DESHMITE tronditėse/ Si funksiononte haremi i Gaddafi-t
Bota Sot | 04.03.2013 20:28

Njė libėr i ri tregon se si ish- diktatori i Libisė, Muammar Gaddafi, e pėrdorte seksin si armė ndaj popullit tė tij.
Libri ėshtė shkruar nga gazetarja Annick Cojean dhe mban titullin Askush nuk i dėgjoi klithmat e mia.
Gaddafi pėrzgjidhte nga populli i tij ēfarė donte, burra, gra e vajza tė reja.
Kur vizitonte shkollat, e quante veten Babushi. Nėse i vendoste dorėn mbi kokė njė vajze nė mėnyrė atėrore, ky ishte njė sinjal shumė i keq. Ajo vajzė do rrėmbehej dhe do dėrgohej nė haremin e tiranit.
Vajzat e reja pėrdhunoheshin, rriheshin dhe poshtėroheshin.
Soraya, qė nė atė kohė ishte 15 vjeē, ka treguar pėr gazetaren franceze tmerrin. Shumė shpejt ishte e qartė: diktatori e donte atė.
Ajo u mat, u peshua, bėri makijazh dhe u depilua. Kur refuzoi qė tė shkonte tek Gaddafi, e rrahėn barbarisht dhe mė pas e dėrguan nė dhomėn e tij.
Ai ishte shtrirė nė krevat. E pėrdhunoi Soraya-n dhe mė pas e flaku nė harem, njė dhomė e errėt dhe e lagėsht nė bodrumet e pallatit tė tij nė Tripoli.
Rregullisht pėrdhunonte Gaddafi vajzat e reja, madje urinonte mbi to.
Edhe Hoda ishte viktimė e tij. Ajo ishte 17 vjeē, kur u detyrua qė tė shihte diktatorin duke bėrė seks. Ti je nė radhė, i tha ai. Tre ditė mė vonė, e thirri nė dhomė. E pėrplasi nė njė dyshek, e pėrdhunoi, e kafshoi dhe e godiste.
Ish- shėrbėtori i Gaddafi-t e ka pranuar se ai bėnte tė tilla krime.
Faisal rrėfen: Ndonjėherė ishin edhe pse gra nė njė ditė. Kjo ishte e zakonshme pėr tė. Shkonin nė dhomėn e gjumit dhe bėnin ēfarė donte ai. Mė pas ai dilte jashtė dhe sillej sikur sapo kishte fshirė hundėt.
Nė shkurt tė vitit 2008, pak orė pėrpara se tė niste bisedimet e tregtisė me princin britanik, Andrew, Gaddafi me ndihmėn e viagras kishte bėrė seks me katėr gra.
Shumė femra i pėrzgjidhte nė universitetin e Tripolit.
Maxhordomi i despotit thekson: Disa femra shkonin direkt nga dhoma e gjumit e tij nė spital, aq brutal ishte treguar ai.
Nė vitin 2011, diktatori u vra. Shumė nga femrat e haremit tė tij vuajnė edhe sot.