Zbulohet letėrkėmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhėn

Tiranė, 31 janar - Nė jetėn e tij Fan Noli ka shkruar me mijėra letra, kartėpostale, telegrame etj. Sipas sekretares Mary Jones, Peshkop Noli ishte njė letėrshkrues i ndėrgjegjshėm. Ai harxhonte kohė dhe energji pėr letra
. Kėshtu citon nė veprėn Letėrkėmbimi i Fan Nolit studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi. Njohėsi mė i mirė i njė prej figurave mė komplekse tė historisė dhe letrave shqipe, Fan S. Nolit, Jorgaqi na sjell njė tjetėr vepėr qė hedh dritė mbi kėtė personalitet. Ėshtė njė punė shumėvjeēare qėmtuese, qė e ēoi nė mbledhjen e njė dosje tė pasur me letėrkėmbimin e Nolit. Nė kėtė vepėr, botuar nga shtėpia botuese Erik, janė paraqitur 544 letra qė Noli ua ka dėrguar dhe ka marrė nga personalitet e njohura tė kohės sė tij apo edhe tė afėrmve. Mes tyre gjejmė njė koleksion tė pasur letėrkėmbimesh me Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Lef Nosin, Asdrenin, Hil Mosin, por edhe Mbretit Ahmet Zog etj. Pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėna qė na ofron biblioteka Fan Noli, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet edhe fondi i korrespondencės, me 3 mijė letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Sipas njė dėshmie tjetėr, rezulton se fondi i letrave tė ardhura arrin nė 12 mijė letra, na informon Jorgaqi. Pėr mbledhjen e kėtyre letrave, ai thotė se janė shfrytėzuar tė gjitha burimet e mundshme, nė radhė tė parė tė brendshmet, kryesisht fondet e Arkivit Qendror tė Shtetit, por edhe ish-arkivi i PPSH, arkivi i Institutit tė Historisė, ai i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, nga muzeumet e vendit etj. Sipas Jorgaqit, pjesa mė e madhe e letrave janė kopjuar nga tekstet origjinale, tė tjera nga tekstet e botuara, ndėrsa disa syresh janė shqipėruar nga anglishtja, frėngjishtja apo gjuha greke. Pėr ti qėndruar sa mė besnik origjinalit, letrat janė sjellė me drejtshkrimin e kohės kur u shkruan, me ndryshime fare tė vogla, transmeton Panorama
Letrat
Mes 544 letrave tė sjella nė Letėrkėmbimin e Nolit, janė edhe rreth 30 syresh qė ai i ka dėrguar Enver Hoxhės, por edhe krerėve tė tjerė komunistė. Siē na bėn me dije qėmtonjėsi i letrave tė Fan Nolit, letėrkėmbimi i tij shtrihet nė njė periudhė kohore afro 60-vjeēare (1906-1965), tė cilat jo vetėm hedhin dritė mbi figurėn e tij, por edhe mbi momentet historike qė po kalonte vendi, nė kohėn kur ato u shkruan. Nė qoftė se letrat, po tė shpreheshim figurativisht, kthehen nė pasqyrė tė atij qė i shkruan, atėherė dhe letėrkėmbimi i Nolit ėshtė pasqyrė e personalitetit tė tij. Njė pasqyrė besnike, ku ai zbulon veten nė rrafsh diakronik dhe sinkronik, ashtu siē ka qenė nė tė vėrtetė, pa u fshehur dhe pa u zbuluar. Nga kėto letra, edhe pse tė shpėrndara nėpėr vite dhe tė ndėrkallura nė tri epoka, sėshtė e vėshtirė tė hiqet njė rezultante e qartė. Rezultantja e natyrės dhe e karakterit tė tij, e temperamentit dhe vetive psikologjike, po akoma mė shumė ajo e njeriut tė mendimit e tė veprimit, e fenomenit qė ai pėrfaqėson nė botėn shqiptare, thotė Jorgaqi. Dhe nė tė vėrtetė, mes kėtyre letėrkėmbimesh gjen Nolin antizogist, por edhe Nolin qė i shkruan Mbretit Zog pėr njė lidhje pensioni apo ndihmė pėr tė vazhduar studimet pėr muzikė; gjen hedhje-pritjet me Konicėn, por edhe plotėsuesin e amanetit tė kėtij tė fundit. Gjejmė njė Noli qė pėrkrah Frontin Demokratik nė vitin 1945 nė Shqipėri, qė i mbėshtet nė zgjedhje, madje dhe nė politikat e vėllazėrisė me Jugosllavinė. Nga letėrkėmbimi qė ka me Enver Hoxhėn, shohim njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, njohjen e shtetit shqiptar. Shohim qė Noli ia lejon vetes ti japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, ēnjerėz duhet tė dėrgojė si ndėrmjetės (rasti kėtu i letėr-ankesės pėr Tuk Jakovėn, tė cilin Noli e quan njė barbar dhe kėrcu tė pagdhendur).