- Sonte nė KTV mund tė ndiqni: *** 16:25 Pulsi *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima ® *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: Qenushi nė Xhepin Tim Epis 12 *** 19:00 LAJMET E MBRĖMJES *** 19:35 Sporti nė KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:15 Dokumnetar Nė Gjueti tė Simbolit tė Humbur *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...
Studentėt dhanė ēmimet Oscar pėr korrupsion

Publikuar: 02.03.2013 - 13:45Prishtinė, 2 shkurt - Tė shtunėn, me 2 mars, studentėt e Lėvizjes Studentore pėr Barazi Studim, Kritikė, Veprim, organizuan njė aksion simbolik para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės. Kjo pasi Qeveria e Kosovės sot karakterizohet me njė veēori - Korrupsionin! Kryeministri me vartėsit e tij pėr vite me radhė e ka dėshmuar se ėshtė mjeshtėr i praktikave korruptive. Ai e ka perfeksionuar kaq shumė kėtė zhanėr sa qė ne besojmė se meriton ēmimet mė tė larta ndėrkombėtare.
Pėr kėtė arsye, ne kemi pėrgatitur njė listė ēmimesh Oscar pėr mjeshtrit e aktrimit, regjisė e teknikave tė tjera, pasi qė kemi vėrejtur se kėta vėrtetė i meritojnė ato. Kėto ēmime u ndahen tė gjithė atyre qė kanė merita tė larta pėr pasurim nė kurriz tė popullit dhe instalim tė pushtetit e hajnisė:
Filmi mė i mirė/Producenti: Fitues - Kadri Veseli
Aktori mė i mirė nė rolin kryesor: Fitues - Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)
Aktorja mė e mirė nė rolin kryesor: Fituese - Mimoza Kusari-Lila, (Taksa pėr ēimenton)
Aktori mė i mirė nė rolin mbėshtetės: Fitues Blerim Shala
Aktorja mė e mirė nė rolin mbėshtetės: Fituese - Vlora Ēitaku (Punėsimi i familjarėve tė Shefit tė Shefave)
Regjia mė e mirė: Fitues - Hashim Thaēi
Filmi mė i mirė i huaj: Ēmimi ndahet nė mes tė Bechtel Enkas, - Billion Dollar Highway, dhe KEDS - Sold for Pennies
Filmi mė i mirė i shkurtėr: Fitues - Behxhet Pacolli pėr Grandin
Skenari mė i mire: Fitues Chris Dell, Hashim Thaēi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli (Pėr zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)
Skenari mė i mirė i adaptuar : Fitues - Forenzika (Konkludimi pėr rastin Dino Asanaj)
Efektet speciale mė tė mira: Ēmimi shkon pėr - Zhdukja e Xhabir Zharkut pėrmes aeroportit tė Prishtinės
Zėrimi mė i mirė: Ēmimin e merr - Adem Grabovci (Pronto Afera )
Nė Kosovė korrupsioni nuk ėshtė spontan por ėshtė i organizuar e i orkestruar.
Ky organizim shihet mė sė miri nė procesin i cili po quhet "privatizim i ndėrmarrjeve publike". Nė emėr tė privatizimit Qeveria fali dhe pritet tė falė ndėrmarrjet publike mė vitale nė vendin tonė tė cilat janė shpresa e vetme pėr punėsimin e qytetarėve tanė tani dhe nė tė ardhmen. Pėr mė tepėr, ato janė potenciali i vetėm me tė cilėn mund tė rimėkėmbet ekonomia e Kosovės.
Korrupsioni i Qeverisė nuk ndalet me kaq. Ai arrijnė nė ēdo pore tė shoqėrisė sonė. Kjo vėrehet nė ēdo ministri, agjenci, nė administratėn publike, nė ēdo Universitet e Spital nė Kosovė.
Qytetarėt e Kosovės sot jetojnė nė varfėri tė skajshme, 45 % e popullsisė jetojnė nė varfėri dhe 19% nė varfėri tė skajshme me nga 0,92 cent nė ditė. Kjo gjendje e cila po vjen drejt pėrkeqėsimit ėshtė edhe falė organizimit korruptiv e kriminal tė modelit qeverisės tė Hashim Thaēit me shokė.
Kjo vėrehet qartazi nė Universitetin e Prishtinės, tė cilėn partia nė pushtet e ka uzurpuar dhe e ka bėrė vegėl tė vetėn. UP-ja nga pushteti pėrdoret pėr plaēkitjen e studentėve dhe pėrdorimin e parasė sė tyre pėr t'i financuar fushatat elektorale.
Ne paralajmėrojmė qeveritarėt se nuk do tė lejojmė qė ky pushtet ta shesė, duke e vjedhur mė pas, pasurinė e pėrbashkėt dhe tė plaēkitė ēdo ditė e mė shumė popullin e Kosovės.
Sigurisht se nuk do te rrimė duarkryq, dhe se nėse ky trend vazhdon, reagimi popullor do tė jetė shumė i ashpėr dhe i pakompromis, pėrfundon kumtesa nga kjo lėvizje.