tė thuhet se njė hap i tillė do tė kishte ndikim nė pėrmirėsimin e pozitės sė Kosovės nė atė pjesė tė botės, duke u fokusuar kryesisht nė mundėsitė e rritjes sė marrėdhėnieve ekonomike tė cilat kanė kapluar tregun e rajonit dhe mė gjerė.
Sė treti, anėtarėsimi nė OKB do tė nėnkuptojė njė pozicion tjetėr (tė ri!) tė Serbisė nė raport me Kosovėn. Serbia edhe mund tė mos njohė formalisht Republikėn e Kosovės, por heqja dorė nga kundėrshtimi qė Kosova tė jetė nė OKB do tė mundėsonte njė komunikim normal mes dy vendeve (edhe pse pa njohje formale!).
Kjo detyron Serbinė qė tė gjejė zgjidhje juridike dhe politike me Kushtetutėn e vet, e cila e pėrcakton Kosovėn si pjesė tė territorit tė saj. Duhet thėnė qartė se Kushtetuta e tashme e Serbisė nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė ndikim praktik dhe legal mbi Kosovėn. Ajo ndikon vetėm nė raportet mes Kosovės dhe Serbisė, duke bėrė agjendėn politike tė Beogradit tė varur edhe nga provizionet kushtetutuese tė saj. Normalisht se ndryshimi i Kushtetutės serbe ėshė i domosdoshėm pėr tė arritur nivelin e kėnaqshėm tė marrėdhėnieve mes dy shteteve, por kjo mund tė arrihet me kohė. Thjesht, tash pėr tash, nuk mund tė jetė njė akt apo operacion. Duhet tė jetė proces i brendshėm i Serbisė dhe i lidhur direkt me integrimet evropiane tė tyre.
Por, dilemat qė po ngriten kėto ditė nė opinion (besa, jo vetėm ditė, por edhe muaj e vite me radhė!) kanė tė bėjnė me mundėsinė qė Kosova ti japė diēka Serbisė nė kėmbim me ulėsen nė OKB. Kjo tashmė u tha edhe si kėrkesė publike e kryeministrit tė Serbisė. Mė jep diēka qė tė jap diēka tjetėr! Kjo ėshtė logjika e politikės sė Serbisė. Tė gjithėve na kujtohet se si Serbia ka pasur plane krejt tė tjera pėr Kosovėn. Ka pasur edhe pėrpjekje pėr realizimin e planit tė saj. Pėrpjekje kjo qė ka ushtruar dhunė, luftė, vrasje, masakra, dhunime, spastrim etnik, tentin-gjenocid e ēka jo. Plani i Serbisė dhe tentimi pėr tė realizuar atė plan nė tė gjitha format ka nxitur botėn demokratike tė reagojė. Dhe, ai reagim kulmoi me largimin e forcave ushtarake, para-ushtarake, policore dhe administratės sė Serbisė, si rezultat i bombardimeve 78 ditėshe nga NATO-ja e udhėhequr nga SHBA-tė.
Tashmė, Kosova i ka tė gjitha argmumentet politike, juridike dhe humane pėr tė ruajtur dhe pėr tė zhvilluar pozicionin e vet. Kushtetuta e Kosovės ka absorbuar provizionet e Planit tė Ahtisaarit, qė paraqet njė shtet me pushtet-ndarje (konsociacionalizėm), si mėnyra mė demokratike pėr tejkalimin e pėrēarjeve midis etnive, kryesisht komunitetit shqiptar dhe komunitetit serb. Kosova nuk ka asnjė nevojė qė tė lėshojė pe nė dėm tė funksionalitetit tė vet tė brendshėm. Edhe ky proces i dialogut qė po ndodh nė Bruksel nuk ka dhe nuk mund tė dėmtojė aranzhmanet e brendshme tė sistemit politik dhe juridik tė Kosovės. Thjesht, nga ky proces i dialogut nuk duhet tė ketė ndryshime Kushtetuese. Kosova zhvillon funksionalitetin e vet nė bazė tė pėrkushtimeve dhe vendosmėrisė qė ka pėr tė respektuar me kompetenca shtesė autonominė lokale, qė realisht paraqet njė autonomi joterritoriale tė njė komuniteti tė caktuar.
Sa u pėrket komunave nė veri tė Kosovės, e tėra qė duhet tė ndodhė ėshtė largimi i strukturave ilegale tė Serbisė dhe ato tė zėvendėsohen fuqishėm nga institucionet e shtetit tė Kosovės. Gjyqėsia, policia dhe unikaliteti i doganave nuk mund tė jenė pjesė e kompromiseve. Tek e fundit, kėto janė ndėr elementet kryesore qė mundėsojnė funksionalitetin e shtetit tė Kosovės. Zinxhir tjetėr komandues apo ndryshime kushtetuese nė kėto fusha nėnkuptojnė ndėrrim tė sistemit politik dhe juridik tė Kosovės, prandaj nuk ka asnjė argument dhe garancė tė vetme se kjo do tė funksionalizonte shtetin. Pėrkundrazi, kjo do tė mund tė brishtėsojė shtetin e Kosovės edhe mė shumė.
Thėnė shkurt, Kosova do tė arrijė tė dy qėllimet e veta: ulėsen nė OKB dhe funksionalitetin e shtetit. Asnjėra nuk ėshtė nė dorėn e politikės sė Serbisė, e cila ėshtė tepėr e njohur pėr tė gjithė ne. Tė dy qėllimet varen nga pėrgatitjet dhe pėrkushtimi i institucioneve tė Kosovės. Thjesht, Kosovėn e ka nė dorė dhe pėrgjegjėsi vetėm Kosova. Askush tjetėr.
Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri