Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-13, 12:37   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Angry U vranė pėr tė dytėn herė

U VRANĖ PĖR SĖ DYTI HERĖ, E U TRADHĖTUAN PĖR TĖ SATĖN HERĖ…

Lajmi i keq, por qė pritej mori dhenė dhe u bė realitet. Dridhen nga tėrmetet Manastiri, Ohri, Prespa, Krusheva, Shtipi, Vellandova.... Po cilit shqiptar i kėrsiti nga ky lajm ?

U hoq lapidari i dėshmorėve tė UĒPMBsė. U vranė dėshmorėt e lirisė pėr sė dyti herė. Njė herė nga soldateska e Millosheviqit, e tani sė dyti herė nga soldateska e Daciqit. Bashkėdialoguesit tė Hashim Thaēit. Nė prani tė shumė forcave policore, tė cilėt manifestonin forcėn dhe fuqinė e kahershme u realizua ajo qė paralajmėrohej. Zaten edhe pritej, kjo. Pse ēka pritėm ne ? U harrua Marrėveshja e Konēulit, u vra Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) nė pabesi, u burgosėn dhe u rrahėn shqiptarėt nga xhandarmėria serbe, iu shqiptuan dėnime drakonike, e tani vallė do tė prisnim qė serbėt tė vinin tė na vendosnin kurora me lule ? Jo.

E politikanėt shqiptarė tė tenderokracisė, gjetiu ku i kemi, pėrsėri kuietizėm, heshtje (deri nė kėto momente qė po shkruaj) pėrveē Pandeli Majkos, politikanit mė tė arsyeshėm dhe mė proshqiptar nė Shqipėrinė londineze. Por, ata qė iu kėrcėnuan Serbisė, heshtėn dhe ende po heshtin. Heshtje qė tė vret dhe tė plas zemrėn, jo vetėm mua po secilit shqiptar, gjerisa imazhi i vendosjes sė thesit lapidarit tė lirisė nė praninė e shumė forcave policore qė demonstronin dhe na tregonin muskujt, na nxorri lotėt.
Kjo flet qė shqiptarėt, tė interesuar pėr ballo, spektakle dhe mbrėmje gazmore, pėr dehje nė pakufi dhe pėr ēoroditje, pėr asgjėizėm dhe pėr dhėnie rėndėsi gjėrave tė parėndėsishme, u vonuan si kaherė. U vonuan ngase nxituan. Pse a nuk ėshtė ashtu a ? U kėrcėnuan Daciqi dhe soldateska serbe qė tė mos hjekin lapidarin, e ai u hoq. Edhe atė pa iu trembur syri. Shqiptarėt nė gjum. Derisa po flinin, pėrpos atyre qė u gjendėn nė raritet, e qė shkonin pėr tė bėrė namazin e lutjeve tė mėngjesit. Po edhe atė nuk e bėnėn dot, ngase nuk u lejuan.

E Delta (BARDHYL OSMANI ME SHOKĖ) na u vranė pėr sė dyti herė, ndėrsa na u tradhėtuan pėr tė satėn herė me radhė. Jo rastėsisht studiuesi Hysamedin Ferraj nė librin e tij mė tė fundit shprehet se shqiptarėt duhet tė dalin nga gėzhoja e tė qenunit popullatė, e tė bėhen popull e komb. Por, dėshmuam se ende jemi rob tė tė qenunit popullatė, edhe pse politikanėt qė na udhėheqin na shohin sikur tė jemi komb i madh si kinezėt.

Me tė drejtė shpreha pezmin tim me njė fjalė qė besoj se do tė pėrdoret si proverb « Shqiptarėt, janė tė vetmit nė botė qė ngulin pėrmendore qė tė tjerėt t`ua shkulin ato, e ne tė jemi vrojtues ».

E lapidari nuk ėshtė mė. Na u hoq edhe ajo pak krenari qė kishim, qė na pat mbetur, e qė tani nuk ka asgjė. E vetmja krenari e shqiptarėve tė harruar tė asaj ane. Me shumė parti e partiēka, thuaja se jemi kombi mė numeroz nė planet. U hoq edhe ajo pak pjesė e Shqipėrisė qė ishte. U hoq edhe Shqipėria edhe Kosova, edhe tėrė shqiptarėt. Mbeti vetėm vrraga dhe plaga qė po na dhemb dhe po na bėn tė vdesim nga dėnesja prej lotėve. Pse e sollėm punėn deri kėtu ? Vallė a nuk dinin prijėsit tanė, qė nė diplomaci, ambiciet duhet tė jenė tė limituara dhe tė justifikueshme. Qė duhet shtrirė kėmbėt sa e kemi jorganin. Qė jorgan nuk kemi fare, e kėmbėt i kemi shumė tė gjata. E gjuhėt e politikanėve edhe mė tė gjata, si kameleoni qė e ka gjuhėn 1.5 herė mė tė gjatė se trupi.

Pse kjo felonori (pabesi) ndaj dėshmorėve ? Cilit komb, popull, popullate apo fisi nė botė i hiqet lapidari, e kėsisoj krenaria ? Vetėm neve. Po pse, ngase udhėheqemi nga kolltugofagėt e Fan Nolit, Palaēot e dheut tė Faik Konicės, rrugaēėt, sallahanat, vagabondėt, shakllabanat e Gjergj Fishtės. Ndėrsa kryefajkonja serbe Ivica Daciq (sqarim, fajkonj janė njerėzit qė duan luftėn), atė ēka e pėshtyu nuk e lėpiu. E ne pėrjetuam nebulozėn dhe flagjelacionin e radhės (vetkamxhikimin), por zemrat tona pėrjetuan edhe PIKANĖN (torturėn elektrike) edhe FALLANGĖN (torturėn kamxhikuese).

E ardhmja jonė e hapur, por e pa perspektivė nuk dihet se ēka do tė na sjell ? Po e sotmja, na solli zhgėnjim, pezm, nėnshtrim, humbje, nėpėrkėmbje, zvetėnim, poshtėrim…… tė kėqia, pikėrisht pasi u ngazėllyem me 100 vjetorin e (pa)varėsisė sė territoreve shqiptare nėn pushtimin e huaj dhe nėn pushtimin e tenderokratėve barkėmėdhenj.

Nata ėshtė dita jonė. Do tė thoshte Rexhep Qosja. Po, une do tė thoja pak mė ndryshe. Lėre qė s`kemi ditė, por edhe nata mė nuk ėshtė e jona. Edhe atė pak natė qė e kishim na e vodhėn tė tjerėt.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante