Xhandarmėria serbe e hoqi lapidarin e UĒPMB-sė
Forca tė mėdha speciale tė xhandarmerisė serbe sot nė orėn 7.00 tė mėngjesit kanė larguar lapidarin e dėshmorėve tė UĒPMB-sė tė vendosur nė qendėr tė Preshevės.
Pėr realizimin e kėtij operacioni ishin angazhuar forca tė mėdha policore serbe.
Nga ish tregu i vjetėr e deri tek rruga qė shpie deri tek qendra, nė rrugėn Ramiz Sadiku nga rruga e fshatit Rahovicė deri tek qendra dhe ajo qė shpie rrugės pėr Gjilan, tė gjitha rrugėt kanė qenė tė bllokuara nga mijėra forca speciale, transmeton Presheva.com.
Xhandarmėria e largoi dhe mori me vete lapidarin duke e dėrguar nė lokacion tė panjohur dhe pastaj u largua nga qendra e Preshevės.
Lidhur me heqjen e lapidarit ėshtė prononcuar edhe kryeminsitri serb Ivica Dacic, i cili ka thėnė se "pjesėtarėt e xhandarmerisė serbe kanė larguar vendosjen ilegale tė pėrmendores nė Preshevė.
"Aksioni ėshtė kryer pa asnjė incident dhe pa pėrdorim tė forcės, ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Dacic.
Kryeministri dhe ministri i punėve tė brendshme ka deklaruar se pas skadimit tė afateve ligjore, me urdhėr tė ministrisė sė drejtėsisė, pjesėtarėt e xhandarmerisė serbe kanė larguar pėrmendoren ilegale tė vendosur nė Preshevė.
"Serbia ka treguar mjaft durim, mirėpo i ka dėrguar edhe mesazh tė qartė se ligji duhet tė respektohet dhe askush nuk ėshtė mė i fuqishėm se shteti", ka thėnė Dacic. /Telegrafi/
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=nzLXjMfV-j4