
Nepotizėm edhe nė Policinė e Kosovės Nepotizmi nė institucionet publike ėshtė bėrė dukuri shqetėsuese pėr qytetarėt. Nė Policinė e Kosovės vitin e kaluar janė punėsuar 30 tė rinj nė pozitėn `Asistent administrativ`. Nė njė hulumtim tė bėrė nga RTK-ja del se shumica prej tyre janė familjarė tė pjesėtarėve tė policisė nė pozita udhėheqėse. POSTUAR 19:50 / 23.01.2013
Jehona Zhitia
Policia e Kosovės nuk jep detaje rreth emrave qė tashmė janė pozicionuar nė kėtė institucion me arsyen se:
”Zyrtarėt e pėrzgjedhur janė caktuar nė pozita tė ndryshme brenda PK-sė dhe duke marrė parasysh natyrėn e punės nuk mund tė bėhen publikė emrat e tyre, pasi kjo ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale”.
Megjithėkėtė, ata emra kanė qenė tė publikuar nė faqen e policisė pėr njė kohė tė gjatė.
Pėr tridhjetė vende pune nė pozitat e lartpėrmendura nė Policinė e Kosovės, aplikuan 2.567 kandidatė. Elizabeta Arifi Deliu nga Prishtina ka ngritur kallėzim penal nė Prokurorinė Themelore pėr anėtarėt e Komisionit Intervistues pėr Punėsim tė Shėrbyesve Civilė nė Policinė e Kosovės, nėn dyshimin pėr pėrfshirje nė vepra penale si konflikt interesi, keqpėrdorim tė pozitės zyrtare, ushtrim tė ndikimit, cenim tė tė drejtave tė punėsimit, diskriminim dhe kurdisje tė rezultateve.
Ajo thotė se ky rast e ka zhgėnjyer shumė, ngase nuk e ka pritur qė nepotizmi dhe korrupsioni tė ndodhin nė njė institucion qė bėn thirrje pėr ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Gjatė hulumtimit, RTK-ja siguroi njė dokument me emrat e tė punėsuarve. Shumica nga ta ishin fėmijė dhe familjarė tė pjesėtarėve tė policisė qė janė nė poste udhėheqėse.
Kėta janė emrat sipas burimeve tė RTK-sė:
1. F. S. (djali i kapitenit) i 16-ti nė listėn e tė pranuarve
2. B. S. (motėr e rreshteres) e 10-ta nė listėn e tė pranuarve
3. M. M. (vajza e pjesėtarit tė Task Forcės) e 12-ta nė listėn e tė pranuarve
4. F. K. (e afėrt e nėnkolonelit) e 6-ta nė listėn e tė pranuarve
5. A. O. (vajza e policit) e 8-ta nė listėn e tė pranuarve
6. A. G. (e afėrt e ish-ministrit) e 23-ta nė listėn e tė pranuarve
7. A. G. (djali i rreshterit) i 22-ti nė listėn e tė pranuarve
8. V. P. e 19-ta nė listėn e tė pranuarve
9. H. K. (gruaja e kapitenit) e 5-ta nė listėn e tė pranuarve
10. P. B. (djali i anėtarit tė komisionit) i 9-ti nė listėn e tė pranuarve
Nėn dyshimin pėr parregullsi gjatė pranimit tė tridhjetė asistentėve administrativė nė Policinė e Kosovės, po zhvillohen hetime edhe nga Inspektorati Policor si organ mbikėqyrės i policisė.
Jetullah Aliu, drejtor i hetimeve nė IPK, thotė se nėse pėrfundimi i hetimeve tregon se ka pasur shkelje, Inspektorati do tė marrė tė gjitha masat ndajė zyrtarėve policorė, duke mos lejuar nė asnjė mėnyrė qė tė dėmtohet imazhi i policisė si njėri nga institucionet mė tė besueshme nė vend pėr mbrojtjen e rendit.
mos i koft per kob RTKes ky lajm per her te par qe ka dhan lajm tė pa cenzuruar nga qeverija