Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-13, 21:07   #101
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

E dashura Pranverė,

…, dhe, e dinte, e ndjente.., e krejt tjetėr gjė ishte se ai nuk ia thonte. Ajo nė kontinuitet vazhdonte blerjen e mendimit tė tij me sy. Ai, si gjithėherė ishte i zėnė o nė peshkim a pikturė, o nė shkrime dore a duke qarė drurė; e si do e kishte ajo atė mundėsi t`ia blente ndonjė mendim, hė?!

Si nė tė shkarė ia kishte pėrkujtuar pėrgjatė shetisė e takimeve meso-vjeshte te Bulevardi se, ėshtė njė Specie e vecantė ndėr njerėz qė provohen nė jetė me ekstra supergoditje. Ajo Specie shpeshherė nuk ishte e vetėdijshme se c`rezistencė nukleare kundėrgoditėse posedonte nė brendinė e saj, gjegjėsisht nė shpirtė, pėrderisa ai nuk ia kishte pėrkujtuar Pusinė qė po ia pregadiste Dimri.

Dhe, pikėrisht para se tė lėshonte rrėnjė pėrjetimi ogurzi i acarit tė Janarit, para tij (parakohshėm) kishte zbritur Rrezja e zhdėrvjelltė, e shkathtė, pra ajo e besimit nga Zona e Diellit. Ajo Rreze ishte e fuqishme, e shpejtė, dhe e rrufeshme. Asnjė tė vetmen herė nuk mund t`a hetoje se nga c`drejtim ajo po arrinte tė depėrtonte pėrtej palce, mbi qati, ndėr flokė, mbi duar, parasyve, ndėr damarė qelizor flente ajo prore e zgjuar, madje edhe kur ti-ikje nė gjumė ajo po shndriste nė gjendje mobile mbi tėnden kokė,..!

Anise herėt, kėsaj Rrezeje kishte filluar t`i besonte edhe Pranvera, tashmė e tretur por e cytur nė zgjim me ngazėllim. Pėrderisa po shėnoja kėto rreshta ndėr mend mė shkonin ca nga cmenduritė e zakonta njerzore. Thoja, sa budalla ėshtė kjo botė e rėndomtė, si u beson kalendarėve gjeneaologjik, viteve, shekujve tė numruar nė gishta; duke harruar fare se c`kishte n`gjarė nė periudhat e milionėshit tė kaluar. Thoja sa e cekėt ėshtė kjo botė, c`mizerie zihen nė tė,.. mėkat!

Kėshtu dikur moti gjurmėve tė jetės i ishte kthyer miku i saj i moqėm tashmė kandidat serioz pėr t`ia recituar Poemėn e pėrjetuar nė mėrgim. Pikėrisht kėshtu ishte atakuar nė ballė, nė sfond, nė dhimbje, me dhimbje nė rrenjet e veta i vetmuar, pa aske afėr, me supergoditjet e jetės, padrejtėsive, anomalive diskrepante tė botės sė "civilizuar", coroditjeve blasfemike, anemisė sė heshtur nė njerėz..!

Pėrgjigjja e saj ishte e prerė! Tashmė ajo e dinte se Rrezja ishte bėrė pjesė e pandashme e udhėtimit tė saj. Kėshtu kishte arritur t`a shpartallonte Pusinė e dimrit, t`a mbillte kėtė farė shprese e besimi mu nė dimėr (pėr cudi), t`a priste Pranverėn buzėqeshur; e dinte ai se kthim prapa nuk kishte, por e dinte edhe ajo se pėr c`synim po e prisnin ardhjen e Pranverės.

Ajo akoma nuk po arrinte t`a kuptonte nė tėrėsi dimensionin e ndikimit tė tij tė vendosur, sic ishte i jashtėzakonshėm sipas saj, i pamėshirshėm nė momente, i pandėgjueshėm, rrebel.., por edhe i dashur! Kėto veti e bėnin tė qeshej edhe atėherė kur besonte se duhej qarė. Pra, kėso Specie nė vete, zakonisht takohen dhe bashkėjetojnė pėrgjatė jetės. Aq u bėnte se c`kishte ngjarė dikur, rėndėsi pėr ta kishte pėrqafimi i tė ardhmes, nė Vecanti pritja e Pranverave. Ai ishte vėrtetė fare i `cmendur`, lėre qė nuk do e lente tė vėnitej as nė Dimėr, madje ai donte t`a markiste e t`a merte me vete. I tillė ishte ai, po si t`a lente duftin e Mimozės pa e nuhatur nė Pranverė thellė, pa e futur nė Vazon unazore? Ceshtja ishte kjo! Pra, bėhu gadi!

Ku ta gjej sante nje mik e ti rrėfehem? Se c`ndjej, se c`kėngė do i kėndoj, se c`dhuratė do i ofroj pėrvecse kėsaj Pende e kėtij gjethi tė gėdhendur nė lėgurė tė argjendtė?

Pranverė? Eja me Pranverėn! Tė pres nė gjiun tim Verė, pėrherė!
  Pėrgjigju Me Kuotė