Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Urime 13 Vjetori i PDK-se :biggrin:
Pas 13 vjetėsh, kthehen nė tė djathtė
Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ėshtė themeluar me 10 tetor tė vitit 1999, ndėrsa tek pas 13 vjetėsh ka gjetur momentin qė nė Konventėn e gjashtė tė saj tė profilizohet nė parti tė djathtė. Ndonėse, sipas zėdhėnėsit tė PDK-sė, Blerand Stavileci, nuk ėshtė me rendėsi koha se kur profilizohet njė parti, por mė e rėndėsishme ėshtė zbatimi i programit tė saj djathtist.
Kurse, sekretari organizativ i LDK-sė, Ismet Beqiri, nuk ia ka dronė PDK-sė, se kjo e fundit mund ta marrė primatin e tė djathtės, ngase, sipas tij, PDK tek pas 13 vjetėsh e ka vėrejtur qė nuk ecet mė tutje tė jesh i majtė. Madje, sipas tij, PDK-ja u kthye nė tė djathtė tek pasi internacionalja socialiste nuk e pranoi nė gjirin e saj.
Analistėt politikė, ndėrkaq e konsiderojnė normale kėtė lėvizje djathtas tė PDK-sė, pasi qė zyrtarėt e saj pėr 13 vjet, sipas tyre, janė transformuar dhe pasuruar.
Zėdhėnėsi i PDK-sė, Stavileci, ka thėnė se pozicionimi nuk ėshtė vetėm nė mėnyrėn deklarative, por dėshmi me fakte. Besoj se deri mė sot nė Kosovė askush nuk e ka dėshmuar mė shumė sesa PDK njė orientim tė tillė, andaj besoj se nuk ėshtė e rėndėsishme se sa vite kanė kaluar pėr ta dėshmuar kėtė, ka thėnė ai.
Ky program, sipas Stavilecit, ėshtė zbatuar me gjitha pikat programore, sidomos nė planin ekonomik. Edhe me vulėn e kėsaj Konvente, PDK ėshtė e profilizuar si parti e qendrės sė djathtė me statut tė ri, tė mbėshtetur nga tėrėsia absolute e delegatėve, tha zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci.
Ndėrkaq, Ismet Beqiri ka thėnė sa i pėrket djathtizmit, PDK gjithmonė e merr vesh shumė vonė. Madje siē shprehet ai, duhet tė kalojnė 13 vjet qė ata ta kuptojnė qė e djathta ka vlerė dhe ėshtė nė tė mirėn e vendit.
Gjithsesi kėta janė shumė mbrapa LDK-sė. Lidershipi i PDK-sė nuk e ka mundėsinė tė jetė afėr LDK-sė, sepse ka shumė elemente qė na largojnė se sa qė na ofrojnė me ta. Pra nuk bėhesh i djathtė veē me fjalė aq mė tepėr kur ata deri dje kanė qenė mė tė gjitha elementet dhe sjelljet tė majtė, ka thėnė Beqiri.
Pėr analistin Fadil Lepaja, ėshtė normal ky transformim. Zyrtarėt e PDK-sė, sipas tij, nė fillim ishin tė varfėr dhe ishin majtistė, ndėrsa tash janė pasuruar dhe se pasuria, siē tha ai, ua dikton djathtizmin.
Kjo parti, nė rrethana tė reja bie ndesh me vetė emrin e vet, sepse ajo ėshtė njė organizatė e cila me demokracinė ėshtė larg, dhe e kanė njė udhėheqje autoritare ku anėtarėsia ėshtė veē ekzekutuese e thjeshtė e vullnetit tė njė grupi tė vogėl, ka thėnė Lepaja. Disiplina, sipas tij, ėshtė e rregulluar me punėsime nė vende pune ku avancimi dhe paga varen drejtpėrdrejt prej tė qenit pjesė e strukturės.
Njė grup i vogėl oligarkėsh i kontrollon krejt levat e shtetit, dikur joformalisht e sot edhe formalisht. Disiplina ėshtė e kushtėzuar me tė qenit pjesė e ish-aparatit informativ i cili tash edhe zyrtarisht e ka futur ndėr kontroll kėtė parti dhe disa parti tjera me tė cilat bashkėqeverisin, shprehet Lepaja.
Ndėrkaq, analistit tjetėr, Avni Zogiani, thotė se nuk ka nevojė pėr ideologji, nė rast se partia thjesht shėrben si njė ndėrmarrje e madhe biznesi pėr ata qė janė pjesė e saj dhe pėr ata qė paguajnė ardhjen nė pushtet tė saj.
Unė nuk e kam parė asnjėherė PDK-nė si tė majtė. Madje nuk e kam parė as si tė djathtė. Sa kohė qė ka pasur pushtet, ka qenė e kapur nga grupe private tė interesit. Natyrisht qė po nuk qeverise me program, ti mund tė pretendosh ēfarėdo ideologjie, sepse ėshtė e pamundur tė matesh, tė analizohesh. Mentaliteti politik i PDK-sė, dhe partive shqiptare pėrgjithėsisht, konsiston nė atė se bėhen siē i kėrkon koha dhe momenti, siē iu kėrkojnė padronėt e tyre financiarė, ka thėnė Zogiani.
PDK u formua nga LPK dhe UĒK
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ėshtė njė parti politike e formuar pas mbarimit tė luftės nė vitin 1999 nga udhėheqės tė UĒK-sė, shumica e tė cilėve deri asokohe ishin aktivistė dhe udhėheqės tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK).
Nė fillim partia kishte emrin Partia pėr Progres Demokratik e Kosovės, por mė vonė e ndėrroi emrin nė Partia Demokratike e Kosovės. PDK-ja ėshtė trashėgimtare e strukturave politike tė UĒK-sė dhe e LPK-sė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|