Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-13, 22:01   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Urime Hashim!









Publikuar: 28.02.2013 - 20:01

Kryeministri kosovar e ka lumturuar tėrė Kosovėn, madje edhe miqtė amerikanė dhe evropianė!? Ai ka marrė Ēmimin e Sun Moon University, universitetit kishtar (evangjelist) tė themeluar nga magnati kontrovers, qė veten e vlerėsonte tė jetė “Mesia”!? I dėnuar nė Amerikė pėr fshehje taksash dhe konspiracion, Moon ishte dekoruar edhe nga Koreja Veriore!!!
Urime pėr ēmimin “Doctor Honoris Causa” kryeministėr!

Po tė vinte lajmi nė Prishtinė se kryeministri i Kosovės ėshtė laureuar me ēmimin “Doctor Honoris Causa” nė Harvard ose Columbia University, ose nė Cambridge a Yale, sigurisht se kosovarėt do tė ndiheshin krenarė dhe do tė kishin arsye pėr tė festuar.

Po ashtu, po tė kishte vetėm pak dinjitet nė vendin nė tė cilin Hashim Thaēi ėshtė kryeministėr, ai do tė merrte sigurisht duartrokitje, sepse ēmimi “Doctor Honoris Causa” u jepet personaliteteve tė ndryshme pėr veprimtari humane, qė kanė arritur tė zbusin varfėrinė dhe ta zvogėlojnė dhunėn, tė rrisin mirėqenien dhe demokracinė, tė luftojnė pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė civile...

Sidoqoftė, do tė ishte ky njė lajm i mirė pėr Kosovėn madje dhe njė nder pėr qytetarėt e saj, sikur nė vendin e origjinės sė laureatit tė mos ndodhte njė degjenerim total i pushtetit deri nė pėrmasat e dhunės shtetėrore…

Por jo, faktet janė tė zymta, kryeministri i Kosovės ka marrė njė ēmim nga njė universitet privat qė lidhet me emrin e njė njeriu kontrovers. Sun Moon University ėshtė njė universitet i periferisė sė Seulit, Cheonan, nė Korenė e Jugut (dhe jo i Seulit, qysh u raportua nė mediat e Prishtinės) i lidhur me Kishėn e Bashkuar Evangjeliste tė themeluar nga vetė Sun Moon.

Pra kjo shkollė ėshtė pronė e njė njeriu konspirativ nėn imazhin e njė antikomunisti, magnatit medial Sun Moon, i dėnuar nė SHBA nė vitin 1982, pėr paraqitje tė rreme para organeve federale tė tatimit mbi tė ardhurat dhe hiē mė pak se pėr komplot!?

Dėnimi i tij u konfirmua nė apel nė njė vendim tė ndarė.

Moonit i ishte dhėnė njė dėnim 18 muajsh dhe njė gjobė prej 15.000 $. Ai shėrbeu 13 muaj tė dėnimit nė Institucionin Federal Korrektues, Danbury, para se tė lirohej pėr sjellje tė mirė!

Sipas tė dhėnave “Sun Moon University” ėshtė pjesė e njė konglomerati tė dyshimtė.

Motoja e kėtij universiteti ėshtė “Dashuria pėr Zotin, njerėzit dhe kombin”, qė dėshmon se ėshtė njė shkollė kryesisht e lidhur me “fenė e re” tė Sun Moonit, qė llogaritet t’i ketė 5-7 milionė ndjekės nėpėr botė.

Sė paku, sipas “The Washington Post” tė datės 16 shtator 2008, Moon akuzohet se kishte tradhtuar pasuesit e tij, duke abuzuar me qėllimet e larta tė kishės dhe duke e kthyer lėvizjen e tij nė njė makinė tė madhe tė parasė, pėrmes zhvatjes.

"Deri nė fund tė vitit 1975, aktiviteti kryesor i kishės ishte mbledhja e parave, pėr tė blerė shumė pasuri tė patundshme nė Kore dhe Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e shumė bizneseve", ka thėnė Soejima, njė anėtar i Kishės sė Unifikuar Evangjeliste nė Japoni, i cili e kishte denoncuar Moonin se nė emėr tė kėsaj kishe nga Japonia nė SHBA ishin transferuar 800 milionė US$.

“Moon nuk ėshtė duke punuar pėr botėn, por pėr vete", ka thėnė ai.

Pas kėsaj deklarate, Soejima ishte sulmuar me thika nė Japoni dhe mezi kishte shpėtuar.

Soejima ishte pushuar nga Moon pėr shkak tė njė mosmarrėveshjeje mbi pavarėsinė editoriale, si redaktor i “Sekai Nippo”.

Rreth 100 njerėz - duke pėrfshirė rreth 30 karateistė - kishin zbarkuar nė zyrėn e gazetės. Ata ishin tė udhėhequr nga anėtarėt e Shekyo Rengo, njė grup politik antikomunist tė lidhur me kishėn e Moonit. Sipas Soejimas, ata pėrmbysėn tavolinat, vodhėn dokumentet dhe rrahėn disa prej tė punėsuarve.

Po kush ishte Moon?

Sun Myung Moon ėshtė lindur me 1920, nė provincėn e Pjonjangut nė Korenė e Veriut. Ai vdiq mė 2012 nė moshėn 92 vjeēe.

Sun Moon ka themeluar Kishėn e Bashkuar Evangjeliste nė Korenė e Jugut nė vitin 1954, e cila ėshtė rritur nė njė konglomerat shumėkombėsh tė biznesit, organizatave politike dhe kulturore. Me njė fjalė “kisha e Moon” ėshtė grup politik i kryesuar nga zėvendėsi i tij Pak Bo Hi, dhe ndėr tė tjera ka shpenzuar miliona dollarė nė vitet e fundit nė lobime antikomuniste nė Amerikėn Latine dhe nė Shtetet e Bashkuara.

Nė vitin 1982 u themelua “The Washington Times” nga World News Communications, njė konglomerat ndėrkombėtar medial i lidhur me Moonin, cili gjithashtu zotėron gazeta nė Korenė e Jugut, Japoni dhe Amerikėn e Jugut, si dhe agjencinė e lajmeve United Press International.

“The Washington Times” ishte gazetė e preferuar pėr presidentin Ronald Reagan.

"Tani duke krijuar ‘Washington Times’ ne arritėm sukses edhe nė gazetari. Ne tani kemi njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė Reaganin pėrmes gazetės”, kishte thėnė Moon.

Mė parė Moon kishte sponsorizuar fushatėn e presidentit Nixon.

Moon ishte arrestuar nė vitin 1946 nga zyrtarėt e Koresė sė Veriut nėn akuzat pėr spiunazh pėr Korenė e Jugut. Iu dha njė dėnim prej pesė vjetėsh nė kampin e punės Hŭngnam. Pasi mbajti 34 muaj tė dėnimit tė tij, Moon u arratis nė vitin 1950, gjatė Luftės sė Koresė, kur trupat e Kombeve tė Bashkuara avancuan nė kamp dhe rojat u larguan.

Nė vitin 1994, Moon u ftua zyrtarisht nė varrimin e Kim Il Sung, pavarėsisht mungesės sė marrėdhėnieve diplomatike midis Koresė sė Veriut dhe Koresė sė Jugut.

Nė vitin 2004, nė njė ceremoni mė 23 mars nė ndėrtesėn e Senatit, nė Washington, DC, Moon e kurorėzoi veten me atė qė ai e quajti "Princ i Paqes", nė praninė e pėrfaqėsuesve tė shumtė tė SHBA-sė. Disa ligjvėnės qė ndoqėn ceremoninė mė pas thanė se ata kishin qenė tė mashtruar sa i pėrket natyrės sė ngjarjes.

Moonit iu dha Ēmimi Kombėtar i Koresė sė Veriut pas vdekjes!?

Kosova tashti edhe vetė ėshtė e prekur nga sindroma e koreanizimit, komb i ndarė nė jugun neoliberal dhe veriun e pabindur neokomunist!

Kosova, njė vend me institucione tė kapura nga klani mafioz qė e lajketon Thaēin, e ai e pranon pėrqafimin me ta duke vallėzuar me ujq qė po i hanė dhe kockat vendit tė tyre duke i shndėrruar qytetarėt nė tė mjerė fabulativė.

Sė kėndejmi urime pėr moskokėēarjen ndaj tė mjerėve (Les Miserables) Kryeministėr!

Tė mjerėt, nuk ėshtė fjala pėr filmin e Hollywoodit, qė mori “Oscar”, por realiteti i vendit tuaj Kryeministėr!

Tė mjerėt kasta juaj i konsideron tė mundur nė luftė dhe nė paqe, prandaj ua zhvoshni lėkurat!

I kėrcėnoni, i shantazhoni dhe i rrihni jo vetėm qytetarėt, por edhe zyrtarėt, madje edhe reprezentėt e shtetit, policėt!

Urime Kryeministėr qė pas shkatėrrimit tė opozitės ua dole spastrimeve edhe nė partinė tuaj…

Kėshtu e do puna, laureohet me “Doctor Honoris Causa” kryeministri i njė vendi i cili ėshtė zhytur nė krim tė organizuar, korrupsion dhe ku nuk sundon drejtėsia, por ligji i tė fortit.

Kryeministri qė akuzohet nga opozita dhe shoqėria civile pėr afėrsi me “vėllazėrinė” qė bashkėpunon me krimin e organizuar dhe ėshtė e pėrfshirė nė korrupsion dhe shantazhim tė gjyqėsorit, laureohet nga njė universitet i njė “vėllazėrie” qė nė emėr tė “shpėtimit tė njerėzimit” zhvat miliona dhe investon edhe nė armatim!?

Pas skandalit “Grand” dhe atij rreth pasaportave biometrike, djemtė e Grabovcit terrorizojnė reprezentin e shtetit, kurse incizimet nga kamera e sigurisė i shkatėrron policia e PDK-sė, vijnė lajme pėr hajdutėri, gangsterizėm, gjithandej Kosovės; madje ndodh tė pėrfshihet edhe garanti i sigurisė sė shtetit, zyrtari i AKI-sė…

Kosova e tillė po i plotėson rrufeshėm kriteret pėr liberalizim vizash dhe integrim nė BE!

Ǒpamje brilante!!!

Gjatė javės, kur kryeministri i Kosovės mbante fjalim pėr paqe e mirėqenie globale nė Seul, (madje i mbetej zhigu qė t’ia blinte tė birit njė ‘Galaxy’) nė shtėpi, kėtu nė Kosovė, raportet e agjencive botėrore thonė se vendi i tij ėshtė i nėnti nė botė pėr nga varfėria!

Gjithandej lajme tė zymta, neveritėse...

Qė ta gėrditin jetėn!

Mė 22 shkurt, nė afėrsi tė Mensės sė Studentėve nė Prishtinė, ka pasur tė shtėna me armė.

Mė 23 shkurt, ministri i Rendit, Bajram Rexhepi, i pyetur nga gazetarėt, nuk e ka dėnuar rrahjen e policit Avni Selaci, nga djemtė e kolegut tė tij tė partisė, Adem Grabovci.

“Realisht nė ato gjėra qė u takojnė hetimeve dhe drejtėsisė nuk kam ēka tė deklarohem”, ka thėnė ai.

Mė 23 shkurt nė aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės “Adem Jashari”, nė parkingun komercial tė aeroportit pati tė shtėna me armė tė zjarrit gjatė tė cilave ishin plagosur dy veta.

Mė 24 shkurt vėllai i kryetarit tė Malishevės, Isni Kilaj, nga PDK-ja, Fatmir Kilaj, ka detyruar njė polic qė ta nxjerrė revolen dhe t’ia drejtojė nė ballė pėr ta mbrojtur kolegen e tij, Elviren. Fatmir Kilaj ishte duke vozitur veturėn zyrtare tė vėllait tė tij dhe ishte duke shkuar pėr ta marrė atė nė njė dasmė.

Kilaj pasi e ka sharė policen e ka mėsyrė edhe fizikisht. “Ti me guxu me ma shkru dėnimin, mori vegė, shurrė…”. Por ka ndėrhyrė polici Misin Krasniqi, duke e nxjerrė revolen dhe duke e arrestuar atė pėrkohėsisht.”

Nė veri sėrish shpėrthime bombash...

Nė jug mjerim, hajni e banditizėm...

Nė qendėr rri e bėn sehir, i palėkunduri “Doctor Honoris Causa”!?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė